Alsat 17.07.2020 13:59 LSDM-ja vendos që të “pezulloj” aktivitete politike dhe partiake deri pas festave të Ilindenit, kjo sipas kësaj partie me qëllim që qytetarët të marrin frymë nga aktivitet e partive. Megjithatë LSDM-ja njofton se do të respektoj afatet ligjore për formimin e qeverisë së re. “LSDM-ja angazhohet që në ditët deri dhe rreth Ilindenit qytetarët të munden të marrin frymë nga aktivitetet e partive. Pas Ilindenit, sipas afateve ligjore, futemi në procesin e definimit të koalicionit qeveritar të drejtuar nga LSDM-ja. Afatet ligjore do të respektohen, shteti do të fitojë institucione funksionale dhe legjitime”, thuhet në njoftimin e…
Author: almakos
Alsat 17.07.2020 12:54 Në orët e hershme të mëngjesit, diku rreth orës 04 e 10 minuta, në kryqëzimin e rrugëve ,,Boris Kidriç“ dhe “Blagoja Toska” në Tetovë, pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë, kanë arrestuar personat K.V. 26 vjeçar dhe N.M. 36 vjeçar që të dy nga Tetova, të cilët e kanë prishur qetësinë dhe rendin publik me sjellje të pahijshme në publik, duke sharë dhe bërtitur. Dy personat janë mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë dhe ndaj tyre po përgatitët parashtresa adekuate.
Alsat 17.07.2020 11:44 Kancelarja gjermane Angela Merkel dukej më pak se e sigurt sot që një samit i jashtëzakonshëm i BE-së do të rezultonte pozitiv në planet e rimëkëmbjes prej miliarda eurosh ndaj koronavirusit duke vënë në dukje përpara fillimit të këtyre negociatave se ”ka ende dallime të mëdha”. “Më duhet të them që dallimet mes liderëve janë shumë, shumë të mëdha. Prandaj, nuk mund të them nëse do të arrijmë një rezultat këtë herë”, u tha Merkel gazetarëve në Bruksel. “Ne duhet të përballeni me realitetin”, shtoi ajo. “Pres negociata shumë, shumë të vështira”, tha Merkel. “Gjermania do të…
Alsat 17.07.2020 11:23 Në ora 8:30 në pikë-pagesën në Milladinovc, në afërsi të Shkupit një kamion Iveko me rimorkio, me targa nga Shkupi goditi traun e pastaj edhe barrikadën prej betoni. Shoferi iku nga vendi i ngjarjes, ndërsa në kamion u gjetën emigrantë. MPB konfirmon rastin për Alsat, por detaje do të jep pasi ta zbardh rastin në tërësi, për sa emigrant bëhet fjalë, cili është vendi i tyre i origjinës dhe si përfunduan në pikë-pagesën Milladinovci.
Ilustrim Alsat 17.07.2020 11:00 Tetëmbëdhjetë migrantë nga Banglladeshi i gjetën mbrëmë në një kamion në rrugën Negotinë-Gradsko, njoftoi sot Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB-Veles. “Rreth orës 14:30 në rrugën Negotinë-Gradsko, në afërsi të lokalitetit Stobi, gjatë një kontrolli ndaj kamionit me targa të Shkupit, drejtuar nga V.T. 33 vjeç nga Shkupi, zyrtarët policorë kanë gjetur 18 migrantë nga Banglaldeshi. Vozitsi është privuar nga liria dhe dërguar në stacionin policor për procedura të mëtejme”, deklaroi Dodevski. Në vendngjarje është kryer hetim nga ana e ekipit policorë të Negotinës. Është njoftuar edhe prokurori publik. Ndërsa migrantët janë dërguar në Qendrën transitore “Vinojug”,…
Alsat 17.07.2020 09:50 Gjatë 24 orëve të fundit (16/17.07.2020) Ministria për Punë të Brendshme në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Ka regjistruar 218 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse kundër Kovid-19. Nga Ministria e Brendshme vazhdojnë të apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të jenë më vigjilent dhe të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga institucionet kompetente dhe që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.
Alsat 17.07.2020 08:31 Skadon afati për dhënien e kartelës vendore pagesore për qytetarët që i plotësojnë kushtet për këtë masë që ishte pjesë e pakos së tretë të masave të Qeverisë për mbështetje të ekonomisë, ndërsa i vendosur për shkak të krizës së Kovid-19. Bankat kanë afat deri më 18 korrik për t’i dhënë kartelat, gjegjësisht nesër, ndërsa qytetarët mund t’i shfrytëzojnë më së voni deri më 15 gusht të këtij viti. Qëllimi është në periudhë të shkurtër të futet sasi e madhe e mjeteve në ekonomi me blerjen e prodhimeve dhe shërbimeve vendore, me qëllim të mbështetjes në krizën…
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, shprehet se parimet bazë dhe qëllimi përfundimtar i procesit të dialogut janë njohja reciproke dhe normalizimi i raporteve mes dy vendeve. Mesazhi i Hotit: Pas 20 muajsh, sot e rifilluam procesin e dialogut në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Njohja reciproke dhe normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve janë parimet bazë dhe qëllimi përfundimtar i këtij procesi. Me kërkesën tonë, dy temat e takimit të parë ishin personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike. Për ne tek ekonomia përfshihen edhe kompensimi i dëmeve…
Alsat 16.07.2020 21:36 Si zgjedhje të para të mbajtura pas hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe pas ftesës për fillimin e negociatave me BE-në, këto zgjedhje paraqesin një hap të rëndësishëm drejt demokracisë, thuhet në qëndrimin e Ambasadës amerikane në Shkup për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 15 korrik të këtij viti. “E përshëndesin përpjekjen e madhe të administratës zgjedhore lokale, që mundësoi kundrejt sfidave me pandeminë aktuale, zgjedhjet të organizohen me të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit edhe të votuesve edhe të personave të angazhuar në qendrat e votimit dhe vëzhguesve. Si zgjedhje të para të…
Alsat 16.07.2020 20:21 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tashmë ka shpallur rezultatet e para nga zgjedhjet parlamentare. Kreu i KSHZ-së, Oliver Derkoski tha se vonesa për shpalljen e rezultateve ka ndodhur për shkak të zgjatjes së orarit të votimit deri në ora 21:00 për shkak të situatës me pandeminë. Lexo: KSHZ shpall rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare “KSHZ-ja ka procedurë në bazë të të cilës i pranon të gjitha materialet zgjedhore nga Komisionet Komunale Zgjedhore. Gjatë natës dhe deri sot në orët e pasdites KSHZ-ja ka punuar pa ndërprerë dhe i ka pranuar materialet zgjedhore nga KKZ-të. Këtë herë ndoshta…
Alsat 16.07.2020 19:14 Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela përmes një qëndrimi në Facebook ka shprehur revoltën e tij dhe të koalicionit që përfaqëson në lidhje me informacionet e siguruara nga shtabet zgjedhore për parregullsi në disa vendvotime. Sela ka paralajmëruar se do të ankimojë të gjitha parregullsitë. “Shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për lojërat që po bëhen me mosshpalljen e rezultateve të zgjedhjeve. Vonesat e tepruara na ngjallin dyshime për manipulim të mundshëm të procesit zgjedhor dhe rezultatit final. Ka shumë informata nga terreni që nuk përputhen me rezultatet e nxjerra nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri…
Alsat 16.07.2020 17:25 Makina “ford transit”, me targa të Gostivarit, e cila po drejtohej nga F.A. (35) nga Gostivari, është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes afër pikës pagesore në Tetovë. Në automjet kanë qenë pesë anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve Gostivar, të cilët po e transportonin materialin zgjedhor në Shkup. Siç kumtoi sot MPB, materiali aspak nuk është dëmtuar, është transferuar në një automjet tjetër dhe është dërguar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Rasti është denoncuar në SPB Tetovë herët në mëngjes në orën 04.30.

