Alsat 02.09.2020 10:20 Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dëshmon sot para Gjykatës Speciale në Kosovë. Ahmeti është thirrur nga kjo gjykatë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998-1999. Kreu i BDI-së kohë më parë konfirmoi se ka pranuar ftesën e prokurorëve që po hetojnë krimet e kohës së luftës dhe pasluftës nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit”,…
Author: almakos
Alsat 02.09.2020 08:00 Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Përgjatë Luginës së Vardarit do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore dhe do të jetë dukshëm më freskët. Në pjesët lindore do të ketë kushte për shi të shkurtër të rrëmbyeshëm. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri në 33 gradë. UV indeksi do të jetë 7. Në Shkup, paradite moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa pasdite me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë…
Tetë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, teksa janë konfirmuar dhe 147 raste të reja. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Podujevë 19 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna…
Alsat 01.09.2020 16:02 Në vend të ziles e cila simbolizon fillimin e vitit të ri shkollor, në 1 shtator ministri i Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit shuan shpresat e nxënësve. Jo të gjithë do të mund të ulen në bankat shkollore në 1 tetor. Mësimi me prani fizike do të nis për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën, ndërsa fati i nxënësve të tjerë do të varet nga kushtet që kanë shkollat. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se modeli tashmë i miratuar nga Qeveria nuk është zgjidhje por mbrojtje më e mirë nga Covid 19. Ministrja…
Alsat 01.09.2020 15:34 Një ekip ekspertësh i Shoqatës aksionare për ekonomizimin për ujërat e vaditjes ka qëndruar në bjeshkët e fshatit Siniçan për të inspektuar terrenin, lidhur me rifillimin e punimeve për ujin e pijshëm për banorët e fshatit Siniçan. Pas kontrollit, ekipi pritet që nesër ta përgatisë raportin dhe të njëjtin ta dërgojë në Qeveri, tha drejtori i kësaj shoqate Ilmi Selami. Ekipi doli në teren me rekomandim të Qeverisë. Banorët nga ana tjetër po qëndrojnë akoma në bjeshkë duke pritur rifillimin e punëve për ujësjellësin e fshatit të tyre.
Alsat 01.09.2020 15:01 Reparti spitalor, departamentet poliklinike të pediatrisë dhe neonatologjisë dhe gjëndra emergjente 24/7 me tri njësitë e kujdesit intensiv neonatal, kardiokirurgjikal dhe pediatrik janë pjesë e spitalit të ri pediatrik që gjendet në kompleksin e spitalit klinik Acibadem Sistina. Spitali është i vetmi i këtij lloji në këtë rajon. Spitali disponon me shërbimet në ambulancë dhe shërbime spitalore pediatrike subspecialiste dhe është e qasshme për të gjithë pacientët, si dhe mundëson ndërhyrjet më të ndërlikuara pediatrike dhe ndërhyrjet kardikirurgjike të fëmijët. Qëllimi ynë është të avancojmë shërbimet për pacientët në Maqedoni dhe në rajon. Zgjerimi është 4 mijë…
Alsat 01.09.2020 14:33 Pas gjashtë muajsh ndërprerje, ka rinisur funksionimi i sistemit “Termini im”, jo vetëm për rastet urgjente apo të prekurit nga COVID-19, por për të gjithë pacientët. Gjatë mëngjesit në poliklinikën e “8 Shtatorit” janë paraqitur mbi 170 qytetarë, të cilët duhet të realizonin kontrolle shëndetësore. Pacientët që kishin termin të caktuara para pandemisë, do të jenë ndër të parët që to të kontrollohen. Funksionimi i klinikave dhe spitaleve për pranimin e pacientëve do të bëhet sipas të gjitha protokolleve ku përfshihet matja e temperaturës, mbajtja e maskave, kontrolle me orar të caktuar. Qytetarët duhet të tregohen të…
Alsat 01.09.2020 13:50 Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1665 teste, ndërsa janë regjistruar 115 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 dhe atë: Shkup-34, Kumanovë-10, Shtip-14, Prilep-15, Tetovë-3, Strugë-13, Manastir-4,Ohër-4, Gostivar-2, Kriva Pallank-1, Radovish-1, Krushev-1, Koçan-1, Probishtip-2, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-2, Vinicë-3, Dellçevë-1 dhe Sveti Nikollë-2. Ndërkohë Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 368 pacientë të shëruar: Shkup-64, Kumanovë-74, Dibër-28, Shtip-30, Prilep-5, Tetovë-48, Strug-9, Manastir-6, Ohër-3, Kavadar-20, Gostivar-36, Gjevgjeli-1, Strumic-4, Kriva Pallank-6, Radovish-1, Koçan-4, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-3, Kratov-1, Sveti Nikollë-9, Kërçovë-12, Negotinë-1. Ndërkohë që është shënuar vetëm një viktimë dhe…
Alsat 01.09.2020 12:56 Sot (01.09.2020) SPB Shkup, Njësia për krim ekonomik deri tek Prokuroria publike ka ngritur padi penale kundër M.A. 34 vjeçar, nën dyshimin se personi në fjalë është kryers i veprës penale “ndërtim i paligjshëm”, në bazë të Nenit 244-a nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë edhe kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se edhe Qeverisë së shpejti do të sjell vendime në bazë të të cilave do të mund të zgjidhet problemi me ndërtimin e paligjshëm që ndërtohet tek Mavrovasja në Shkup.
Alsat 01.09.2020 11:36 Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov pret që negociatat për anëtarësim në BE të fillojnë në dhjetor. Tha se kjo do të jetë edhe fokusi i punës së tij për 4 vitet e ardhshme, duke paralajmëruar reforma në Sekretariat, me çka ky institucion të jetë motor që do t’i jepe shtysë të gjitha reformave në vend. Dimitrov po ashtu paralajmëroi freskim të strukturës negociuese të vendit, në përputhje me metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së. Ndërsa Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani u zotua se prioritet i tij do të jetë axhenda evropiane e vendit, thellimi i…
Alsat 01.09.2020 11:30 “Para mikrofonave shtetëror nuk përgjigjem për çështje partiake, por Ali Ahmeti është ftuar në Hagë si dëshmitar”, deklaroi sot ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov me rastin e pranim-dorëzimit. Ndryshe kreu i BDI-së Ali Ahmeti nesër duhet të dëshmojë në Gjykatën speciale në Kosovë. Siç është njoftuar nga kabineti i tij, Ahmeti do të shkojë në Prishtinë të dëshmojë për rolin e tij në UÇK. Ahmeti, muajin e kaluar në profilin e tij në Fejsjbuk njoftoi se me ftesë të Gjykatës Speciale me…
Alsat 01.09.2020 10:06 Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 437 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë dh zbatojnë protokollet dhe masat e miratuara nga Qeveria dhe që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

