Author: almakos

Alsat 2020-07-12T10:28:03+02:00 Gjatë natës së kaluar (11/12.07.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse janë regjistruar 251 shkelje. Ministria për Punë të Brendshme apelon deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-12T10:02:26+02:00 Pas 20 ditësh fushatë zgjedhore në të cilën partitë politike dhe koalicionet e prezantuan ofertën e tyre para qytetarëve, sot përfundon fushata dhe nga mesnata fillon heshtja zgjedhore para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara për të mërkurën. Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, partitë politike do të përpiqen t’i fitojnë votat e qytetarëve përmes prezantimit të programeve të tyre që i premtojnë për periudhën e ardhshme katër vjeçare. Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore pas së cilës tashmë prej nesër fillon votimi, i cili për herë të parë këtë vit do të zgjasë tri ditë…

Lexo më Shumë

Ditën e nesërme rifillon zyrtarisht dialogu Kosovë- Serbi, dhe duket se do të ketë nderin Brukseli që ta udhëheqë. Vuçiç dhe Hoti do të jenë sërish në takim online përmes video- konferencës.  Ky është takimi i parë i nivelit të lartë prej 2018 kur prej taksës 100% për mallrat serbe të vendosur nga ish- kryeministri Haradinaj, nuk pati më asnjë takim tjetër. Por jo vetëm kaq takimi i nesërm do të pasohet nga një tjetër më 16 korrik para Samitit të Brukselit. Por ditën e djeshme pati sërish një takim online mes Vuçic dhe Hotit nën praninë e Merkel dhe…

Lexo më Shumë

Situata nga COVID në Kosovë vijon të jetë e rëndë. Bëhet me dije 301 pacientë me COVID-19 janë të shtruar në klinikat e QKUK-së dhe në shtatë spitalet publike që janë nën menaxhimit e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. 22 prej pacientëve me COVID-19 janë në gjendje të rënduar, në përkujdesje intensive. Sipas njoftimit, në oksigjeno-terapi janë 184 pacientë. Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi. Madje në tri ditët e fundit numri i të infektuarve ishte mbi 200 në ditë. Kjo ka bërë që të diskutohet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-11T17:14:21+02:00 Policia nuk mund ta gjejë gjykatësin e shkarkuar Vlladimir Pançevski dhe ta arrestojë, pasi gjykata e Velesit i shqiptoi masën e paraburgimit pasi nëntë muaj nuk u paraqit në gjykim për rastin Akmis dhe kurdisjen e lëndëve te gjykatës të përshtatshëm, gjatë kohës kur ai ishte kryetarë i Gjykatës penale. Nga MPB zyrtarisht njoftojnë se për momentin Pançevski është i pakapshëm dhe se policia e kërkon atë ne më shumë lokacione. Pançevski akuzohet se në periudhën nga janari i vitit 2013 deri në shtator të vitit 2016 ka ndikuar në shpërndarjen elektronike të lëndëve, ka dhënë urdhra dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-11T16:25:37+02:00 Puna e përmbaruesve u gjet edhe në këto programe partiake për zgjedhjet parlamentare. Partitë politike njoftojnë një ulje në shpërblimet ose fitimet e përmbaruesve dhe noterëve kur nëpërmjet përmbarimit paguajnë borxhet nga qytetarët dhe kompanitë. Nga VMRO-DPMNE thonë se ata do të ndalojnë akumulimin e interesit në borxhe. “Paprekshmëria e shtëpisë do të thotë që shtëpia nuk mund t’i nënshtrohet përmbarimit në asnjë procedurë. Arsyeja është se maqedonasit janë pronarë të këtij vendi dhe shtëpia është një gjë e shenjtë për maqedonasit, si dhe për të gjithë qytetarët”, tha Toni Menkinoski -VMRO-DPMNE. Për më shumë se dhjetë ditë,…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-11T16:17:44+02:00 Në vend të kabinave për kontroll të udhëtarëve, në vendin ku duhej të ndërtohej kufiri LLojan-Miratoc, sot gjendet vetëm se një grumbull me dhe për pengimin e kalimeve. “As ratifikimi i marrëveshjes në Kuvendin e Maqedonisë dhe Kuvendin e Serbisë nuk arriti të dëshmojë të kundërtën e asaj që kishte paraparë plaku vizionar nga Llojani i cili kishte deklaruar se ky vendkalim kufitar nuk do të hapet asnjëherë”. Për banorët e fshatit Llojan kjo është një gënjeshtër e radhës. “20-30 vite, sa do që thua. Se 20 vite na gënjejnë dhe vazhdojnë të na gënjejnë edhe sot. As…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-11T16:03:38+02:00 Prokuroria Speciale, rastet dhe hetimet e tyre, janë pjesë e një “bombe” të re të publikuar. Dëgjohet zëri i Zoran Zaevit. Dy minuta dhe 11 sekonda ai flet vetëm për ligjin e prokurorisë, akuzat aktive të PSP-së, por edhe për hetimet për rastin “Talir 2” për ndërtimin e selisë së VMRO – DPMNE-së, dhe rastin “Regjistrimi” ku i dyshuari është lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. “Talir 2 po bie, bie edhe “Poshtenska Banka ” po bien një sërë rastesh, bie edhe rasti i Ali Ahmetit dhe pothuajse i gjithë rreziku është ky”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-11T15:53:38+02:00 Në Dibër, nga disa orë në ditë nuk ka ujë të pijshëm. Situata më kritike është në të ashtuquajturin rajonin e tretë dhe në vendbanimet Venec 1 dhe Venec 2, si dhe në ndërtesat më të larta të banimit. Banorët thonë se i gjithë qyteti nuk ka ujë pothuajse çdo ditë, zakonisht mes orës 13:00 dhe 17:00, dhe në disa pjesë edhe më gjatë. Ky është një problem që ka vazhduar për shumë vite. Dibranët thonë se partitë kanë premtuar vite me radhë se problemi do të zgjidhet, por gjithçka që mbetet është një premtim. “Nuk e di…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-11T15:50:15+02:00 Një përpjekje e tretë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të kompletuar këshillat zgjedhor pasi pothuajse 50% e punonjësve shëndetësorë, që do të kryejnë votimin për pacientët me Kovid 19 dhe personat e izoluar, kërkuan të përjashtohen. Afatin e përfundimit të kësaj detyre, KSHZ do ta përmbushë deri në fund të ditës, thekson anëtari i KSHZ-së Boris Kondarko. Sot, bëhet dhe përfundon përzgjedhja e fundit për përjashtimin dhe emërimin e të rinjve, në vend të atyre që kërkuan largim dhe për të cilën ka pasur bazë për këtë. Është e saktë se afati kohor është i ngushtë, afatet…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-11T15:37:21+02:00 “Herë premtohej ndërtim i objektit të ri e herë dislokim të objektet e ish-kazermave të Kumanovës, por nuk u bë asgjë për të ndryshuar statusin e mjerueshëm të Gjimnazit dhe Shkollës së mesme teknike. Mungesën e vullnetit dhe neglizhencën institucionet e arsyetonin me konfliktin e kompetencave, për të cilin për vite me radhë nuk u gjet gjuhë e përbashkët”. Që të jetë ironia edhe më e madhe, ministri i arsimit Arbër Ademi i cili shkollimin e mesëm e ka kryer në këtë gjimnaz, vitin e kaluar kishte thënë se objektet e ish kazermës, ku ishte paraparë dislokimi i…

Lexo më Shumë