Author: almakos

Alsat 06.09.2020 10:57 Mbrëmë pak pas orës 21:00 në Bulevardin Aradhat Partizane në Shkup, zyrtarë policor nga Sektori për Punë të Brendshme kanë privuar nga liria 27 vjeçarin F.B. nga Shkupi sepse gjatë kontrollit i është gjetur marijuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit në fjalë do të ngritët padi adekuate.

Lexo më Shumë

Alsat 06.09.2020 09:45 Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare, nga e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lexo më Shumë

Alsat 06.09.2020 08:13 Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Mëngjesi do të jetë i freskët me temperaturë minimale prej 5 -18 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrij prej 28 deri në 33 gradë celsius. Edhe në Shkup moti do të jetë me diell. Temperatura minimale do të bie në 13 gradë, derisa ajo maksimale do të arrij deri në 33 grdë celsius.

Lexo më Shumë

epa08517923 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI Alsat 05.09.2020 16:32 127 të infektuar më virus korona janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, nga gjithsej 1574 testime të bëra. Më shifrat e fundit, numri i të infektuarve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 14998. Prej tyre 2235 janë raste aktive. Ministria e Shëndetësisë informoi se  gjatë natës 5 persona kanë humbur betejën me këtë virus. Viktimat janë të moshës nga 53 deri…

Lexo më Shumë

Alsat 05.09.2020 15:56 Vetëm 5 shkolla në Komunën e Tetovës kanë shprehur gatishmëri që mësimin ta realizojnë me prani fizike.  Pjesa tjetër ku bëjnë shkollat fillore dhe ato të mesme janë për mësim të kombinuar. Ahmed Qazimi nga sektori për Arsim në këtë Komunë, thotë se deri më datë 10 kjo komunë ashtu si edhe të tjerat në vend do të vazhdojnë me realizimin e anketave dhe konsultime me prindërit, nxënësit dhe stafin të cilët më pas do të dorëzohen në Ministrinë e Arsimit. “Kemi realizuar anketa me prindërit, me Këshillin e prindërve, më stafin edukativo-arsimorë dhe nga e gjithë…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, Kosova regjistroi 117 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Gjithashtu bëhet me dije se 5 persona kanë humbur betejën me virusin. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Pejë 9 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste…

Lexo më Shumë

Mbi tre mijë raste aktive me COVID-19 raportohen në Kosovë, ndërsa numri në total i të prekurve nga ky virus ka shkuar në 13 mijë e 910. Ndërkohë, 551 persona të tjerë kanë vdekur. Në raportin e IKSHK-së, për 24 orë janë shënuar 119 raste të reja, ndërsa u raportua për 3 raste të vdekjes me SARS CoV2 pozitiv. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratorët private, janë testuar gjithsej 474 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119…

Lexo më Shumë

Alsat 05.09.2020 09:10 Presidenti Stevo Pendarovski deklaroi se planifikon të vaksinohet kundër Kovid-19, sa të bëhet vaksina e qasshme dhe i kalon të gjitha testimet. “Absolutisht po. Unë asnjëherë nuk kam qenë kundër vaksinave. Nëse shkenca në atë pjesë ka penguar ose çrrënjosur shumë sëmundje, flas për 100 vjet më herët, nuk ka shkak të mos besojmë në mendjet më të mëdha botërore, të cilët kanë marrë edhe çmime Nobel për këtë punë. Kuptohet, flas për vaksinë, e cila do t’i kalojë të gjitha testimet, të gjitha atestimet dhe do të marrë në fund licencë te shtetet. Nuk mund të…

Lexo më Shumë

Alsat 04.09.2020 20:32 Ka përfunduar në mënyrë të qetë protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në qytetin e Tetovës. Marshi i [protestuesve filloi tek sheshi i qytetit, ndërsa ka përfunduar përpara pikës së EVN-së në dalje të qytetit, ku edhe protestuesit kanë qëndruar në shenjë proteste të ulur përpara objektit të EVN-së, duke ndezur dritat e telefonave.Në fund të protestës, nga këshilli organizativ, në oborrin e EVN-së, kanë hedhur dy thasë me para të improvizuara dhe kanë lidhur litarin në derën e hyrjes së EVN-së. “Kemi ardhur këtu për të shprehur edhe një herë pakënaqësinë nga kompanitë që na vjellin…

Lexo më Shumë

Alsat 04.09.2020 18:53 Në prani të Presidentit amerikan, Donald Trump, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nënshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik. Për Presidentin Trump kjo marrëveshje është historike dhe pret nga shtetet të bashkëpunojnë në sferën e ekonomisë dhe paralajmëroi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes shtetit të Kosovës dhe Izraelit. “Liderët e dy vendeve duke ardhur këtu për të nënshkruar marrëveshje i kanë bërë vendet e tyre një hapësirë të mrekullueshme ballkanike dhe botën më të sigurt. Presim që Serbia dhe Kosova të bashkëpunojnë në ekonomi. Jemi shumë krenar që këto dy liderë e bënë…

Lexo më Shumë

Mediat kosovare tashmë e bëjnë fakt të kryer që menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes sot në Uashington, Haradinaj dhe ministrat e AAK në qeveri do të largohen. Haradinaj pak më parë paralajmëroi Hotin që mos nënshkruajë marrëveshjen kur përfshihet Liqeni i Ujmanit, ose nuk do të bashkëpunonin më. Duket se ish- kryeministri nuk do të tolerojë këtë fakt dhe do të largohet, si dhe do të tërheqë edhe dy ministrat Selim Selimi si dhe Mimoza Haradinaj- Stublla. Por me një dorëheqje të Haradinajt nga qeveria, atëhere do të vendoset në pikëpyetje dhe vetë qeveria.

Lexo më Shumë