Alsat 2020-07-15T08:44:03+02:00
Ka filluar votimi në rajonin e Kumanovës, njoftojnë nga Komisionet Komunale Zgjedhore. Të drejtë vote në Kumanovë kanë 92.167 votues, ka njoftuar kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Dragan Jovanovski. 167 Këshillat Zgjedhor janë të gatshëm për zbatimin e zgjedhjeve.
Kryetari i Këshillit Komunal Zgjedhor, Lirim Jashari informon se në Komunë të drejtë vote kanë 25.632 votues të cilët do të votojnë në 36 vendvotime.



