Author: almakos

Alsat 2020-07-15T16:09:46+02:00 Dalja në votime deri në ora 15 është pothuajse e njëjtë si në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2018. Për deri sa sot, gjithsej 31.78% e qytetarëve me të drejtë vote kanë dalë të votojnë, në zgjedhjet presidenciale deri në ora 15 ky numër ishte 31.78%. Këto shifra janë për të paktën 10% më të ulëta se sa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 kur kishim fluks më të madh të votuesve nëpër vendvotime. KSHZ-ja ka njoftuar se sot, me dalje më të lartë është njësia e tretë dhe e katërt zgjedhore, me 37, përkatësisht…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-15T15:55:00+02:00 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk ka pranuar asnjë ankesë zyrtare sa i takon procesit të votimit. Sipas KSHZ-së, votimi i ndërprerë përkohësisht në vëne votimin në fshatin Llojan ka vazhduar pas kontrollimit të numrit serik të fletëvotimeve nga ana e këshillit zgjedhor. Ky institucion njoftoi se dalja në votime deri në ora 15 është 31.78%. “Deri në këtë moment, zyrtarisht, deri në KSHZ, nuk janë dorëzuar ankesa. Sa i takon pyetjes për ndërprerje të votimit në Komunën e Likovës, në fshatin Llojan kemi informacion se ka pasur ndërprerje të shkurtër por arsyeja ka qenë mos-harmonizimi i numrit serik…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-15T15:40:00+02:00 Në Kërçovë është sulmuar fizikisht babi i El Chekës, këtë e ka konfirmuar vëllai i El Chekës Blerim Ahmedi. Rasti sipas tij ka ndodhur rreth orës 12 e 30 minuta. “Ibrahim Kocja banditi i duit me urdhër të Ali Ametit sulmoi prindin tim”, ka shkruar Ahmedi në facebook. Rasti është denoncuar edhe në policinë e Kërçovës. Në fotografinë e postuar në FB po ashtu vërehen lëndime në fytyrë të z. Muatafa Ahmedit.

Lexo më Shumë

Në komunën e Shutkës votimi po vijon pa probleme. Vendvotimet janë hapur me kohë ndërsa në 31 vendvotime në këtë komunë të drejtën e votës duhet ta shfrytëzojnë 23.541 qytetarë. https://www.youtube.com/watch?v=FWqwIZA-bBI&feature=emb_logo

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-15T14:00:48+02:00 Procesi i votimit zhvillohet në një atmosferë të qetë. Autoritetet policore thonë se kanë qenë sporadike rastet e tentimeve nga ana e disa qytetarëve për transport të organizuar votuesish, fotografim fletëvotimesh apo grafitë. Nga ana, tjetër, dalja në votime, e cila në orët e para të ditës reflektonte një disbalancë mes njësive zgjedhore, gjatë mesditës përjetoi një ngjitje të menjëhershme. Autoritetet thonë se, gjithsesi, protokollet shëndetësore janë një përgjegjësi shtesë për votuesit. Këto zgjedhje të parakohshme janë të parat zgjedhje që zhvillohet në kushte të jashtëzakonshme për shkak të krizës disa mujore tashmë me koronavirusin. Këtë proces zgjedhor,…

Lexo më Shumë

Sot rreth orës 12:55 në SPB Manastir nga ana e Këshillit Zgjedhor numër 102 në Shkollën Fillore “Elpida Karamanli” është kërkuar intervenim i policisë pas çka tek personi M.K. e cila ka realizuar të drejtën e votës janë gjetur edhe dy fletëvotime. Policia po heton rastin.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-15T12:55:36+02:00 Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë, pra në 7 të mëngjesit edhe në rajonin jugperëndimor të Strugës dhe Ohrit. Edhe në këtë rajon votimi ka rrjedhur i qetë dhe nuk është regjistruar kurrfarë parregullsie. https://www.youtube.com/watch?v=Zm1KX6TUS3w&feature=emb_logo

Lexo më Shumë