Alsat 04.09.2020 13:15 Paraditen e sotme në prani edhe të ministrit të Shëndetësisë, Venko Fiipçe, është bërë inagurimin i spitali modular te Klinika e Pulmologjisë në Shkup. Filipçe ndër të tjera tha se në janar pritet vala e re e CoVid-19. Po ashtu brenda 2 muajve do të jenë gati edhe 16 të tilla.
Author: almakos
Alsat 04.09.2020 11:57 Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherazi kryetar i Komunës së Gostivsrit, Arben Taravari, ka deklaruar se Qeveria i është vërsulur komunave ku udhëheq Aleanca për Shqiptarët dhe me çdo kusht t’i dëmtojë ato, duke iu dërguar për çdo ditë inspektorate të ndryshme komunës së Gostivarit, asaj të Vrapçishtit dhe Bogovinës. “Në vend që Qeveria të gjej çantën me 1.5 milion euro të Boki 13, të zbardh rastin e Maxhar Telekomit që kishte një përfundim në Gjykatën e Njy Jorkut, rastin e Den Donçevit, të kaubojve të BDI-së që gjuajnë nëpër dasma, por asgjë nuk…
Alsat 04.09.2020 10:01 Në 24 orët e fundit janë regjistruar 473 shkelje për mosmbajtjen e maskës. Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga virusi korona
Alsat 03.09.2020 18:05 Pas rreth 15 orë intervistimi nga Gjykata Speciale në zyrat e EULEX-it në Prishtinë, sot ka përfunduar marrja në pyetje në cilësi të dëshmitarit për kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Pas përfundimit të intervistimit në ditën e dytë, i cili zgjati për rreth shtatë orë, kryetari i BDI-së për shkak të procesit nuk ka dhënë detaje lidhur me atë për të cilën është marrë në pyetje, por tha se nga prokurorët specialë u mor në pyetje në cilësinë e dëshmitarit. Ahmeti: Nuk mund të ndaj informacione me opinionin “Intervistimi im ka zgjatur dy ditë…
Kosova ka shënuar një bilanc të rënduar viktimash nga COVID-19, pasi u konfirmuan 9 viktima në 24 orët e fundit. Lajm i mirë është se po në 24 orët e fundit është vënë re një rënie e kurbës së të infektuarve, pasi janë regjistrur vetëm 78 raste të reja. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 29 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani…
Ka vazhduar gjykimi për rastin “Monstra”. U dëgjua dëshmia e policit të propozuar si dëshmitarë i cili tha se nuk i kujtohet Haki Aziri duke mohuar dhunën ndaj tij. Ai më tej ka shtuar se ndaj të akuzuarit Aziri janë ndërmarrë vetëm veprime ligjore si arrestim dhe njoftim me të drejtat e tij në status të të pandehurit. Por familjarët akuzojnë për fshehje të provave duke shtuar se tashmë disa herë policët e thirrur në dëshmi deklarojnë se nuk i kujtohet rasti. Gjykimi vazhdon më 10 shtator.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Llapqevë të Malishevës, ku një burrë pasi ka plagosur djalin e tij ka marrë peng anëtarët e tjerë të familjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:40. Lajmi u konfirmua për Express nga drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta. “Rreth orës 22:40 policia është njoftuar përmes numrit emergjent për një rast plagosje në fshatin Llapqevë në Malishevë. Njësitet policore bashkë me ekipin e emergjencës së QKMF’së në Malishevë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas informatave të para, prindi ka plagosur me armë zjarri djalin e…
Alsat 03.09.2020 14:51 166 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit. Më shumë raste të reja janë regjistruar në Shkup, respektivisht 46, në Kumanovë 17, Shtip 13, Prilep 12, Tetovë 11. Nuk është shënuar asnjë viktimë ndërsa janë shëruar 224 pacientë. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve që nga fillimi i epidemisë është 14762 ndërsa i rasteve aktive 2191. Ndërkaq sa u përket numrit të rasteve aktive në Komunat e Shkupit, shumica janë në Aerodrom 103, Çair -90, Kisella Vodë 85, Karposh-80, si dhe Qendër e Gazi Babë nga 78 raste aktive.
Alsat 03.09.2020 14:06 Qeveria nesër pritet të vendosë nëse do të vazhdojnë punimet për ujësjellësin e fshatit Siniçan. Zyrtarët e qeverisë sot po shqyrtojnë raportin e ekspertëve të Shoqatës aksionare për ekonomizimin për ujërat e vaditjes. Nga Qeveria gjithashtu thanë se Komuna e Bogovinës duhet të dorëzojë dokumentet e nevojshme edhe në Ministrinë e Bujqësisë. Nga Komuna e Bogovinës thonë se presin dritë jeshile nga Qeveria për vazhdimin e punimeve, dhe se dokumentacionin e nevojshëm e kanë dorëzuar te institucionet përkatëse. Nga ana tjetër, banorët e fshatit Siniçan vazhdojnë të qëndrojnë në bjeshkët e fshatit të tyre, duke shprehur mllefin…
Alsat 03.09.2020 13:31 Opozita vlerëson se mbajtja e seancave parlamentare online është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren. Sipas tyre, kjo bëhet me qëllim që Kuvendi të jetë i sigurt në kuorumin i cili vështirë sigurohet për shkak të shumicës së brishtë. Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski thotë se këto janë pasojat e shumicës jo të qëndrueshme e cila veç tjerash tenton t’i shmanget debatit. Rregullorja dhe Kushtetuta thotë se seancat e Kuvendit janë publike. Nga kjo kuptohet se puna online e ligjvënësit bie në kundërshtim me aktin më të lartë juridik. Shumica jo stabile nuk mbulohet…
Alsat 03.09.2020 11:05 Temperatura mesatare dhe me pak shi na presin këtë vjeshtë. Pas verës së pazakontë me reshje këtë muaj nuk priten reshje të dukshme, ndërsa temperaturat do të jenë të larta edhe mbi mesataren. Meteorologët parashikojnë temperaturat në shtator, tetor dhe nëntor të jenë në korniza të atyre mesatare për periudhën e viteve 1981-2010 me besueshmëri të shmangies prej plus-minus një gradë Celsius. Temperatura mesatare mujore për shtatorin, tetorin dhe nëntorin mesatarisht në këtë periudhë është rreth tetë gradë Celsius në pjesët malore deri në 16.9 gradë Celsius në Gjevgjeli. Në muajin e parë të vjeshtës, shtator priten…
Alsat 03.09.2020 10:09 Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar 502 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektimin dhe zbatimin e protokolleve të miratuara nga Qeveria dhe që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

