Author: almakos

Alsat 08.09.2020 14:23 Është një dekadë më i vjetër se shteti i pavarur në të cilin jeton, por Driton Sherifi nga Kumanova nuk figuron si shtetas i Maqedonisë së Veriut. I lindur në vitin 1981 në Kumanovë, për disa vite radhazi kërkon nga autoritetet të drejtën e shtetësisë. Por një gjë e tillë nuk i është mundësuar edhe pse plotëson të gjitha kriteret ligjore dhe Kushtetuese. Shkollën e ka mbaruar në Kumanovë dhe thotë se për taksa ndaj shtetit figuron, ndërsa për shtetësi nuk gjendet në regjistra. Aq shumë jam mërzitur në këtë shtet sa nuk di më. Njeriu të…

Lexo më Shumë

Banorët e Siniçanit sot kanë vazhduar punimet për sjelljen e ujit për pije në fshatin e tyre. Nesër, edhe zyrtarisht pritet të inaugurohet vazhdimi i punimeve, i cili pritet të zgjas disa ditë, deri sa uji të arrijë në rezervuarin e fshatit. Deri tek vazhdimi i punimeve ka ardhur pa dhënies së lejes nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në aksionin për punimet e sjelljes së ujit, janë aktivizuar i tërë fshati.

Lexo më Shumë

Alsat 08.09.2020 12:58 Para pothuajse tre dekadave, në vitin 1991, në referendum, bindshëm shumica e qytetarëve tanë votuan të jetojnë në një Republikë të pavarur, të lirë dhe demokratike të Maqedonisë. Prej atëherë kemi pasur ngritje dhe ulje në luftën për vlera demokratike, tha Stevo Pendarovski me rastin e 8 Shtatorit, Ditë së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Rrugën nëpër të cilën atëherë u nisëm nuk është e lehtë, ajo kërkon politikanë të cilët të marrin vendime në interes të qytetarëve, institucione transparente, dialog të vazhdueshëm midis pushtetit dhe opozitës, sektor civil i cili e rishikon punën e…

Lexo më Shumë

Alsat 08.09.2020 12:13 Mbi 1,500 mësimdhënës në gjithë territorin e Kosovës do të testohen për koronavirus, para se të fillojë procesi mësimor më 14 shtator, ka njoftuar ministri i Arsimit dhe Shkencës në Qeverinë e Kosovës, Ramë Likaj. “Ne kemi marrë informata që do testohen 1,500 arsimtarë në nivel të Kosovës, që i bie mbi 6.5 për qind të numrit të përgjithshëm të arsimtarëve, në mënyrë që të dimë situatën e infeksionit ose me cilën gjendje po hyjmë në vitin e ri shkollor. Testimi ka filluar. Ministri Lika dhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK),…

Lexo më Shumë

Alsat 08.09.2020 10:26 Sot rreth orës 07:10 minuta në udhëkryqin mes “Aradhat Partizane” dhe “Bulevardit” 8 shtatori ka ndodhur një aksident trafiku mes një makine të tipit “Mini Coper” me targa të Shkupit dhe një furgoni “Mercedes”. Sipas dëshmitarëve okularë, vetura ka kaluar në të kuqe dhe është përplasur në furgonin në fjalë dhe më pas është rrokullisur. Nuk ka të dhëna për të lënduar, por se është shkaktuar vetëm dëm material.

Lexo më Shumë

Alsat 08.09.2020 10:04 Kryeministri Zoran Zaev sot do të realizojë takim me përfaqësues të vreshtarëve në Kavadar. Në takim do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arijanit Hoxha. Gjatë takimit kryeministri baskë me ministrat në fjalë pritet të njoftohet nga afër me problemet me të cilat përballen për momentin vreshtarët.

Lexo më Shumë

Alsat 08.09.2020 08:06 Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 29-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli shtetin të pavarur dhe sovran. Ky referendum atëkohë u bojkotua nga shqiptarët në Maqedoni, të cilët kërkuan statusin e autonomisë dhe nuk ishin të kënaqur me pozitën e arritur në Kushtetutën e re. Sipas vlerësimeve shtetërore të asaj kohe, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi…

Lexo më Shumë

Alsat 08.09.2020 07:59 Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite në rajonet perëndimore malore me kushte për reshje afatshkurta të shiut. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar, më e shprehur përgjatë Luginës së Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 28 deri 35 gradë. Në Shkup do të mbaj mot me diell dhe me vranësira mesatare. Temperatura minimale do të zbresë deri 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 29 gradë.

Lexo më Shumë

Alsat 07.09.2020 18:42 Mundësinë për të dalë në pension në moshën 59 vjeçare për burrat dhe 57 për gratë nuk do të mund ta përdorin të gjithë punonjësit që do të duan ti blejnë pesë vitet e tyre deri në pension. Këtë prioritet për pensionim të parakohshëm do ta kenë vetëm kategori të caktuara të qytetarëve, ose të punësuarve në profesione për të cilat do të vendosë qeveria. “Mendojmë se jemi një shtet social. Të drejtat e punëtorëve, stazhi i punës së punëtorëve, duke pasur parasysh strukturën e ekonomisë sonë, peshën në ndërtimtarisë, bujqësisë, tekstilit, aktivitetet kryesore në vendin tonë,…

Lexo më Shumë

Alsat 07.09.2020 16:06 Prokuroria do të apelojë në Gjykatën e Apelit dënimin me kusht për aksidentin te Restoranti “Mleçen”, në Shkup. Aksidenti që ndodhi dy vjet më parë ishte fatal për një motoçiklist 32-vjeçar nga Tetova, ndërsa gruaja e tij shtatzënë – u lëndua rëndë dhe e humbi foshnjën e palindur nga goditja. Sot, Natasha Dimitrievska paraqiti një parashtresë në Këshillin Gjyqësor në lidhje me gjykatësin që dha vendimin. “Shpresoj që Këshilli Gjyqësor ta shqyrtojë këtë parashtresë, se do të veprojë sipas saj, duke kërkuar që të jem e pranishme në seancën dëgjimore publike, nëse ata e konsiderojnë të nevojshme…

Lexo më Shumë

Ulet kurba e të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 432 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 85 raste pozitive, ndërsa brenda këtij harku kohor 5 persona kanë ndërruar jetë. Numri total i rasteve pozitive është 14204 raste nga 54.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes.Po ashtu mësohet se janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,993.

Lexo më Shumë

Alsat 07.09.2020 16:01 Opozita sërish ka drejtuar akuza ndaj qeverisë dhe komunës së Tetovës lidhur me ndryshimin e planit detal urbanistik që ka të bëj me bllokun 57, apo ish fabrikën Shik Jellakun, ku për dallim prej planit të vjetër tani kthehet në bllok urban për ndërtimin e banesave. Sipas planit të ri, pjesa e mbetur e ish Shik Jellakut, tani i takon firmës “Daka”, të biznesmenit malazez, Miodrag Daka Davidoviq, i cili dëgjohej në përgjimet e publikuara para zgjedhjeve, pikërisht për pjesën e mbetur të Shik Jellakut.  “Disa ditë pas arritjes së marrëveshjes së koalicionit, në mënyrë kriminale ndryshohet plani detal…

Lexo më Shumë