Author: almakos

Alsat 2020-07-11T14:52:48+02:00 Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në tubimin qendror nga Tetova deklaroi se do të vazhdojnë të punojnë në realizimin e kapitujve të rij që çojnë vendin në BE. Ahmeti shtoi se është i sigurt që do të mund të vazhdojnë të realizojnë premtimet e dhëna, pasi ka besim të madh te kuadrot dhe anëtarët e BDI-së, të cilët i cilëson si pasuri kombëtare. “Do vazhdojmë të punojmë për kapitullin e ri që kemi hapur, për kapitull që ua forcon dinjitetin, mirëqenien, ekonominë të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Ky vend në NATO, ky vend, vendin e ka në…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-11T10:58:08+02:00 Masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse  gjatë 24 orëve të kaluara nuk e kanë respektuar 357 qytetarë, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme, nga ku apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga qeveria e që kanë për qëllim mbrojtjen nga koronavirusi.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-11T10:17:29+02:00 Numër më të lartë të rasteve të reja me koronavirus ka regjistruar dje Instituti për Shëndet Publik. Me 205 rastet e sapoevidentuara nga të cilat sërish më së shumti ka në Shkup, numri i tërësishëm i rasteve të reja nga fillimi i pandemisë, deri tani në shtet arriti 7.777. Sipas të dhënave, janë regjistruar edhe numër rekord prej 336 personave të shëruar, numri i tërësishëm i të cilëve arrin 3.960, ndërsa gjithsej kanë vdekur 368 pacientë. Mes të shëruarve është edhe një pacient 20 vjeçar te i cili koronavirusi ka shkaktuar ndezje në tru. Ky është rasti i…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-11T10:06:56+02:00 Fushata parazgjedhore përfundon nesër në orën 24 kur edhe zyrtarisht fillon heshtja parazgjedhore. Edhe sot e nesër partitë politike dhe koalicionet pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbajnë takime me qytetarët, në të cilat ua prezantojnë programet e tyre zgjedhore me të cilat duan ta fitojnë besimin e tyre më 15 korrik. Të gjithë para qytetarëve premtojnë drejtësi e cila do të funksionojë në mënyrë transparente dhe joselektive, zhvillim të ekonomisë, standard më të mirë të jetës për të gjithë.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-11T08:00:24+02:00 Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare. Pasdite kryesisht në rajonet malore do të ketë kushte për paraqitjen e jostabilitetit të izoluar me paraqitjen e shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave të rralla. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 29 deri në 36 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 9. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare verilindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 16,…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-10T20:28:20+02:00 Gjykata e Velesit ka vendosur  sot masën e paraburgimit për ish-kryetarin e Gjykatës Penale, Vladimir Pancevski. Këtë informacion për herë të parë u bë i ditur nga Koalicioni Të Gjithë për një Gjykim të Drejtë. Paraburgimi u dha për të siguruar praninë e tij në gjykimin për lëndën “AKMIS”. Pancevski nuk u paraqit në seancën e sotme dhe as mbrojtësi i tij nuk ishte i pranishëm. Gjyqi i kësaj çështje për abuzim me sistemin AKMIS është dashur të fillojë në vjeshtë, por deri më tani ky gjyq nuk ka filluar ende.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-10T18:12:11+02:00 Në Ohër pasdite filloi rrënimi i bazamentit të betonit i këshilltarit të BDI-së në komunën e Ohrit, Nefi Useini. Kjo është pjesë e aksionit të komunës për largimin e të gjitha objekteve të paligjshme që ishte si rekomandim edhe nga UNESKO që qyteti të pastrojë gjithë brezin përgjatë bregut të liqenit nga ndërtimet e paligjshme. Platforma e Useinit u ndërtua para rreth një viti dhe gjendet vetëm 500 metra nga bregu i liqenit. Useini thotë se është akuzuar në mënyrë të panevojshme si fajtori kryesor për rrezikimin e statusit të UNESKOS. Ai kërkoi që Komuna t’u ndihmojë të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-10T17:19:18+02:00 Kreu i LSDM-së Zoran Zaev reagoi për audio incizimin e publikuar sot. BDI nuk vlen pesë para në tregun e votave. Ky është qëndrimi im sot, ishte qëndrimi im edhe atëherë, në kohën kur u inçizua biseda e publikuar sot, ka shkruar Zaev. “Kishin 20 deputetë, u përgjysmuan në 10, në këto zgjedhje do të kenë edhe më pak. Më 27 prill 2017, duke rrezikuar jetën time në mbrojta jetën e Talat Xhaferit. Kam treguar dhe dëshmuar dashurinë dhe respektin tim për shqiptarët me vepra. E sollëm Ligjin për gjuhët, kam qenë i pari që u kam bërë…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=LuSMbepE53k&feature=emb_title Alsat 2020-07-10T16:26:27+02:00 Mandatet e Qeverive nisin e mbarojnë, por jo edhe punimet në rrugën 12 kilometërshe Shkup-Bllacë. BDI-ja po e përfundon edhe një mandat në Qeveri, me premtimin e parealizuar për autostradën që lidh vendin me Kosovën. “Në këtë territor në të cilin duhet të ndërtohet autostrada e shumëpremtuar për tashmë sa vite Shkup-Bllacë nuk ka asnjë makineri duke punuar edhe pse tashmë sa vite bëhet një premtim i tillë. Në pjesën e Maqedonisë së Veriut ende ka probleme me shpronësimin e tokave. Më mirë këtë situatë e sqarojnë vet banorët e fshatit Bllacë të cilët thonë se janë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-10T16:16:35+02:00 Qeveria publikoi udhëzimet se si shtetasit e Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës do të mund të tranzitojnë ose qëndrojnë përkohësisht në vendin tonë. Gjatë hyrjes në kufi për në aeroportin e Shkupit apo Ohrit, nuk iu kërkohet test PCR por vetëm të nënshkruajnë deklaratë për tranzitim, sipas së cilës obligohen ta lëshojnë vendin për 3 orë. Gjatë hyrjes në kufirin ujor, me qëllim daljen në vendkalimin kufitar për komunikacion ajror nga aeroporti i Shkupit apo Ohrit, do të duhet të tregojnë biletën elektronike dhe të nënshkruajnë deklaratën për tranzitim. Shtetasve të 4 vendeve që kanë rregulluar…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-10T16:08:03+02:00 Qeveria ka shkelë rregullat e zgjedhjeve, kur transferoi para nga buxheti në llogaritë e OJQ-ve. Komisioni në bazë ankesës së VMRO DPMNE-së dhe koalicionit, konstatoi se ndihma financiare që ishte menduar për projekte që lidhen me tejkalimin e krizës nga Kovid19, në vlerë prej 500 mijë euro, nuk duhet të ishte paguar në periudhën parazgjedhore. Zyrtarët e antikorrupsionit do të paraqesin nismë pranë KSHZ-së, për ngritje të përgjegjësisë para gjykatës kompetente. Duke pas parasysh se në kontratë është caktuar se pagesa duhet të bëhet në afat prej 30 ditëve, ndërsa kontratat janë lidhur më 19 qershor, do të…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-07-10T16:00:44+02:00 Në kanalin “Ripërtëritja e regjimit” në Youtube është publikuar përgjim i ri, në të cilin dëgjohen zërat e Milloshoskit dhe Jankulloskës të VMRO DPMNE që flasin se si të rrokulliset një kamion me rërë në rrugë, që të pengohet lëvizja e votuesve shqiptarë, që kanë ardhur nga Diaspora me avion. “Jankulloska: Prej 5 deri 5:30, dogana t’i vonojë, bagazhi , ajo kjo…avioni i parë është me banorë të Strugës, sado që t’i mbash do të arrijnë, edhe nëse nisen në këmbë. Tani po flas për avionin e dytë. Pak ne, trafiku…pak diçka tjetër… A.M: Po, çdo gjë nga…

Lexo më Shumë