Author: almakos

Alsat 19.07.2020 16:00 Pavarësisht shifrave të larta të të infektuarve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë për momentin nuk planifikon shtrëngimin e masave. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një deklaratë për Alsat tha se masat restriktive mund të rikthehen në rast se mbushen kapacitetet në spitale. Për momentin ai thotë se në të gjitha spitalet e vendit ka shtretër bosh për trajtimin e pacientëve të prekur nga virusi korona. ..ne po vëzhgojmë situatën, kemi vende të lira për momentin edhe në Klinikën Infektive, spitali montazh është plotësisht bosh, ka shtretër të lirë  edhe në vetë klinikë një numër i mjaftueshëm…

Lexo më Shumë

Sot në mëngjes ka ndërruar jetë një 61-vjeçar nga Fushë Kosova, i cili ka qenë i infektuar me Covid-19. Lajmin për Klan Kosova e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit. Kjo është viktima e dytë sot, pas një 67 vjeçari nga Peja i cili ishte i prekur nga koronavirusi dhe vdiq në spitalin e këtij qyteti Ndryshe, që nga 13 marsi kur edhe u regjistruan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, janë testuar 30.567 persona në dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 Prej tyre 5.617 raste kanë rezultuar pozitive, me gjithsej 130 vdekje. Numri i të shëruarve deri më…

Lexo më Shumë

Alsat 19.07.2020 15:22 Shtrëngimi i duarve dhe përqafimet, takimet e gjata nëpër kafene, dasmat e kushtueshme janë vetëm disa nga zakonet që humbën ose ndryshuan shkaku i pandemisë, COVID 19. Sociologët vlerësojnë se shprehitë e reja, përfshirë ushqimet shtëpiake, eksplorimet e natyrës dhe prindërimi më konstruktiv do të mbeten edhe pasi pandemia të kalojë.  Zakoni i përshëndetjes që më parë bëhej përmes dhënies së dorës apo përqafimit, sot me vetëdije të plotë kryhet përmes përshëndetjes në largësi.  Pastaj një tjetër zakon që pothuajse ndryshoi në saje të kësaj situate është edhe mikpritja. Kur kemi parasysh që në shoqërinë tonë mikpritja…

Lexo më Shumë

Photo A1on Alsat 19.07.2020 15:01 Derisa vendi regjistroi numër rekord të personave të infektuar me koronavirus në bazë ditore, përveç në qytetin e  Strumicës, ahengje zbavitëse në kundërshtim me ligjin dhe protokollet shëndetësore janë organizuar edhe në Prilep. Prej pamjeve në rrjetet sociale shihet një numër i madh i qytetarëve të cilët nuk respektojnë distancën e paraparë për mbrojtje nga koronavirusi dhe nuk mbajnë maska mbrojtëse, raporton A1on. Nga Inspektorati i Tregut thonë se janë njoftuar për ngjarjen por që për derisa inspektorët janë nisur për në vendngjarje, klubi i natës është zbrazur. “Dikush i informoi se kishte raportime dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 19.07.2020 13:48 Ministri i Shëndetësisë përmes një shkrimi në Facebook ka dënuar ahengjet zbavitëse që po organizohen në kundërshtim me ligjin dhe masat për mbrojtje nga Covid-19. Filipçe kërkon nga institucionet kompetente që të hetojnë rastet dhe personat në fjalë të sanksionohen. Lexo: Qindra qytetarë në Strumicë nuk respektojnë rregullat shëndetësore, zbaviten gjatë pandemisë Shoh fotografi në rrjetet sociale prej ahengjeve dhe tubimeve në disa qytete ku nuk respektohen protokollet dhe masat për mbrojtje nga Covid-19. Kërkoj urgjentisht nga institucionet kompetente – Ministrinë e Brendshme dhe inspektoratet kompetente që të kryejnë hetime dhe të sanksionojnë këto tubime në mënyrë…

Lexo më Shumë

Photo: A1on Alsat 19.07.2020 13:30 Në Strumicë për dy ditë me radhë janë organizuar festa të mëdha në një klub nate në të cilin janë mbledhur një numër i madh i vizitorëve, të cilët siç shihet në video dhe fotografi nuk respektohen aspak protokollet shëndetësore. Edhe pse aktualisht ka ndalesë për funksionimin e klubeve të natës, në Strumicë  i njëjti klub i natës të premten dhe të shtunën ka organizuar festa, raporton A1on. Pas ahengut të parë të organizuar ditën e premte, inspektorati i tregut kishte ngritur kallëzime penale, por pavarësisht kësaj, organizimi i mbrëmjeve siç duket po vazhdon. E…

Lexo më Shumë

Alsat 19.07.2020 12:54 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se ne jemi njëri nga vendet e rralla i cili gjatë gjithë periudhës së kaluar ka protokolle për funksionim të kompanive, bizneseve, objekteve hotelierike, hotele, plazhe, pishina. “Ato protokolle bazohen në parime të qarta epidemiologjike. Mbajtja e obligueshme e maskës, mbajtja e distancës fizike është mënyra e vetme me të cilin ne do të dalim nga kjo krizë shëndetësore. Nëse i respektojmë masat parandaluese numri i të sëmurëve do të ulet”, tha Filipçe. Sipas tij, masa e vetme shtesë e cila mund të vijë parasysh në një moment, indikacion për atë…

Lexo më Shumë

Alsat 19.07.2020 12:33 Një person ka ndërruar jetë sot nga zjarri që shpërtheu në një objekt pranë disa vreshtave në Negotinë. Informacioni e konfirmoi zëdhënësi i SPB-Veles, Veroljub Dodevski. Ai tha se për momentin po kryhen inspektime në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ndoshen zjarrfikësit, policia dhe një prokuror publik. Prokuroria tashmë e ka konfirmuar se nga flakët e zjarrit ka një viktimën.

Lexo më Shumë

Alsat 19.07.2020 12:04 Policia gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, respektivisht nga ora 19.00 deri në orën 01.00 pas mesnate ka sanksionuar 7 motoçiklistë pasi të njëjtit kanë organizuar gara ilegale në territorin e Shkupit. Sipas Ministrisë së Brendshme, aksioni është realizuar nga Sektori për trafik rrugor pranë Byrosë për Siguri Publike në koordinim me repartin për siguri të rrugëve pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup.

Lexo më Shumë

Alsat 19.07.2020 09:36 Gjithsej 241 raste të reja pozitive në Kovid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, prej 1.700 testeve të bëra, me çka numri i përgjithshëm që nga fillimi i epidemisë u rrit në 9026. Gjatë 24 orëve të kaluara kanë ndërruar jetë tetë persona. Deri dje numri i të vdekurve ishte 414 pacientë. U regjistruan edhe 51 të shëruar, me çka numri i të shëruarve tani është 4727. Raste aktive janë 3885. Deri më tani gjithsej të hospitalizuar në gjithë shtetin janë 419 pacientë. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 84916 testime për Kovid-19. Gjatë…

Lexo më Shumë

Alsat 19.07.2020 00:19 Ngjarje tragjike ka ndodhur para pak çastesh në rrugën e banjës në Tetovë. Një makinë me ktër pasagjer ka humbur kontrollin dhe ka rëne disa metra poshtë në perrua me çrast njeri nga pasagjerët, grua, mosha e të ciles ende nuk dihet, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Tre persona të tjerë me urgjencë i janë drejtuar spitalit klinik të Tetovës.Për momentin në vendin e ngjarjes janë policia, prokurori kujdestar si dhe zjarrfikesit. Rruga për në Banjen e Tetovës është bllokuar dhe po bëhen hetime për rastin në fjalë.

Lexo më Shumë

Alsat 18.07.2020 20:39 Deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sonte deri në orën 19:30 kur skadoi afati janë parashtruar gjithsej 2.141 ankesa për mbledhje dhe përcaktim të rezultateve nga votimi në zgjedhje. Pasdite para se të përfundojë afati mbi 1982 ankesa ka parashtruar E majta, ndërsa Aleanca për Shqiptarët e cila në zgjedhje ishte në koalicion me Alternativën ka parashtruar 77 ankesa. Paraprakisht deri mbrëmë ishin parashtruar 82 ankesa, prej të cilave numri më i madh 74, janë nga Aleanca për Shqiptarët por ka edhe dy nga VMRO-DPMNE të cilat kanë të bëjnë me mbledhjen e rezultateve të votimit. LSDM-ja,…

Lexo më Shumë