Alsat 14.09.2020 12:21 Kryeministri Zoran Zaev nga Kumanova deklaroi se është i gatshëm të dorëzojë në Kuvend emrat e kandidatëve për zëvendësministra nesër ose pasnesër, sapo Kuvendi të jetë gati. Megjithatë, më vonë Zaev tha se akoma nuk i ka vërtetuar emrat sepse bën intervista me kandidatët. “Procedura për verifikimin e emrave të tyre vazhdon dhe jemi nga fundi. Siç shoh, Parlamenti i formoi trupat punues, komisionet janë zgjedhur që të mundet më tej të dimensionohen seancat. E dini se kishim një deputet që për arsye shëndetësore nuk ishte prezent. Ai tashmë është kthyer në punë dhe kemi një deputet,…
Author: almakos
Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin sot ka mbajtur mbledhjen e 30’të me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar pesë projektligje, gjashtë vendime, një koncept dokument si dhe Rishikimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2021-2023, raporton Express. Pesë projektligjet që kanë marr miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme janë: Projektligji për të drejtën ndërkombëtare private, i cili krijon rregullat për përcaktimin e të drejtës ndërkombëtare private. Projektligji përcakton edhe kompetencën e gjykatave dhe autoriteteve tjera të Republikës së Kosovës sa i përket te drejtës ndërkombëtare private. Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për…
Alsat 14.09.2020 11:00 Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej për 60 persona janë përgatitur urdhër pagesa për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë. Gjatë kësaj periudhe, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor janë përgatitur vendime të reja për izolim për 10 persona nga Gostivari, kurse janë kryer kontrolle ndaj 296 personave me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar mosrespektime të vendimeve.
Ditën e sotme ka nisur viti ri i shkollor edhe në Kosovë. Sipas mediave fqinje këtë vit ndryshe ngë vitet e tjera nxënësit do të futen në klasa me maska si dhe janë të detyruar që të mbajnë distancimin social dhe tw respektojne rregullat për parandalimin e Covid-19. Sipas protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë, nxënësit dhe mësuesit duhet të mbajnë maska në ambientet shkollore dhe shkollat duhet të sigurojnë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra. Secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t’i bëhet matja e temperaturës përmes termometrit çdo ditë. Ndër të…
Alsat 14.09.2020 10:26 Në Gjykatën penale Shkup, sot është paraparë të mbahet seancë e re për lëndën “Fortesa-Target”. Kjo lëndë gjyqësore është në fazën e procedurës dëshmuese, përkatësisht po prezantohen dëshmitarë të propozuar nga prokuroria. Deri më tani para gjykatës janë paraqitur shumë dëshmitarë, mes të cilëve edhe Zoran Zaev, si kryeministër. Në seancën e ardhshme për këtë rast pritet të dëshmojnë edhe gazetarë, biznesmenë dhe njerëz nga jeta publike të cilët ishin viktima të përgjimit të paligjshëm prej vitit 2008 deri në vitin 2015. Të akuzuar kryesorë në këtë lëndë janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e…
Alsat 14.09.2020 08:15 Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën në rend dite të së cilës do të jetë zgjedhja e përbërjes së trupave të punës në Kuvend. Seancën të premten e paralajmëroi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa tashmë është paralajmëruar edhe në ueb faqen kuvendore. Përbërja e trupave të punës kaloi edhe në seancë të Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, në të cilën ishte potencuar se është arritur konsensus midis grupeve të deputetëve në Kuvend. Në rend dite të kësaj seance është edhe verifikimi i mandatit të deputetit në vendin e ministres së Punës dhe Politikës…
Alsat 14.09.2020 08:05 Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare, nga e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Sërish shifra të larta vijnë nga Kosova. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit shtatë persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur, 163 persona janë shëruar, kurse janë regjistruar edhe 71 të infektuar me koronavirus. IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 612 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me…
Alsat 13.09.2020 16:59 Të martën do të dihen emrat zyrtarë të zëvendësministrave. Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi theksoi se në fillim të javës që vjen kuadrot e eshalonit të dytë do t’i kalojnë filtrat përfundimtar partiak dhe më pas do t’i propozohen Kuvendit. “Besoj që nesër ose pasnesër do t’i keni emrat në opinion”– deklaroi Artan Grubi, Zëvendëskryeministër. Emrat e drejtorëve nuk janë caktuar, por sipas Grubit janë shkëmbyer ndërmarrjet publike mes BDI-së dhe LSDM-së me qëllim menaxhimin më efikas. “Pozitat e drejtorëve nuk janë bërë por janë bërë disa këmbime. Ne kishim 5 pozita të drejtorëve dhe…
Alsat 13.09.2020 16:00 Shkollarët e mesëm i japin ultimatum Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës: deri më 15 shtator të pranojë kërkesën për mësim të kombinuar, në të kundërt paralajmërojnë bojkotim të vitit shkollor. Blendi Hodai zotohet se Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme do të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat demokratik që të rrisë numrin e shkollave të mesme që do të realizojnë mësim sipas modelin që kjo organizatë e propozon. “Unioni i nxënësve pret deri më 15 shtator që të ketë një qëndrim final nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe pse më dihet se mësimi kryesisht do të…
Alsat 13.09.2020 15:35 Me ndryshime ligjore synohet lehtësimi i procedurave për blerjen e të ashtuquajturave banesa shoqërore. Drejtori i Shoqërisë Aksionare për Ndërtimin dhe Menaxhimin me Hapësirat Banesore dhe Afariste, Kristijan Trajkovski, njofton se Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve i kanë dorëzuar një draft-ligj i cili parashikon që të gjithë ata që plotësojnë kushtet për të blerë këto banesa, t’i marrin me kamatë prej 3% dhe me afat pagese deri në 30 vite, e jo si deri më tani me kamatë prej 7%. Ndërkohë, mijëra qytetarë në vend edhe më tej vazhdojnë të shfrytëzojnë banesat shoqërore të cilat kanë mbetur…
Alsat 13.09.2020 14:59 “Vendi i nxënësit është në shkollë” shprehet profesori, Xheladin Murati, sipas të cilit vlerat e vërteta arsimore mungojnë në format alternative të mësimit. Murati thotë se virusi Korona do të jetë prezent edhe për një kohë të gjatë dhe se është e rëndësishme të kthehet mësimi real, ndërkohë që ka shumë mënyra se si të organizohet edhe në këto kushte pandemie. Profesori thekson se vendimi përfundimtar për shkollat duhet të merret me konsensus midis Ministrisë së Arsimit, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, prindërit dhe mësues. “Vendi i nxënësit është në shkollë! Kam pritur, shpresoj se shkollat do…

