Author: almakos

Alsat 15.09.2020 13:36 Partitë politike parlamentare deri tek kryetari i Kuvendit kanë dërguar letër për formimin e grupeve parlamentare. Grupe parlamentare formuan LSDM-ja dhe koalicioni ‘Mundemi’, BDI, VMRO-DPMNE dhe koalicioni ‘Ripërtëritja e Maqedonisë’ si dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Koordinator i i LSDM-së është Jovan Mitreski, ndërsa zëvendësi i tij është Sanja Mirakovska, kurse kreu i Kuvendit, Xhaferi do të njoftohet edhe për zëvendësin e dytë. Kërkesën e kanë nënshkruar 46 deputetë. Në BDI koordinator është zgjedhur Izet Mexhiti, ndërsa zëvendës-koordinator Arbër Ademi. Për këtë kanë nënshkruar 14 deputetë. Nikolla Micevski është koordinatori i VMRO-DPMNE-së ndërsa zëvendësit e tij…

Lexo më Shumë

Alsat 15.09.2020 12:32 Presidenti Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në sesionin e 75-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që fillon sot, ndërsa për shkak të pandemisë së KOVID-19 këtë vit sesioni zhvillohet virtualisht, pa prani fizike të liderëve botëror në selinë e Organizatës botërore në Nju Jork. Pendarovski të premten përmes video -mesazhit do të ketë paraqitje në takimin në nivel të lartë “SDG Moment 2020” ku është paraparë të shqyrtohet progresi i realizimit të Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara në nivel global dhe rajonal në kontekst të pandemisë së KOVID-19. Është…

Lexo më Shumë

Alsat 15.09.2020 11:23 Të gjithë personat e papunë prej sot duhet të vazhdojnë me paraqitjen e rregullt në çdo 30 ditë, për kërkuesit aktivë të punës, përkatësisht në çdo gjashtë muaj, për personat e tjerë të cilët kërkojnë punë. Të papunëve të cilët në Agjencinë për punësim kanë lënë numër telefoni të kontaktit dhe u është dërguar porosi me datë të saktë se kur duhet të paraqiten, ndërsa të tjerët duhet ta bëjnë atë në 30 ditët e ardhshme. “Çdo person i papunë i cili ka lënë numër telefoni për kontakt tashmë është njoftuar përmes SMS porosisë për datën e…

Lexo më Shumë

Alsat 15.09.2020 10:52 Mbrëmë rreth orës 22 e 15 minuta, në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, pjesëtarë të policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria: L.R. (34), E.R. (29), F.S. (38) dhe M.S. (28) të gjithë nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer, tek ata është gjetur marijuanë. Katër banorët e Tetovës janë ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të pasojë parashtresë adekuate.

Lexo më Shumë

Ndahet nga jeta aktori i Kosoves, Adem Mikullovci. Ai lindi në vitin 1939 në Vushtrri, Kosovë dhe bën pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor i Kosovës( tashmë Teatrit Kombëtar i Kosovës ). Pas ndërprerjes së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd në vitin 1968 kthehet në Prishtinë dhe fillon punën në teatër. Prej atij viti(1968) e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore. Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: “Duke pritur Godonë”,”Po shkoj për…

Lexo më Shumë

Alsat 15.09.2020 08:10 Kryeministri Zoran Zaev prej sot e fillon vizitës dyditëshe të punës në Greqi, ndërsa nesër do të marrë pjesë në panel diskutimin në kuadër të konferencës Ekonomist “Tryeza e 24-t e rrumbullakët me Qeverinë greke”, do të ketë drekë pune me kolegun e tij grek, Kiriakos Micotakis dhe do të realizojë takim edhe me presidenten e Greqisë, Katerina Sakelaropulu, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Së bashku me kryeministri Zaev janë edhe zëvendëskryeministrat për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Lexo më Shumë

Alsat 15.09.2020 08:00 Moti në vend do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët deri mesatare verilindore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 9 deri në 18, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri në 33 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët verilindore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 15, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 30 gradë. Të mërkurën do të ketë paraqitje të vranësirave mesatare. Të enjten pasdite dhe të premten do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shi të…

Lexo më Shumë

Alsat 14.09.2020 18:46 Prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuar ka hapur procedurë parahetimore për kryetarin e Strugës, Ramiz Merko, për blerjen e katër automobilave zyrtarë mes të cilave edhe automobilin e tij Audi A6. Vlera e përgjithshme e automobilave të blerë është 114 mijë euro, ndërsa vetëm Audi A6 kushton 66 mijë euro. Këto automobila janë blerë në vitin 2018, kur komuna kishte borxhe të pashlyera prej rreth 4 milionë euro. Lënda është ngritur nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit i cili kërkon përgjegjësi penale nga kryetari i Strugës për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Nga Prokuroria…

Lexo më Shumë

Alsat 14.09.2020 18:23 Një 38 vjeçar është arrestuar pasi pasditen e sotme ka grabitur një barnatore në bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. “Zyrtarët policorë të SP Qendër pasditen e sotme kanë arrestuar një burrë, F.L. (1982), i cili rreth orës 16:30 ka grabitur një barnatore në bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit”. Ai nën kërcënime me thikë nga të punësuarit ka marrë 6000 denarë dhe një telefon mobil. Pas informacioneve të marra, policia ka privuar nga liria personin në fjal dhe ka gjetur paratë dhe telefonin”, informojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Alsat 14.09.2020 16:25 Qeveria në seanca e saj të katërt gjatë ditës së sotme ka vendosur që që nga 23 shtatori të kthehen në punë të gjitha grupet të cilat kanë qenë të liruar nga puna si pasojë e pandemisë, përfshi këtu personat me sëmundje kronike si dhe prindërit të cilët janë kujdesur për fëmijët  e tyre përderisa çerdhet kanë qenë të mbyllura. Nga ky vendim janë përjashtuar personat me sëmundje kronike të cilët kanë vërtetim nga mjeku specialist.

Lexo më Shumë

Në 24-orët e fundit nga coroanvirusi kanë humbur jetën edhe katër persona, janë konfirmuar 55 të reja  dhe janë shëruar  150 pacientë. Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se ka rënie të personave të infektuar me COVID-19, teksa ka bërë thirrje që të respektohen masat ndaj COVID-19. Ramadani bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 574 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 55 raste pozitive. “Brenda 24 orëve janë…

Lexo më Shumë

Alsat 14.09.2020 15:34 Gjykimi që Katica Janeva e filloi kundër Boki 13, është anuluar. Ish prokurorja specialja e ka paditur penalisht pasi në mënyrë të paautorizuar e ka fotografuar 22 herë derisa janë shoqëruar intensivisht ku më pas u arrestuan për zhvatje të biznesmenit Orce Kamçev mbi 1 milion euro. Seanca nuk u mbajt pasi Boki 13 është shtruar në spital. Nëse deri para tre muajsh Janeva dhe Boki ndanin ulësen e gjykatës, më 19 tetor në gjykimin e ri, tani do të jenë në anët e kundërta. Nuk ngritëm padi për më shumë edhe pse kishte më shumë foto…

Lexo më Shumë