Alsat 2020-07-13T19:23:53+02:00
Qeveria gjatë ditës së sotme, respektivisht në mbledhjen e 76 miratoi informacionin që i mundëson Maqedonisë së Veriut të bëhet pjesë e furnizimit global me vaksinës kundër Covid-19, përmes mekanizmit COVAX.
Qeveria ka autorizuar ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe të nënshkruaj deklaratën jo të detyrueshme që shpreh synimet e vendit për t’u bashkuar me mekanizmin COVAX, dhe për të marrë pjesë në diskutimet konsultative mbi hartimin dhe parimet e funksionimit të mekanizmit, të cilat pritet të mbahen më vonë gjatë këtij muaji.