Alsat 01.09.2020 08:22 Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane sot në mëngjes është rritur, kumtoi LAMM. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, përveç në vendkalimin kufitarë Qafë Thanë, ku vërehet rritje e frekuentimit, ndërsa pritjet janë rreth 30 minuta. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë…
Author: almakos
Alsat 31.08.2020 19:14 Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka zhvilluar protestën e radhës sot pasdite kundër mësimit online të vendosur nga Ministria e Arsimit. Nxënësit në protestën e sotme kërkuan edhe një herë që këtë fillim viti shkollor të ulen në bankat e shkollës dhe procesi të jetë i kombinuar, me prezencë dhe online. Unioni insiston në zhvillimin e procesit mësimor me model të kombinuar varësisht kushteve epidemiologjike që do të jetë në vend. Protesta ka filluar në orën 17:30 minuta para Ministrisë së Arsimit dhe ka përfunduar një orë më pas para Qeverisë. Në protesta ishin të…
Alsat 31.08.2020 18:38 Nismëtarët për kongres të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së fajësojnë Mickoskin për fitoret e Zaevit. Në reagimin e tyre ata shprehin keqardhje që Mickoski nuk mblodhi forcë dhe kapacitet demokratik ta ofrojë dorëheqjen e tij para anëtarëve të partisë. “Anëtarësia më mirë e din se fajtori kryesorë që Zoran Zaev për herë të dytë bëhet kryeministër është Hristijan Mickoski. Përgjegjësi dhe kongres të jashtëzakonshëm duhet të ketë patjetër. Skenari më i dëshiruar i Zaevit është që Mickoski të vazhdojë ta drejtojë partinë në humbje të reja dhe pas çdo humbje të shpallë fitore dhe të arsyetohet për lëshimet.” –…
Alsat 31.08.2020 18:14 Nxënësit e shkollave të mesme, ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më herët, sot pasdite janë mbledhur para Qeverisë për të protestuar kundër mësimit online. Ata kërkojnë mësim të kombinuar, me prezencë fizike+online. Nxënësit e pranishëm në protestë thonë se nuk kanë për të lejuar të ndodhë një gjë të tillë, prandaj kërkojnë me çdo kusht për mësim të kombinuar, në të kundërt nga 1 tetori ata do të bojkotojnë mësimin online. Ata thonë se nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen nga institucionet, do të vazhdojnë protestat e tyre edhe më fuqishëm duke i përshkallëzuar protestat në të…
Është nisur sot për në Washington delegacioni i Republikës së Kosovëë kryesuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, i cili pritet të marrë pjesë në Shtëpinë e Bardhe për takimin e 4 shtatorit përballë Serbisë. Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, Xhavit Beqiri – Këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti ndërsa thotë se pala kosovare udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës mëngjesin e kësaj të hëne. Kryeministri Avdullah Hoti do të jetë kryesues i këtij delegacioni, ndërsa pjesë e ekipit në tavolinën e dialogut do të jenë edhe disa zyrtarë tjerë të qeverisë. Bëhet fjalë për dy zëvendëskryeministrat, Driton Selmanajn dhe Albulena…
Alsat 31.08.2020 15:46 Banorët e Shkupit edhe këtë verë ballafaqohen me pickime të mushkonjave. Qyteti i Shkupit ndërmerr aksionin e pestë për asgjësimin e insekteve. Këtë herë spërkatja do të bëhet për mushkonjat e mëdha e jo edhe për lavrat. Prej sot, spërkatet me automobil nëpër rrugët e Shkupit pasi për këtë vit, ka mbaruar spërkatja nga avioni. Sipas marrëveshjes së Qytetit, spërkatja kundër mushkonjave të mëdha do të mbarojë këtë javë kurse në Shkup këtë verë do të mund të bëhet edhe një spërkatje, për asgjësimin e lavrave të mushkonjave. Nëse ka nevojë për spërkatje shtesë, duhet të bëhet…
Alsat 31.08.2020 15:28 Edhe pse nuk pritej, pandemia nuk ka penguar që sezoni turistik në Ohër dhe Strugë të vazhdoj edhe në ditën e fundit të gushit. Plazhet përgjatë Liqenit të Ohrit ishin përplot sikur edhe hotelet e apartamenteve private, sidomos këtë fundjavë ku nuk kishte vende të lira. Mijëra vizitorë nga vendi kanë vërshuar Ohrin dhe Strugën sikur edhe gjatë gjithë muajit gusht. Arsyeja për këtë është moti akoma i nxehtë, por edhe shtyrja e fillimit të vitit shkollor. “Njerëzit nuk kanë ku tjetër të shkojnë kështu që vijnë në plazhet tona. Çdo vit vijmë dhe qëndrojmë një kohë…
Alsat 31.08.2020 14:53 Ulje rekorde e të prekurve me Covid-19 është regjistruar në vend brenda 24 orëve të fundit. Nga 450 testet e kryera, vetëm 11 janë diagnostikuar pozitiv me virusin korona ose 2,4%, shifër e cila nuk ka qenë kaq e ulët prej muajsh. Sipas qyteteve, me më shumë raste Ministria e Shëndetësisë renditë në listë Shkupin me 3 raste të reja dhe nga një rast në Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Berovë, Vinicë dhe Dellçevë. Janë shëruar 95 persona, ndërsa kanë vdekur 3 pacientë. Në kushte spitalore ndërroi jetë pacienti 51 vjeç nga Gostivari, pacienti 65 vjeç…
Alsat 31.08.2020 14:22 Këto dyer të thyera janë gjurmët e aksionit policorë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kumanovë. Policia arrestoi tre shtetas nën dyshimit për veprimtari të ekstremizmit të dhunshëm. Sipas burimeve ende të pakonfirmuara të hetuesisë, për disa muaj është gjurmuar kjo celulë, siç e quajnë terroriste, ndërkaq janë gjetur edhe armë e lëndë shpërthyese. Jo zyrtarisht, dyshohej se përgatitej një sulm detonatorësh. Nga Ministria e Brendshme thonë se aksioni u zhvillua nga Njësiti anti-terror, sipas koordinimit të inteligjencës ndërkombëtare në luftën kundër organizatave të armatosura terroriste. Aksioni u zhvillua në disa lokacione të Kumanovës dhe Shkupit. Familjarët…
Alsat 31.08.2020 14:02 Qeverinë e re e pret vjeshtë e nxehtë, paralajmëroi kreu i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski. Sipas tij, kuadrot e pushtetit të ri janë të vjetër, të harxhuar, të komprometuar dhe me premtime të parealizuara. Një nga betejat do të zhvillohet në Kuvend. Si VMRO-DPMNE pa kompromis do t’u kundërvihemi politikave anti-reformuese, korruptuese dhe kriminale që i pres sepse nga programi i Qeverisë nuk pash asgjë që ofron zhvillim ose ballafaqim me krizën që është para nesh. Sot kemi takim të Komitetit Ekzekutiv dhe do të fillojmë diskutimin rreth strategjisë se çfarë vjeshte na pret por besoni do…
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë ka kërkuar sërish shtyrjen e rifillimit të mësimit. Sekretari i SBAShK-ut, Ymer Ymeri është shprehur për “Ekonomia Online”, se shtyrja e vitit shkollot është bërë me qëllim që të ruhen nxënësit dhe mësuesit. “Pas rekomandimeve të IKSHPK-së të cilët Ministria e Arsimit i ka shndërruar si obligative për t’u zbatuar nëpër shkolla tona dhe pas një vlerësimi që kemi marrë me drejtorë komunal, kemi vërejtur nuk janë përgatitjet e nevojshme që të zbatohen masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së, pra kemi bërë apel te MASh për një mirëkuptim të shtyrjes të…
Alsat 31.08.2020 12:37 Ministrat shqiptarë në kabinetin qeveritarë të Zaevit, pak para takimit me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, realizuan një takim që sipas zv. Kryeministrit Artan Grubi kishte për qëllim koordinimin në prag të takimit me presidenti e shtetit. “Kishim një takim koordinativ me të gjithë ministrat që vijnë nga radhët e BDI-së, takim para se të shkojmë në takimin me presidentin e shtetit. Bashkë konstatuam se do të punojmë dhe do të bëjmë përpjekje maksimale për të zbatuar programin të cilin e miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Artan Grubi, zv. Kryeministër. “Jemi një trup, që do…

