Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë një konference për mediat u shpreh se është marrë vendim që të shtohen masat pasi gjatë ditëve të fundit gjendja po rëndohet nga COVID-19. Hoti shton se janë shqyrtuar dy skenare, shtimi i disa masave si dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, por është marrë vendimi që të vijojnë me skenarin e parë. “Siç e keni parë nga shifrat, gjendja po rëndohet. Jemi në limitet e kapacitetet. Jemi duke krijuar kapacitete shtesë. Javëve të fundit kemi marrë disa vendime për masa të reja. Kemi shqyrtuar dy skenare, shtimi i disa masave dhe shpallja e…
Author: almakos
Alsat 2020-07-12T16:30:39+02:00 Qendra Rekreative e Liqenit të Treskës tashmë disa dekada mbetet premtim politik. Përveç se fjali të hedhura në platformat parazgjedhore të partisë në pushtet- Bashkimi Demokratik për Integrim, por edhe partive tjera që kanë qenë në qeveri asgjë nuk është bërë në drejtim të shndërrimit të Treskës në qendër e cila do të përmbush nevojat e banorëve të komunës së Sarajit por edhe të gjithë vendit. “Gjatë dy dekadave të fundit Liqeni i Treskës shumë herë është revitalizuar, por vetëm përmes fjalëve të individëve nga subjekte të caktuara politike. Premtimet ndër vite ishin tunduese, mirëpo kur mbërrin në…
Alsat 2020-07-12T16:25:56+02:00 “19 vjet nga konflikti i armatosur i 2001-shit. 18 vjet që kur partia e dalë nga ky konflikt, BDI-ja premton lapidarin përkujtimor në fshatin Sllupçan. Megjithatë gjithçka që është bërë janë këto shufra e lapidari përkujtimor ende nuk duket askund”. Banorët e Sllupçanit, në mesin e të cilëve edhe ish pjesëtarë të UÇK-së janë të revoltuar me mos-ndërtimin e lapidarit, e cila sipas tyre, është më e pakta që mund të bëhet për dëshmorët. “Ato të ushtrisë është dashur ta kryejnë atë punë, Ali Ahmeti. Të tjerët që do të vijnë pas a do ta kryejnë nuk e…
Alsat 2020-07-12T16:04:46+02:00 Një “bombë” e re për kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Në Jutub u publikua një regjistrim ku dëgjohet zëri i tij. Sipas materialit audio, Zaev thotë se e njeh avokatin Vasil Dimishkov, vëllanë e gjykatëses Vesna Dimishkova. Përmendet një shumë prej 6 milion eurosh, për të cilën Zaev thotë se po futet në atë punë. Regjistrimi zgjat 12 sekonda dhe sipas njoftimit, i referohet rastit “Reket”. Më herët, është publikuar një incizim i cili pretendohej se ishte nga një takim i avokatit Vasil Dimishkov, me një person të panjohur dhe përmendet e njëjta shumë prej 6 milion eurosh.
Alsat 2020-07-12T15:59:34+02:00 “Në prapavijën time ndodhet vendi i quajtur “Çairçanja” këtu në Komunën e Çairit, në të cilin duhet të ndodhet njëra nga garazhet në kate e premtuar gjatë fushatës parazgjedhore nga BDI në programin parazgjedhor të quajtur “Kontrata”, mirëpo siç po e shihni në këtë vend ende nuk figuron asnjë punim”. Përveç Çairçanes, në zgjedhjet lokale BDI premtoi se në Çair do të ndërtohen garazhe ne kate edhe të një te “Saat Kulla”, te Teatri Shqiptar dhe te Sheshi “Skënderbeu”. Asnjëra deri më tani nuk është realizuar. Qytetarët thonë se nuk besojnë në realizimin e premtimeve. “Ne në këtë…
Alsat 2020-07-12T15:45:39+02:00 Ai i përjashtoi ata sepse votuan për ndryshimet kushtetuese në vitin 2018. Në mars të vitit 2019, me nismën e tij, ai u takua me tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët u përjashtuan nga partia. Vitin e kaluar, tetëshja e pavarur njoftoi se në mars se ishin takuar me Hristijan Mickoskin, pa dhënë detaje të takimit. Por, sot dolën informacione për çfarë janë takuar. Katër audio regjistrime të reja të Mickoskit janë postuar në YouTube, të cilat pretendohet se janë nga takimi me deputetët e dëbuar. Në “bombat” audio, Mickoski mund të dëgjohet duke shpjeguar pse nuk duhet…
Alsat 2020-07-12T15:19:03+02:00 Dita e fundit që partitë t’i bindin qytetarët të votojnë për njërën nga 15 opsionet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Heshtja zgjedhore fillon sonte në mesnatë, dhe votimi tre-ditor fillon nesër. Të parët që do të votojnë janë të personat në izolim dhe të infektuar me Kovid-19, ose në total 706 vetë sipas informacioneve të fundit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Ka më shumë se 50 votues të regjistruar në izolim në Strugë dhe Resnjë, 30 në Ohër dhe Kumanovë, dhe nga dhjetëra në Aerodrom, Karposh dhe Gazi Babë. Mediat, vëzhguesit dhe të gjithë ata që janë të…
Alsat 2020-07-12T15:12:27+02:00 Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se është e mundur të aplikohen masa kufizuese për lëvizjen e qytetarëve, nëse nuk respektohen masat për mbajtje të maskës dhe për të ruajtur distancën sociale. Megjithëse nuk e specifikoi kur kjo mund të ndodhë, ai tha se iu është treguar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe nga ekspertë të tjerë që vizituan vendin. Ai tha se numri i të infektuarve të ri, ka të bëjë me mosrespektimin e masave. E vetmja masë tjetër që mund të merret në konsideratë, përveç këtyre masave aktuale, është kufizimi i lëvizjes. Kini kujdes, kjo…
Alsat 2020-07-12T15:07:50+02:00 VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Ripërtëritje” do të përmbyll sot fushatën e saj në Shtip, Probishtip dhe Karbinci. Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski nga tubimi në Rankovcë kërkoi nga qytetarët që ta mbështesin programin parazgjedhor të koalicionit të tij me të cilin do të garantohet mirëqenie me e mirë për qytetarët. “Atje do të gjeni më shumë se 1000 projekte, politika dhe masa, tekstualisht më shumë për gjithsecilin. Atje do të gjeni si të arrihet për 25% pagë më të lartë për një mandat, si deri në 20% pension më të madh për nj mandat si dhe kthimin e zgjidhjes…
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e cila ka rezultuar pozitive me COVID-19, ka shkelur rregullat e karantinës dhe është shfaqur në rrugët e qytetit. Menjëherë ka ardhur një reagim nga kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arta Sejdiu e cila shkruan se deputetja Hoxha duhet të dënohet. “Kah po ia man oj POZITIVE, nuk po du me te stigmatizu, po po du ti me u denu!!!! Derisa te del lajmi qe je denuar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna .”-ka shkruar Sejdiu në një postim në ‘Facebook’. Kujtojmë se…
Alsat 2020-07-12T11:55:47+02:00 Projekti TRANS-EDU-NET i cili implementohet nga Komuna e Kërçovës organizon Start – Up garën për të rinjtë e Ballkanit nëpërmjet platformave online. Sfida transnacionale do të zhvillohet në periudhën 13 – 23 korrik 2020. Gjatë kësaj gare ju do të keni mundësinë të punoni në një ekip ndërkombëtar duke shkëmbyer ide dhe modele të ndryshme. Së bashku me bashkëmoshatarët nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia ju do të duhet të punoni në grupe dhe të krijoni plane biznesi. Mentorët nga fusha të ndryshme do të mbikëqyrin punën tuaj dhe do t’ju ndihmojnë të krijoni kompaninë tuaj virtuale të biznesit.Ngjarja do…
Alsat 2020-07-12T11:44:45+02:00 Në 3.390 vendvotime në zgjedhjet e dhjeta të parakohshme parlamentare mund të votojnë 1.814.263 qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore. Votimi në këto zgjedhje parlamentare për shkak të pandemisë aktuale të KOVID-19 për herë të parë do të zhvillohet tre ditë. Më 13 korrik do të votojnë të sëmurët me KOVID-19 dhe personat në vetizolim. Komisionet zgjedhore komunale kanë pranuar 716 kërkesa të personave pozitiv të koronavirusit ose në vetizolim për votim që duhet të mbahet nesër. Deri te KZK kanë arritur mbi 770 kërkesa të tilla, ndërsa prej gjithsej 80 komunave në 57 do të votojnë të…

