Alsat 2020-07-14T18:29:19+02:00 Trupi i një gruaje të vdekur 66 vjeçare është gjetur sot në një banesë në rrugën “8 Shtatori” në qendër të Velesit, afër ish bibliotekës. Trupi është zbuluar pasi në polici kanë reaguar fqinjët për shkak erës së padurueshme e cila ka filluar të përhapet nga banesa e gruas, e cila ka jetuar vetë. “Policia e ka thirrur ekipin e Njësisë Zjarrfikësve Territoriale nga Velesi e cila e ka thyer derën dhe ka hyrë në banesë ku është gjetur trupi i pajetë i gruas” tha Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles. Ai sqaroi se është thirrur ekipi mjekësor…
Author: almakos
Alsat 2020-07-14T17:36:54+02:00 Në territorin e vendit tonë sipas statstikave të fundit ka 3475 raste aktive më Covid-19, më shumë raste ka Shkupi, respektivisht 1793 raste aktive. Në territorin e kryeqytetit vazhdon të prin komuna e Çairit, por për dallim nga dy javët e kaluara ku numri i rasteve aktive ishte mbi 400, sipas autoriteteve shëndetësore kjo komunë për momentin numëron 293 raste aktive me koronavirusin e ri. Pas Çairit, raste aktive me Covid-19 ka në Gazi Babë ku ka 199 raste aktive, Karposh 148, Aerodrom – 147, Komuna Qendër 144, Butel – 139, Saraj – 118, Studeniçan 109, Gjorce Petrov…
Alsat 2020-07-14T16:30:46+02:00 Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1259 teste të realizuara, 135 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, në SHkup janë regjistruar 76 raste të reja, 6 në Kumanovë, Dibër-2, Shtip-6, Tetovë-13, Strugë-7, Manastir-3, Gostivar-10, Shln Nikollë-2, Kërçovë-3, si dhe nga një rast të ri kanë Prilepi, Ohri, Kavadari, Gjevgjelia, Makedonski Brodi, Kratova, dhe Resnja. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Viktimat janë nga Shkupi, Tetova, Ohri dhe Kërçova. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 142 pacientë të shëruar. Tetë pacientë nga Tetova dhe 2 nga…
Spitali i Vushtrrisë në Kosovë do të shndërrohet në spital për pacientët e infektuarv me COVID-19, si rrjedhojë e rritjes së kurbës të infektuarve me virusin vdekjeprurës. Lajmin e bëri të ditur Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. “Spitali i Vushtrrisë shumë shpejt do të pranojë pacientët nga qyteti i Mitrovicës dhe qyteti i Vushtrrisë dhe rrethinat që kanë… Pacientët që kanë nevojë për shërbime të tjera, të natyrës jo COVID-19, do t’i marrim në Spitalin e Mitrovicës. Ndërkohë, edhe personeli shëndetësor do të ristrukturohet në harmoni me këtë qëndrim”, tha Krasniqi…
Alsat 2020-07-14T15:37:58+02:00 “Në sfond ndodhet lokacioni ku është hedhur pllaka për ndërtimin e dytë të spitalit mobil në hapësirat e Spitalit Shtetëror, lokacion i cili ndodhet pranë Klinikës së Pulmologjisë. Spitale të tilla mobile do të ndërtohen në 16 komuna, si parapërgatitje për valën e dytë të mundshme të virusit COVID-19 që mund të godasë vendin në fillim të vjeshtës”. Punëtorët në terren po bënin përgatitjet e nevojshme për instalimin e energjisë elektrike. Nga ministria e Shëndetësisë thonë se objekti në fjalë montohet për t’u ofruar shërbim pacientëve me sëmundje të frymëmarrjes. “Nga fundi i javës do të nisë vendosja…
Spitali i Vushtrrisë në Kosovë do të shndërrohet në spital për pacientët e infektuarv me COVID-19, si rrjedhojë e rritjes së kurbës të infektuarve me virusin vdekjeprurës. Lajmin e bëri të ditur Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. “Spitali i Vushtrrisë shumë shpejt do të pranojë pacientët nga qyteti i Mitrovicës dhe qyteti i Vushtrrisë dhe rrethinat që kanë… Pacientët që kanë nevojë për shërbime të tjera, të natyrës jo COVID-19, do t’i marrim në Spitalin e Mitrovicës. Ndërkohë, edhe personeli shëndetësor do të ristrukturohet në harmoni me këtë qëndrim”, tha Krasniqi…
Alsat 2020-07-14T15:20:51+02:00 Policia do ta kërkojë Vlladimir Pançevskin me urdhër arrest, konfirmoi Ministria e Brendshme. Pasi nuk e gjetën atë në shtëpi tre herë, tani do të kontrollohet nëse ai ka ikur nga shteti. Gjykata në Veles tashmë ia ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë, sepse Pançevski nuk u paraqit në gjykim për nëntë muaj, ku u akuzua për manipulim dhe abuzim me sistemin elektronik AKMIS, derisa ai ishte kryetar i Gjykatës Penale të Shkupit. Sipas aktakuzës, në vend të një kompjuteri, Pançevski shpërndau disa prej rasteve te disa gjykatës të cilët i konsideronte si të besueshëm të…
Alsat 2020-07-14T15:17:12+02:00 Protokollet me të cilat rregullohet puna e plazheve i gjetën koncesionerët të papërgatitur. Thonë se protokollet janë miratuar shumë vonë, në mes të sezonit të verës dhe se në to ka shumë gjëra të palogjikshme që në praktikë janë të pazbatueshme. Përveç mbajtjes së domosdoshme të distancës prej 1.5 deri 2 metra, distancë e njëjtë parashihet edhe gjatë larjes në liqen. Përveç të punësuarve, edhe vizitorët do duhet të mbajnë pajisje për mbrojtje personale, ndërsa i kufizuar është edhe numri i mysafirëve në plazh. Më së shumti 50 deri 100 metra katror. Ne mund të kujdesemi për shazllonet…
Alsat 2020-07-14T14:55:57+02:00 Të burgosurit sot u ndjenë të lirë, të paktën në të drejtën e tyre për të votuar. Duke mbajtur radhën dhe nën mbikëqyrjen e gardianëve, ata lëshuan qelitë për t’iu drejtuar mensës së burgut. Votimi nisi që nga ora 7 në vendvotimin 2536 në burgun më të madh të vendit në Idrizovë. “Në 13 burgjet e vendit sot të drejtën e votës e shfrytëzojnë 1.657 të burgosur, ndërsa në këtu në Idrizovë sot do të votojnë 854 të burgosur nga 63 komuna”. Në këtë burg votuan edhe disa qytetarë nga jashtë që tani më kishin kryer vuajtjen e…
Alsat 2020-07-14T14:14:08+02:00 Protokolli i veçantë për zgjedhjet detyron Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe këshillat zgjedhor, edhe në ditën e votimit të respektojnë masat e përgjithshme për mbrojtje nga virusi. Në hyrje të secilit vendvotimi duhet të ketë mjete denzifektimi. Dritaret duhet të jenë të hapura ose ambienti të ajroset në çdo orë. Këshillat zgjedhor janë të detyruar të ruajnë rendin brenda dhe në dalje të vendvotimit, sa i takon respektimit të masave dhe mbajtjes së distancës kurse brenda objektit kujdesen për dezinfektimin e duarve nga ana e votuesve, në hyrje dhe në dalje. Votuesit jashtë detyrimisht mbajnë maskë dhe distancë…
Alsat 2020-07-14T13:38:49+02:00 Në pajtim me vendimin e Qeverisë nga seanca e 74-të e mbajtur më 7 korrik të këtij viti, 15 korriku, është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ajo nuk do të ripunohet, kumtoi sot pres-shërbimi qeveritar. Nga Qeveria shtojnë se ato institucione, kompani, ndërmarrje dhe organizata të cilat do të vendosin të punojnë më 15 korrik të vitit 2020 duhet të paraqesin punë në ditë jo pune deri tek Inspektorati shtetëror i punës. “Sipas Ligjit për marrëdhënie pune dhe Marrëveshja e…
mde Alsat 2020-07-14T13:11:23+02:00 Me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë së koronavirusit, Austria e ka zgjeruar listën e vendeve, për të cilat vlen ndalesa për aterime në aeroportet austriake të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në listë janë edhe Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Egjipti. Paraprakisht, veç më ka qenë fuqi ndalimi për fluturimet nga Bjellorusia, Kina, Britania, Irani, Portugalia, Rusia, Suedia dhe Ukraina. Ndalesa e fluturimeve dhe aterimeve nga aeroportet austriake drejt Shkupit dhe Ohrit do të zgjas deri në fund të korrikut, ndërsa vendimi i ri i autoriteteve të Austrisë për…

