Alsat 2020-07-10T15:47:28+02:00 Vendi shënon edhe një rekord me raste të reja me të infektuar nga Covid19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 205 persona të infektuar, ose 12% nga gjithsej 1728 teste të realizuara. Ndërsa jetën e kanë humbur 6 persona, prej të cilëve 4 nga Shkupi dhe dy nga Gostivari. Është regjistruar gjithashtu edhe numër i madh i të shëruarve. Në 24 orët e fundit listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 336 persona. Shkupi vazhdon të mbetet vendi me më shumë raste të reja të të infektuarve. Por edhe me raste që janë shëruar. Në 24…
Author: almakos
Alsat 2020-07-10T15:39:03+02:00 “Vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që shtetasve të Kosovës, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi, t’u kërkohet test PCR nëse duan të vizitojnë vendin tonë, ka ndikuar dukshëm në uljen e fluksit. Disa nga vizitorët këtë vendim e quajnë të drejtë, megjithatë disa të tjetër e vlerësojnë si të padrejtë”. Gjatë dy ditëve të fundit dhjetëra vetura janë kthyer mbrapsht në pikë kalimin kufitar në Bllacë. Numri i qytetarëve të painformuar ishte i lartë, disa madje kishin bërë testin e gabuar. “Kjo është normale dhe është gjë e mirë. Unë kështu mendoj, se çdo…
Alsat 2020-07-10T15:24:58+02:00 Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë mbrëmë në Shkup se si parti kanë mundësinë dhe guximin që të përballen me tema të mëdha. Ai ka shtuar se këtë e dëshmojnë sukseset e arritura për 18 vite në politikë, por edhe përmbyllja e çështjeve më të fundit të cilat hapën rrugën e integrimit të vendit në BE. “Ne përmbyllëm çështje madhore që vendin e bëjnë më stabil, më të qëndrueshëm. Përmbyllëm një aspiratë të kahershme të shqiptarëve, anëtarësimin e vendit në NATO, hapëm negociatat për anëtarësim në BE, u bë marrëveshja për fqinjësi me Bullgarinë”, deklaroi.
Alsat 2020-07-10T15:08:51+02:00 Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, para banorëve të Shutkës deklaroi se gjatë qeverisjes, me guxim ka marrë vendime të rëndësishme që vendi të jetë anëtar i NATO-s dhe të hapë rrugën evropiane. Zaev shtoi se me guxim të madh ka luftuar që të gjitha etnitetet të jenë të barabarta në vend dhe të bashkuara. “Të gjitha fjalët më të ndyra për 11 vite, ndarja e ndihmave sociale vetëm përmes shtabit të VMRO-DPMNE-së, subvencione përmes shtabit të VMRO-së, nëse je i varfër nuk je VMRO vdis! E si ashtu? Sot gjithçka është transparente, gjithçka dihet në shtet. Shumë punë…
Isa Mustafa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Përmes një postimi në “Facebook” Mustafa ka bërë të ditur se nuk ka asnjë shqetesim shendetesor, përveç një plogështie. Fatmirësisht ai njofton se anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Teksa njofton se në ditët në vazhdim do të qëndrojë i izoluar, Mustafa apelon qytetarët për kujdes maksimal. “Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te…
Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 205 raste të reja të të infektuarve me Kovid 19. Ndërkohë që numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve dhe shënon 336. Sipas raportit gjatë 24 orëve të fundit kanë nderuar jetë edhe 6 pacientë të prekur nga Kovid-19
Alsat 2020-07-10T14:36:43+02:00 Banorët e Dibrës janë zhgënjyer nga qëndrimi i shtetit ndaj qytetit të tyre, por edhe nga partia shqiptare BDI, e cila ka 18 vjet në pushtet në vend. Ata thonë se Dibra është kthyer në një zorrë qorre në këtë pjesë të vendit. Infrastruktura është në një gjendje të palakmueshme, dhe dibranët thonë që nuk ka ndonjë projekt të madh kapital, pavarësisht paralajmërimeve të shumta në programin BDI, për Dibrën për periudhën 2016-2020. Nga gjithsej gjashtë projektet me vlerë rreth 3 milion euro për Dibrën, që BDI premtoi në zgjedhjet e mëparshme parlamentare, ndër ato pak që u…
Autoritetet në Kosovë thanë të enjten se ka arritur në 94 numri i viktimave nga koornavirusi. Në 24 orët e fundit tetë persona humbën jetën ndërsa 207 nga 401 të testuar dolën se janë të infektuar. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se Prishtina me 77 veta ka numrin më të lartë të rasteve konfirmuara në 24 orët e fundit, ndërsa pasohet nga komuna e Gjilanit me 27 raste, komuna e Prizrenit me 22 raste, komuna e Fushë Kosovës me 11 raste, komuna e Lipjanit me 9 raste, komuna e Gjakovës me 8 raste, komuna e Skenderajt me 7 raste,…
Një ditë më parë në Kosovë është konfirmuar rasti i parë me COVID-19 te një i porsalindur. Kryetarja e Shoqatës së Neonatologeve në Kosovë, Burbuqe Skenderi bëri të ditur se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. “Gjendja shëndetësore e foshnjës e cila ka rezultuar dje pozitiv me COVID-19, është e mirë”, deklaroi ajo, shkruan Telegrafi. Shoqata e Neonatologeve të Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm, pasi që virusi nuk zgjedh moshë. Ndryshe, dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 207 raste të reja pozitive me COVID-19, duke çuar në 4 mijë e 307 numrin e personave…
Gjatë natës së kaluar (09/10.07.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me masën për mos-mbajtjen e maskës mbrojtëse janë regjistruar 422 shkelje. Ministria për Punë të Brendshme apelon deri tek qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të zhvillojnë sot një “samit virtual”, që do të ndërmjetësohet nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ky samit, që do të zhvillohet përmes një video-lidhje, ka për qëllim uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nga Zyra e Macronit bëhet e ditur se ky është një samit franko-gjerman dhe i BE-së. BE-ja në këtë samit do të përfaqësohet nga përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell. Mbajtja e këtij samiti të Parisit dhe dialogu në Bruksel vjen pas shtyrjes të një takimi ndërmjet Kosovës dhe…
Alsat 2020-07-10T08:11:29+02:00 Fushata parazgjedhore përfundon më 12 korrik në orën 24:00 kur edhe zyrtarisht fillon heshtja parazgjedhore, ndërsa deri atëherë partitë politike dhe koalicionet pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare intensivisht në takime me qytetarë tentojnë t’ua sqarojnë programet e veta zgjedhore dhe me premtime për përmbushjen e tyre, në përpjekje që ta fitojnë besimin më 15 korrik. Në përfundim të fushatës zgjedhore pothuajse çdo ditë publikohet edhe të ashtuquajturat “audio bomba”, përmes të cilave zhvillohet edhe një betejë tjetër për fitore më 15 korrik.

