Alsat 10.09.2020 15:30 Nuk ka më asnjë argument që do t’i shfajësonte institucionet shtetërore për mos-zbatim të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, thonë nga Agjencia për zbatimin e gjuhëve. Sipas tyre, të gjitha institucionet kanë detyrim të prerë ta zbatojnë këtë ligj, pavarësisht nëse i kanë harmonizuar ose jo aktet e tyre nënligjore. Ndërsa është kompetencë e Inspektoratit t’i sanksionojë për çdo shkelje. “Ligji për përdorimin e gjuhëve hyri në fuqi më 14 janar të vitit 2019. Në afat prej 1 viti dispozitat e akteve të tjera ligjore duhet të harmonizohen me dispozitat e këtij ligji. Në rast të mos-harmonizimit,…
Author: almakos
Potenciali i investimeve të huaja direkte dhe rritja ekonomike në Kosovë janë të kufizuara nga korrupsioni, paqëndrueshmëria politike dhe ndërhyrja në ekonomi, sundimi i paqartë i ligjit e të tjera. Kështu thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve në botë. “Sondazhet e opinioneve tregojnë për një perceptim të publikut se korrupsioni është i përhapur në prokurimet publike. Bizneset lokale dhe ndërkombëtare rregullisht përmendin korrupsionin, veçanërisht në formën e ndërhyrjes politike, si një nga pengesat më të mëdha të Kosovës për tërheqjen e investimeve”, thekson raporti. Megjithatë, në raport theksohet se Kosova ka miratuar legjislacionin për…
Alsat 10.09.2020 15:00 Javën e ardhshme do të vendoset për hapjen e kufijve pa kushte ndërmjet vendeve të rajonit. Ky është konstatimi i ministrave të Shëndetësisë së Kosovës dhe Maqedonisë, të cilët u takuan në Shkup. Ministri Venko Filipçe dhe homologu i tij kosovar Armend Zemaj deklaruan se heqja e PCR testit negativ do të zëvendësohet me njërin nga tre opsionet tjera për lëvizje të lirë të qytetarëve. Ekzistojnë më shumë opsione, një prej tyre janë testet ultra të shpejta për 15 minuta. Megjithatë, ne vlerësojmë se kemi situatë të ngjashme epidemiologjike. Kufijtë e mbyllur nga njëra anë ose PCR…
Alsat 10.09.2020 14:27 Ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e sotëm Gostivarin. Një burrë 65 vjeçar ka therë me thikë dhe më pas edhe më sëpatë bashkëshorten e tij 60 vjeçare. Alsat mëson se pas këtij akti makabër, ai e ka njoftuar djalin e tij i cili ndodhet ën kurbet dhe menjëherë është vënë në arrati. Rastin në polici e ka njoftuar djali tjetër i tij. Në lagjen Banjishnicë 1 në Gostivar, 33 vjeçari V.I. nga Gostivari, ka denoncuar se në njërën nga dhomat e shtëpisë, ka gjetur nënën e tij të vdekur ku si i dyshuar për këtë vrasje është…
Alsat 10.09.2020 12:58 Shtatë deputetë nga ish përbërja parlamentare, sot dëshmuan për rastin e “27 Prillit” apo për organizimin e ngjarjeve të dhunshme në Kuvend. Në listë si dëshmitarë janë: Ilija Dimovski, Zoran Ilioski, Liljana Kuzmanovska dhe katër të tjerë me propozim të palës mbrojtëse. Për këtë rast akuzohen ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish ministrat e qeverisë së VMRO-DPMNE-së, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Vlladimir Atanasovski. Dëshmitarët sqarojnë konstituimin e Kuvendit në vitin 2016, si dhe rrjedhën e punës së këtij institucioni ligjvënës deri më 27 prill, kur…
Krim në familje në Gostivar të Maqedonisë së Veriut. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjishnicë, ku një burrë ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij. Ka qenë djali i çiftit ai që ka njoftuar policinë për krimin makabër. Sipas burimeve policore, 65-vjeçari ka vrarë në dhomë të gjumit gruan e tij, shtetasen me inicialet Xh.I. “Në orën 06:43 shtetasi V.I. i lindur në vitin 1987 ka denoncuar se babai i tij B.I. i moshës 65 vjeçe me sëpatë në dhomën e gjumit ka mbytur gruan e tij XH.I. e lindur në vitin 1960 dhe më…
Alsat 10.09.2020 10:19 Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse janë regjistruar 391 shkelje. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.
Alsat 10.09.2020 08:29 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjishnicë të Gostivarit, ku burri me sëpatë ka goditur për vdekje gruan e tij. Rastin në polici e ka denoncuar djali i viktimës. “Në orën 06:43 V.I. i lindur në vitin 1987 ka denoncuar se babai i tij B.I. i moshës 65 vjeçe me sëpatë në dhomën e gjumit ka mbytur gruan e tij XH.I. e lindur në vitin 1960, pas çka është dhënë në arrati. Organet kompetente menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin, Policia është vënë në kërkim të autorit.
Alsat 09.09.2020 19:24 “Në rrugën Pushkinova të komunës së Kisella Vodës ndërroi jetë tragjikisht një 30 vjeçar nga Saraji.” Muedin Murtezani humbi jetën duke rënë në kolonën ku lëviz kabina e ashensorit të pallatit ku po punonte. Ministria e Brendshme nuk jep detaje derisa ta zbardh rastin në tërësi. Ndërkohë kolegët e punës dhe njëherit të afërm të viktimës sqaruan se tragjedia ndodhi rreth orës 8:20, ende pa filluar punën në fasadën e objektit. “Viktima tentoi të zbriste nga kati i shtatë përmes ashensorit, por dera nuk ishte hapur kështu që zbriti përmes shkallëve në katin e gjashtë dhe provoi…
Në marrëveshjen e Serbisë në Uashington shkruhet se Beogradi do të hapë ambasadën në Jeruzalem. Më herët gjatë këtij viti, Beogradi njoftoi se do të hapte një zyrë tregtare në kryeqytet. ‘Njohja e Kosovës nga Izraeli si një vend i pavarur, do të acarojë marrëdhëniet me Serbinë, pavarësisht se ajo është në kuadrin e marrëveshjeve që vendet e Ballkanit nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë’,- tha të mërkurën për ‘The Jerusalem Post’ një burim i afërt me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç. “Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem, nëse Izraeli e njeh Kosovën si një vend të pavarur,” …
Alsat 09.09.2020 18:32 Projekti i një tuneli nën kala, që duhet të lidhë rrugët e Shkupit përmes urave, do të presë. Qyteti i Shkupit e ndërpreu kontratën me kompaninë “Mega Inzhenering”, sepse nuk i përmbushi afatet për fillimin e punëve ndërtimore. Pasi kompania nuk e respektoi marrëveshjen, Qyteti tashmë ka mbledhur garancinë bankare prej 50,000 euro. Seksioni duhet të lidhë rrugën te plastikat në Çair, me bulevardin Shën Klimenti i Ohrid në Qendër, ku duhet të depërtojë tuneli nën Kala. Është planifikuar një urë mbi lumin Vardar afër Qeverisë. Qyteti i Shkupit do të shpallë një tender deri në fund…
Alsat 09.09.2020 15:49 Bashkësia Fetare Islame mbetet i mbyllur për mediat dhe opinionin. Katër muaj pas largimit të Rexhepit, ushtruesi aktual i detyrës reis Shaqir Fetahu, heziton të përgjigjet në pyetjet e Alsat lidhur me organizimin e zgjedhjeve në BFI. Nga ky Institucion madje nuk përgjigjen as pyetjeve se cilat janë arsyet konkrete për shkarkimin e Rexhepit e as për keqpërdorimet eventuale të bëra. Nga Kabineti i Fetahut, nuk përgjigjen as në pyetjen nëse kanë filluar hetimet për keqpërdorimin eventual të fondeve të këtij Institucioni nga udhëheqësit e kaluar. Po ashtu heshtin edhe për atë se si u mundësua që…

