Author: almakos

Alsat 17.09.2020 13:14 Gjatë takimit të sotëm dypalësh mes ministrave të jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, Bujar Osmani dhe Genc Cakaj u konstatua se dy vendet nuk kanë çështje të hapura, përkundrazi kanë shumë projekte të përbashkëta. “Marrëdhëniet e mirë ndër-fqinjësore do të jen prioritet i MPJ-së. Falënderime për mbështetjen që kemi marrë nga Shqipëria për anëtarësimin në NATO. Sa u përket marrëdhënieve bilaterale, konstatuam se nuk kemi çështje të hapura. Sa është i rëndësishëm bashkëpunimi në ballafaqimin në luftën kundër Kovid-19. Kemi biseduar edhe për çështje rajonale dhe për sfida rajonale, por edhe…

Lexo më Shumë

Alsat 17.09.2020 12:06 Seanca gjyqësore për dhunën para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013 do të vazhdoj më 24 shtator me fjalët përfundimtare të prokurorisë. Gjyqi në seancën e sotme i hodhi poshtë si të pabaza kërkesat e palës mbrojtëse që gjatë gjykimit të dëgjohen më shumë dëshmitarë mes të cilëve edhe Ivica Konevski, Kirill Bozhinovski dhe peshkopi Agatangell. Gjykatësi Dushko Josifovski tha se kërkesa për një pjesë të materialeve dëshmuese është e pranueshme, ndërsa kërkesat e sotme për dëshmitarë hidhen poshtë si të pabaza sepse nuk kanë të bëjnë me rrethana të reja. Në këtë lëndë të inicuar…

Lexo më Shumë

Alsat 17.09.2020 11:33 Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 17 e 15 minuta, në rrugën regjionale Tetovë-Jazincë, afër fshatit Xhepçisht të Tetovës, pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë e kanë arrestuar 40-vjeçarin J.H. nga Xhepçishti, për shkak të dyshimit se i njëjti ka hyrë me forcë dhe ka kryer disa vjedhje dhe dëmtime në rajonin e Tearcës. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër të dyshuarit J.H. do të pasojë parashtresë adekuate.

Lexo më Shumë

Alsat 17.09.2020 11:03 Lehonat dhe nënat e fëmijëve deri në moshën gjashtë vjeç paralajmëruan për sot një protestë para Qeverisë, kundër vendimit që i detyron ata të përfundojnë pushimin e zgjatur të lehonisë dhe të kthehen në punë. Nënat po kërkojnë ndryshimin e vendimit, pra zgjatjen e pushimit deri në fund të vitit, siç rekomandoi më parë Komisioni për Sëmundje Infektive. Nga e mërkura e ardhshme, gjegjësisht 23 shtatori në punë kthehen prindërit e fëmijëve deri gjashtë vjet, personat që kanë shfrytëzuar pushimin e vazhduar të lindjes, ndërsa gratë shtatzëna vazhdojnë t’i shfrytëzojnë masat, gjegjësisht lirohen nga shkuarja në punë.…

Lexo më Shumë

Alsat 17.09.2020 09:58 Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit janë regjistruar 485 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB) në vazhdimësi apelojnë deri tek qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga qeveria dhe që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Lexo më Shumë

Alsat 17.09.2020 07:59 Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite në pjesët jugperëndimore do të ketë kushte për reshje lokale të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 7 deri 15 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri 33 gradë Celsius. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 13, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 30 gradë Celsius. Të premten do të ketë rritje të…

Lexo më Shumë

Alsat 16.09.2020 19:11 I ashtuquajturi “Memorandum sqarues” të cilin Sofja zyrtare ua ka dërguar vendeve anëtare të BE-së, përmban dy kushte dhe një tezë për identitetin maqedonas dhe gjuhën. Me këtë memorandum Bullgaria kërkon ndihmë nga vendet anëtare për pozitat e saja ndaj avancimit të Maqedonisë në BE. Sipas asaj që gjendet në memorandum, Bullgaria nuk mund të lejojë, siç thuhet, anëtarësimi i Maqedonisë në BE të përdoret si platformë për maqedonizmin të bazuar në ideologji antibullgare. Sipas Qeverisë në Sofje, maqedonasit janë projekt i Tito-s, ndërsa maqedonishtja nuk ka ekzistuar deri më 2 gusht të vitit 1944.

Lexo më Shumë

Alsat 16.09.2020 19:03 Kryeministri Zaev i cili mori pjesë në forumin e organizuar nga magazina “The Economist” në Athinë, takoi homologun e tij grek Micotakis dhe presidenten greke Katerina Sakellaropoulo. Zaev e Micotakis takimin e vlerësuan si të rëndësishëm në drejtim të thellimit të bashkëpunimit. Siç njoftojnë nga Qeveria Zaev ka thënë se me marrëveshjen e Prespës dyja vendet u bënë shembull për zgjidhjen e suksesshme të çështjeve të hapura mes fqinjëve. Dy kryeministrat kanë biseduar edhe për zbatimin e dispozitave nga Plani aksional i Marrëveshjes për emrin. Zaev nga Athina kërkoi ndihmën e shteteve fqinje gjatë procesit të negociatave,…

Lexo më Shumë

Alsat 16.09.2020 16:36 Prokuroria njoftoi se me urdhër të tyre, policia ka hyrë në tre kompani që hapën portale të internetit në prag të zgjedhjeve parlamentare. Uebsajtet nuk kanë pasur impresum, adresë, seli apo çmimore për reklamat politike me pagesë. Policia dyshon se partitë politike kanë paguar për t’u reklamuar në faqet që janë të reja dhe nuk kanë vizita. Jozyrtarisht, dokumentet janë konfiskuar nga ndërmarrjet ku është reklamuar VMRO-DPMNE dhe bëhet fjalë për portalet – srekja.mk, lady.mk, gradina.mk, indigo.mk, ekran.mk, visitkopje.mk, biznisvesti.mk dhe times.com. mk.

Lexo më Shumë

Tre të vdekur nga Covid 19 në 24 orët e fundit. Vendit i janë shtuar edhe tri viktima të cilat kanë humbur jetën nga Covid 19. Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. “Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në raport. Ndërkohë në 24 orët e fundit në vend janë shënuar edhe 76 raste të reja me koronavirus. Numri total i të prekurve nga ky virus në Kosovë ka arritur në 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 604 raste…

Lexo më Shumë