Alsat 24.07.2020 14:27
Nga sot, përmbaruesit vazhdojnë me aktivitetet e rregullta pas skadimit të Dekretit, me të cilin parashikohej që 30 ditë pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme të vazhdojë zbatimi i plotë të Ligjit për Përmbarim. Meqë gjendja e jashtëzakonshme përfundoi më 23 qershor nga sot vazhdon zbatimi i plotë i Ligjit. Deri në mars të këtij viti, siç njoftojnë nga Banka Popullore, janë bllokuar 229,314 llogari të transaksioneve, nga të cilat 190,183 janë për persona fizik ndërsa 39.131 për kompani. Numri i përgjithshëm i depozituesve të bllokuar sipas të dhënave të publikuara është 106.723, nga të cilat 26,000 janë kompani dhe rreth 80,000 janë persona fizik.



