Author: almakos

Alsat 11.09.2020 15:52 Marsh i ri protestues i VMRO-së nga selia e partisë deri tek Komisioni Rregullator për Energjetikë. Marshit i printe kreu i partisë opozitare Hristijan Mickovski dhe nënkryetarët e partisë. Pas tyre ishin disa vetura që bllokonin rrugët Dame Gruev dhe Maqedonia në qendër të Shkupit. VMRO-DPMNE, përveç çmimit më të ulët të energjisë elektrike, kërkon dorëheqjen e gjithë përbërjes së Komisionit Rregullator të Energjetikës.  “Kërkojmë nga qeveria, nga kjo qeveri mafioze t’i plotësojë kërkesat e qytetarëve. Kemi ardhur në KRE sot. Unë do t’ju jap video më vonë për të parë se si  u mirëpritëm me dyer…

Lexo më Shumë

Alsat 11.09.2020 15:28 “Kjo është gjendja në komunikacion që nga dita e shtunë, kur u paralajmërua fillimi i rikonstruimit të Bulevardit “ Aleksandri i Madh ”, i cili për 30 vite, siç thanë nga Qyteti i Shkupit, nuk është rikonstruuar. Qytetarët nga ana tjetër, humbasin orë të tëra në trafik dhe shprehen në këtë mënyrë”. “Kjo duhet të jetë më mirë e organizuar dhe jo kështu. Momentalisht po shkoj në Spitalin Shtetëror dhe vërtet dikush nxiton. Me siguri nja 30 minuta”. “Për shembull nga Maxhari deri në Aerodrom mbrëmë më janë dashur 55 minuta. Tre-katër herë në ditë kaloj në…

Lexo më Shumë

Alsat 11.09.2020 14:59 Organizata Eko Guerilla kërkon hetim kundër Komunës së Tetovës lidhur me miratimin e planit detal urbanistik, në të cilin parashihet ndërtimi i objekteve të banimit në vendin e Shik pjellakut. Arijanit Xhaferi thotë se Prokuroria duhet të hetojë miratimin jotransparent sipas tij të planit detal urbanistik nga ana e komunës së Tetovës Informacionet e ditëve të fundit që kanë të bëjnë me shitjen e pronës së K.I.P. Shik-Jelak në Tetovë bashkë me rrethanat e dyshimta nga përgjimet e dëgjuara nga biznesmeni kontrovers serbo-malazez, përbëjnë bazë të mjaftueshme për ngritjen e hetimeve për këtë rast dhe ngrirjen e…

Lexo më Shumë

Alsat 11.09.2020 14:25 Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi komentoi paralajmërimet për propozim ndryshim të ligjit me qëllim të heqjes së normës për shpenzimet e rrugës për deputetët. Sipas tij, deputetët janë përfaqësues dhe të zgjedhurit e popullit dhe duhet të ndalojë perceptimi se kjo e keqe ne vend vjen nga deputetet dhe Kuvendi. “Dua të shoh një propozim të tillë nga Qeveria” tha krye-parlamentari. Sipas tij Parlamenti është institucioni qe kontrollon Qeverinë dhe jo e kundërta. Ai mendon se çështja e kompensimit të shpenzimeve të rrugës për deputetët duhet të rregullohet por jo të shfuqizohet.

Lexo më Shumë

Alsat 11.09.2020 10:34 Është liruar nga paraburgimi biznesmeni dhe njëherit këshilltar i BDI-së në Këshillin Komunal të Ohrit, Nefi Useini dhe vëllai i tij Ibro Useini. Ata janë lëshuar me garanci bankare prej 850.000 euro, mëson Alsat. Një vendim të këtillë e ka miratuar Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore në Ohër, pas çka tani dy vëllezërit prej mbrëmë janë në liri.

Lexo më Shumë

Alsat 11.09.2020 08:05 Dy marshe protestuese kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike janë paralajmëruar për pasdite në Shkup. Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev dje në konferencë për shtyp paralajmëroi protestë të re për pasdite kundër shtrenjtimit të rrymës. Siç tha ai, protesta do të fillojë në ora 14:00 para Komisionit rregullator për energjetikë dhe një orë me automobila do ta bllokojnë udhëkryqin dhe rrugët para Komisionit rregullator. Protesta, tha Janushev, do të fillojë para “Palloma Bjankës”. Protestën e parë qytetare të paralajmëruar, VMRO-DPMNE-ja e mbajti të mërkurën. Edhe Konfederata e organizatave sindikale nga ora 18:00 paralajmëroi marsh protestues që…

Lexo më Shumë

Alsat 10.09.2020 21:47 Një nga gjërat kryesore për të cilën LSDM-ja angazhohet është vetingu në gjyqësor, d.m.th kontrollimi i origjinës së pasurisë së të gjithë gjykatësve, që mbajnë pozicione shtetërore, tha në paraqitjen e sotme në emisionin “Rruga për” në Alsat, Darko Kaevski nga LSDM. “Vetingu në gjyqësor dhe kontrolli i origjinës së pasurisë së gjithsecilit të përfshirë në sistemin ligjor dhe çdo politikani që mban ndonjë post shtetëror, qoftë tani apo në të kaluarën, është një segment i rëndësishëm nëse duam të rivendosim drejtësinë dhe rendin në vendin tonë.” thotë Kaevski.

Lexo më Shumë

Alsat 10.09.2020 21:05 Arbër Ademi nga radhët e BDI-së, i ftuar në emisionin Rruga drejt në Alsat, duke folur mbi menaxhimin e pandemisë tha se qeveria e kaluar por edhe ajo e tanishme kanë qenë gjithmonë më krye të detyrës dhe janë munduar ta menaxhojnë atë me përgjegjësi të lartë si nga aspekti shëndetësor, por për mos lënë mënjanë as pasojat ekonomike të shkatuara në këto muaj nga ajo. Ai ndër të tjera tha se pas tre pakove tashmë të ndara nga qeveria e kaluar, pritet edhe një pako e katërt që do të vij shumë shpejt. Institucionet shtetërore gjatë…

Lexo më Shumë

Alsat 10.09.2020 19:13 Shteti tërësisht t’i dëmshpërblejë kursyesit e bankës Eurostandard që kanë kursime mbi 30 mijë euro e më pas të paguajë nga masa falimentuese, kërkojnë nga Shoqata e kursyesve të dëmtuar. Sipas tyre, urgjent duhet të gjendet zgjidhje ligjore që paratë që i kanë kursyer në këtë bankë, t’u kthehen. Në këtë shoqatë janë 300 nga gjithsej 700 kursyes që nuk do të dëmshpërblehen tërësisht, pasi paratë e kursyera tejkalojnë mbi 30 mijë euro. “Kërkojmë zgjidhje të menjëhershme të problemit duke sjellë zgjidhje ligjore me të cilën shteti do të marrë përsipër kërkesat tona të personave fizik dhe…

Lexo më Shumë

Çështjet që ndërlidhen me pozitën e komuniteteve pakicë në Kosovë tashmë janë të hapura në kuadër të dialogut të Brukselit, ndërkaq që zyrtarët e Bashkimit Evropian po paralajmërojnë mundësinë që palët (Kosova dhe Serbia) të diskutojnë edhe për çështjet për të cilat palët kanë arritur pajtim qysh në fazat e mëhershme të bisedimeve. Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, nuk ka dashur që të përgjigjet drejtpërdrejt në pyetjen se a është sërish çështje për shqyrtim tema për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, marrë parasysh që bëhet fjalë për një marrëveshje që…

Lexo më Shumë

Alsat 10.09.2020 16:07 Dukej si një skenë filmi fantastiko-shkencor. Nga një avion dalin, përveç ushtarëve, edhe miqtë e tyre me katër këmbë. Nuk janë qen, por robotë, ose mjetet e luftës së të ardhmes. Miqtë “e rinj” më të mirë të njeriut, krijuar nga kompania amerikane “Ghost Robotics”, morën pjesë në një stërvitje të ushtrisë javën e kaluar, për të parë kapacitetet e tyre dhe mënyrën sesi mund të përshtaten në betejë. Qentë robotë janë vetëm një pjesë e asaj që ushtria amerikane quan Sistem i Avancuar i Menaxhimit të Betejës, ku inteligjenca artificiale përdoret për të analizuar dhe pikasur…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 532 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 69 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.446 raste nga 56.045 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 581 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.033 raste, kurse numri i rasteve…

Lexo më Shumë