Author: almakos

Alsat 2020-07-13T15:32:57+02:00 “Pavarësisht shifrave të larta të publikuara çdo ditë, vendi ende po kalon një pik të zgjatur të valës së parë të virusit korona.  Është kjo ajo që kuptohet nga  kumtesa e sotme e Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se tashmë kanë filluar përgatitjet institucionale për valën e dytë të virusit korona që vendin pritet të godasë në vjeshtë.Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse kanë propozuar që në qytetet ku ka spital të përgjithshëm dhe shtëpi shëndeti, të krijohen “Qendra-Kovid” dhe sipas nevojës të vendosen spitale mobile ose përshtatje e disa hapësirave ekzistuese. Ministri Filipçe në faqen…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-13T15:11:41+02:00 Gjendja epidemiologjike në rajonin e Ohrit dhe Strugës edhe më tej është komplekse- thonë nga Qendra e Shëndetit Publik. Në Ohër për momentin janë 133 raste aktive ndërsa në Strugë ky numër është 161. Në rajonin e Strugës, numri i të prekurve të ri në 2-3 javët e fundit është dyshifror. “Në Strugë, numri i lartë ka të bëjë me numrin më të madh të testeve, sidomos të personave familjar. Atje kemi fshatra në rrezik si Radolishti, Veleshta dhe Dellogozhda. Bëhet fjalë për vatra të reja, por vatra të familjeve. I kemi nën kontroll dhe po i kontrollojmë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-13T15:02:14+02:00 Me material zgjedhor dhe të gjitha pajisjet e nevojshme mbrojtëse, skafanderë, vizirë, maska dhe doreza, në Ohër dy ekipe mjekësh dhe vëzhgues të partive shkuan në shtëpitë e të izoluarve dhe infektuarve me koronavirus. “Rruga e Debërcë në Ohër ishte një nga stacionet e para të pesë punonjësve mjekësorë dhe një vëzhgues të partisë, që sot vizituan një qytetar që votoi në ditën e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”. Mjekët thonë se kjo është përvoja e parë për ta, por edhe për vetë qytetarët. Vend votimi 1278/1 në Ohër. Katër votues janë në listë, kovid pozitivë. Ne…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-13T14:38:06+02:00 Në zgjedhjet e korrikut garojnë tre koalicione parazgjedhore dhe 12 parti politike. Për shkak të pandemisë procesi do të zhvillohet nën protokolle të rrepta dhe masa mbrojtëse. Votuesit duhet të dezinfektohen para votimit dhe pas tij, ndërsa gjatë procesit duhet posedojnë maskë, doreza dhe të mbajnë distancën. Më 13 korrik votojnë të prekurit nga Kovid-19, më 14 korrik të burgosurit, të sëmurit kronik dhe personat që nuk kanë fuqi për lëvizje deri në vendvotime ndërsa më 15 korrik zhvillohet procesi zgjedhor në nivel shtetëror. Të drejtë vote kanë 1.814.263 qytetarë. Procesi zhvillohet në 3390 vendvotime. Gjithsej janë akredituar…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar vendime për masat që do të ndërmerren në funksion të luftimit dhe parandalimit të pandemisë COVID-19. Në kuadër të këtyre masave, Qeveria ka paraparë të pezullojë veprimtarinë e çerdheve publike e private. “Në vazhdim të masave tjera të luftimit dhe parandalimit të COVID-19, Qeveria ka pezulluar veprimtarin e çerdheve publike dhe private; aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Qeveria po ashtu ka marrë vendim që bartja e maskave për fytyrë mbetet obligative për të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-13T14:28:58+02:00 Qeveria e Kosovës ka vendosur një sërë masash të reja, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të koronavirusit. Në mbledhjen e mbajtur sot, në formë elektronike, Qeveria e Kosovës vendosi që mbajtja e maskave, do të jetë obligative për qytetarët e Kosovës, ndërkaq personat e moshuar do të kenë orar të caktuar se kur mund të lëvizin. Qeveria e Kosovës po ashtu ka vendosur që qytetarët që hyjnë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi, duhet të prezantojnë një test negativ për koronavirus, jo më të vjetër se 72 orë.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-13T13:52:13+02:00 Sektori për Punë të Brendshme-Kumanovë pas marrjes së informatave se në një objekt në fshatin Vaksincë dy persona të panjohur mbajnë pengë një grup migrantësh, kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet pas çka në objektin në fjalë kanë hasur 21 migrantë, dy nga të cilët janë privuar nga liria, pasi sipas informatave paraprake kanë mbajtur peng 19 të tjerët. Personat e arrestuar janë nga Pakistani. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-13T13:41:20+02:00 “Të organizuar në këtë formë, dhe në shoqërimin e pjesëtarëve të Sektorit të punëve të brendshme, sot do të vizitohen 55 persona, konkretisht, nga komisioni i posaçëm votues do shkohet në 55 familje, për ta realizuar të drejtën e votimit, ata që janë të karantinuar apo të prekur nga virusi korona”. Edhe pse personat vizitohen nëpër shtëpitë e tyre, votimi realizohet në oborret e tyre, pra në ambient të hapur, e në rast të vizitës nëpër hyrje shumëkatëshe, shkohet me ekip të reduktuar. Gjendet adresa, vendi i banimit ku gjendet pacienti. Pastaj i lusim që të dalin jashtë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-13T13:31:40+02:00 Ambasada e SHBA-së në vend sot Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) i dorëzoi donacion prej 50.000 maskave mbrojtëse dhe 10.000 mjete dezinfektuese, si ndihmë dhe përkrahje në përpjekjet e Qeverisë që të mbahen zgjedhje të sigurta dhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve gjatë procesit zgjedhor. “Është nder që jam këtu së bashku me kryetarin e KSHZ-së, Oliver Derkovski dhe t’ia dorëzoj këtë donacion në emrin e Qeverisë së SHBA-së. Shpresojmë se ky donacion do të japë kontribut në përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të mbahen zgjedhje të sigurta në aspektin shëndetësor”, deklaroi ambasadorja amerikane Kejt…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-13T11:54:24+02:00 Ish kryeministri Nikolla Gruesvki në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemane Cajtung, flet për veprat të cilat i ngarkohen dhe planet për të ardhmen. Ai shpreson se do ta fitoj drejtësinë për veprat penale të cilat i ngarkohen në Gjykatën Evropiane të drejtësisë. Por që veprat e tij të arrijnë deri atje, fillimisht duhet të përfundojnë të gjitha procedurat në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Të gjitha rastet kundër meje janë të njëjta: Të paramenduara, pa kurrfarë dëshmie dhe politikisht të motivuara. Nuk e kam ndërmend të kthehem në politikë”, deklaroi Gruevski.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-13T11:23:33+02:00 Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë një burrë 42 vjeçar nga Koçani në aksident të rëndë trafiku, i cili ka ndodhur mbrëmë në orën 21:30 minuta në rrugën Shtip-Radovish, në drejtim për në fshatin Luboten. Zëdhënësja e  SPB Shtip, Gordana Panajotova thotë se në këtë aksident në të cilën kanë marrë pjesë tre automjete, nga të cilat dy nga Koçani dhe një nga Radovishi, me lëndime të rënda kanë kaluar edhe shoferi i veturës “Opel korsa”, ndërsa dy bashkudhëtarët nga vetura e njëjtë kanë kaluar me lëndime trupore. Bilanci i përgjithshëm i të lënduarve nga dy aksidentet…

Lexo më Shumë