Alsat 2020-07-15T08:31:26+02:00
Të gjitha vendvotimet në komunat Strumicë, Radovish, Vasilevë, Bosilovë, Novosellë dhe Konçe janë hapur në orën 07:00 dhe votimi zhvillohet pa asnjë problem në përputhje me protokollet shëndetësore, njoftojnë komisionet zgjedhore komunale.
Të drejtë të votojnë në këto gjashtë komuna kanë 110.229 qytetarë në 198 vendvotime.
Në këto komuna, qytetarët zgjedhin deputetë nga listat e kandidatëve të paraqitura në NJ.Z. 4, ku 12 parti dhe koalicione kërkojnë votën e qytetarëve.



