Alsat 2020-07-12T10:28:03+02:00
Gjatë natës së kaluar (11/12.07.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse janë regjistruar 251 shkelje. Ministria për Punë të Brendshme apelon deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.