Alsat 2020-07-14T08:19:36+02:00 Dita e dytë e votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Votojnë të sëmurit, të pafuqishmit, të sëmurët kronikë, të burgosurit, personat në arrest shtëpiak, në shtëpitë e pleqve dhe gjashtë persona të shpërngulur brenda vendit. Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) të publikuara në ueb-faqen e tyre, sot votojnë 8.855 të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe të sëmurë kronikë kërkesat e të cilëve janë pranuar nga KKZ. Më së shumti të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim janë regjistruar në Prilep dhe në Kërçovë nga 486 qytetarë, pastaj në Strumicë – 465, në…
Author: almakos
Alsat 2020-07-14T08:00:19+02:00 Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Pasdite në pjesët jugore do të ketë vranësira të mëdha dhe kushte për reshje afatshkurtra. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 17, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 29 gradë. UV = 8 Në Shkup do të mbaj mot me diell dhe me vranësira mesatare. Temperatura minimale do të bie në 13, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 29 gradë.
Alsat 2020-07-13T21:27:54+02:00 Gjithsej 723 persona të sëmurë me Covid-19 ose në vetizolim kanë shfrytëzuar sot të drejtën e tyre të votës, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Kreu i KSHZ-së, Oliver Derkovski sqaroi se më herët ishte paralajmëruar që sot do të votojnë 759 persona, por që sipas tij numri i ankesave nga qytetarët ka bërë që ky numër të ndryshojë. KSHZ njofton se nuk do të publikojë rezultate nga votimi i sotëm dhe votimi i nesërm por që do të bëhen të ditura vetëm numrat e pjesëmarrësve. “Nga votimi i sotëm, publikojmë vetëm pjesëmarrjen, jo numrat. Fletëvotimet mbeten të…
Alsat 2020-07-13T21:23:08+02:00 Gjithsej 723 persona të sëmurë me Covid-19 ose në vetizolim kanë shfrytëzuar sot të drejtën e tyre të votës, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Kreu i KSHZ-së, Oliver Derkovski sqaroi se më herët ishte paralajmëruar që sot do të votojnë 759 persona, por që sipas numri i ankesave nga qytetarët ka bërë që ky numër të ndryshojë. KSHZ njofton se nuk do të publikojë rezultate nga votimi i sotëm dhe votimi i nesërm por që do të bëhen të ditura vetëm numrat e pjesëmarrësve. “Nga votimi i sotëm, publikojmë vetëm pjesëmarrjen, jo numrat. Fletëvotimet mbeten të mbyllura…
Pas thuajse gjashtë orësh Hashim Thaçi ka dalë nga Gjykata e Hagës. Presidenti u mor në pyetje që prej paradites, dhe tashmë ka lënë ambjentet e gjykatës. Bëhet me dije se Hashim Thaçi do të merret sërish nesër në pyetje.
Alsat 2020-07-13T19:29:59+02:00 Gjithsej 52 njësi të plazmës konvalescente për trajtim të pacientëve me KOVID-19 janë siguruar deri më tani, ndërsa vetëm gjatë ditës së sotme gjashtë persona dhuruan plazmë gjaku, katër prej të cilëve nga Shtipi dhe dy nga Prilepi, informojnë nga Instituti për mjekësi të transfuzionit. Sipas drejtorit të Institutit për mjekësi të transfuzionit, Sedulla Useini, plazma e dhuruar është pjesë e gjakut i cili kompensohet shpejtë, ndërsa përmban antitrupa të cilët mund të shfrytëzohen në asgjësimin e sëmundjes tek një person tjetër me Kovid-19. “Mes këtyre 52 njësi të plazmës konvalescvente, janë dhuruar nëntë njësi gjak përmes plazmoferezës,…
Alsat 2020-07-13T19:23:53+02:00 Qeveria gjatë ditës së sotme, respektivisht në mbledhjen e 76 miratoi informacionin që i mundëson Maqedonisë së Veriut të bëhet pjesë e furnizimit global me vaksinës kundër Covid-19, përmes mekanizmit COVAX. Qeveria ka autorizuar ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe të nënshkruaj deklaratën jo të detyrueshme që shpreh synimet e vendit për t’u bashkuar me mekanizmin COVAX, dhe për të marrë pjesë në diskutimet konsultative mbi hartimin dhe parimet e funksionimit të mekanizmit, të cilat pritet të mbahen më vonë gjatë këtij muaji.
Pamje të pa-publikuara më parë nga zhvillimet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. – Momenti kur brutalisht u rrah Zijadin Sela. Pamje të papublikuara më parë – Momenti kur brutalisht u rrah Zijadin Sela në parlamentin maqedonas Publiée par Zëri Shqiptar sur Lundi 13 juillet 2020
Alsat 2020-07-13T16:27:05+02:00 Prokuroria Themelore Publike Ohër nga ngritur procedurë dhe ka parashtruar propozim për caktimin e masës paraburgim për shkupjanin 32 vjeçar, i cili më 10 korrik të vitit 2020 në autokampin Gradishtë në Ohër ka ushtruar dhunë mbi tre persona. “Gjykata Themelore në Ohër e ka pranuar propozimin e Prokurorisë, dhe me vendim personit të dyshuar i është caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej tetë ditëve”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë Publike. Siç informojnë nga Prokuroria Publike, i dyshuari ka kryer sulm mbi të dëmtuarit me thikë dhe shkop druri, me të cilat u ka shkaktuar lëndime trupore, ndërsa në…
Alsat 2020-07-13T15:54:49+02:00 Vendi regjistron më shumë të shëruar se të infektuar. 123 persona e kanë fituar betejën me virusin korona, ndërsa 88 kanë rezultuar pozitiv nga 973 teste të kryera. Prej tyre, 30 janë në Shkup, 13 në Shtip dhe 11 në Strugë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 8197, ndërsa aktive janë 3486 raste. Numër më të lartë të të shëruarve ka regjistruar Shkupi, përkatësisht 70. Më raportin e fundit, numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti në 4326. Ministri Filipçe nga Sveti Nikolla tha se ka një rritje të rasteve të reja gjatë ditëve të fundit në…
Alsat 2020-07-13T15:44:11+02:00 Anti- korrupsioni do t’i monitoroj veprimet e politikanëve gjatë zgjedhjeve. Komisioni Shtetëror për Pengimin e Korrupsionit do të nis procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë për ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe ndërsa për sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski do të inicioj procedurë kundërvajtëse. Pranë Komisionit kundër korrupsionit, nga shpallja e zgjedhjeve në shkurt e deri më sot, kanë arritur 22 paraqitje nga qytetarë për shkeljen e dispozitave të neni 8-a nga Kodi Zgjedhor. Në ankesa ka dyshime se hapësira të zyrave dhe pajisje, por edhe automobila shtetërore zyrtar janë përdorur për fushatë zgjedhore. Qytetarët gjithashtu kanë denoncuar…
Një sërë masash të reja ka vendosur qeveria e Kosovës, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit. Në mbledhjen e mbajtur sot, ekzekutivi vendosi që mbajtja e maskave të jetë e detyrueshme për të gjithë qytetarët e vendit, ndërsa të moshuarit do të kenë orar të caktuar se kur mund të lëvizin. Në mbledhje u vendos po ashtu që qytetarët nga Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi, duhet të paraqesin një test negativ për koronavirusin i cili të jetë jo më të vjetër se 72 orë. U caktua dhe orari i kufizimit të lëvizjes…

