Alsat 16.09.2020 14:58 Hotelet në Ohër dhe Strugë janë pothuajse të zbrazëta, ndërsa interesi për të përdorur vauçerët e turizmit është ulur. Deri më tani, janë përdorur 30,000 nga 117,000 vauçerë që janë shpërndarë. Vauçerët janë të vlefshëm deri më 15 dhjetor dhe ne do t’i pranojmë deri në afatin e caktuar, derisa janë të vlefshëm. Deri në festën e 8 shtatorit, kishim interes të madh, por tani interesi nuk është në nivelin e dëshiruar. Ka ulje të çmimeve për prenotime në shtator dhe tetor, por deri më tani nuk ka efekte të mëdha -tha Ana Jançeva – menaxhere hoteli.…
Author: almakos
Alsat 16.09.2020 14:21 Një ditë pas protestës, punonjësit e ndërmarrjes komunale në Tetovë janë rikthyer në punë. Drejtori i Ndërmarrjes thotë se ka arritur marrëveshje me punonjësit, dhe ajo përmban 3 pika. Pagesa e kontributeve që nuk ishte bërë për 8 muaj me radhë, do të shlyhet brenda 3 muajve, ndërsa ndërmarrja do t’i kompensojë shpenzimet e punëtorëve për trajtimet në spital dhe ilaçet. Nga ana tjetër, drejtori Ceka tha se nga e hëna do të fillojnë ti padisin banorët të cilët me muaj të tërë nuk kanë paguar obligimet ndaj Ndërmarrjes publike. “Prej tyre kërkova që të kthehen në…
Alsat 16.09.2020 11:21 Në fjalimin e saj vjetor për gjendjen në Bashkimin Evropian, Ursula Fon der Lajen theksoi se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë paraqesin vendim historik, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Këtë vendim ajo e lidh me marrëdhëniet midis BE-së dhe Kinës, duke aluduar në rrugën e mëndafshtë, projekti i madh ekonomik kinez i cili kalon nëpër rajonin ballkanik. “Vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sivjet ishte një hap historik, e ardhmja e rajonit është në BE, ndajmë histori të njëjtë dhe fat të njëjtë, Ballkani Perëndimor është pjesë…
Alsat 16.09.2020 10:45 Negociatat për anëtarësim në BE mund të zgjasin 5, 6 apo 7 vjet, varësisht nga rezultatet që Maqedonia e Veriut do të tregojë, por gjithashtu varësisht fokusit të BE-së në këtë çështje, tha kryeministri, Zoran Zaev në forumin që po mbahet në Athinë organizuar nga “The Economist”. Zaev shtoi se në këtë kontekst, para se të pret mbështetje nga shtetet e Evropës Veriore, pret mbështetje nga shtetet fqinje, Greqia e Bullgaria por edhe shtetet tjera të rajonit. Nga ana tjetër, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se prioritet i vendit që drejton është të arrijë marrëveshje me…
Alsat 16.09.2020 08:04 Kryeministri Zoran Zaev, në kuadër të vizitës dyditëshe të punës në Athinë, sot do të realizojë takime me presidenten e Greqisë, Katerina Sakelaropulu, me kryeministrin greke, Kiriakos Micotakis, si dhe me liderin e SYRIZA-s opozitare, Aleksis Cipras, ndërsa sot në mëngjes do të marrë pjesë në panel diskutimin për Ballkanin Perëndimor të “Ekonomist”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Takimi me Sakelaropulu është caktuar për në orën 12:45 sipas kohës lokale, ndërsa nga pallati presidencial, Zaev do të niset në drekë pune me kolegun e tij grek, ndërkaq në orët e mbrëmjes, do të takohet me liderin…
Alsat 15.09.2020 22:23 Në intervistën e tij për Emisionin 200 në Alsat, drejtor për Ballkanin pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Izrael, Dan Oryan theksoi se Kosova nuk është vend mysliman por vend me shumicë myslimane. I pyetur se pse presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pas nënshkrimit të Marrëveshjes në Washington e cilësuan Kosovën si vend mysliman, Oryan tha se kjo është interpretuar në këtë mënyrë për shkak se për Izraelin është me rëndësi që një vend ku ka shumë mysliman të pranoj Jerusalemin si kryeqendër. Fillimisht, kryeministri e tha shumë qartë se Kosova…
Alsat 15.09.2020 19:53 Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në protestën e sotme tha se po shprehet revolta për vonesat, siç tha ai në integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, e cila sipas tij po mbahet peng nga pushteti aktual. Mickoski theksoi se nuk do të lejojë kompromise për Goce Dellçenin dhe se sipas tij kjo figurë paraqet shtyllën e ekzistencës së popullit maqedonas. Delçev është vija e kuqe e dinjitetit dhe identitetit tonë, për këtë jemi sot këtu, për shkak se Delçevi është Maqedonia dhe shtylla e ekzistencës tonë si popull. Maqedonizmi dhe ajo çfarë jemi nuk është asgjë më…
Alsat 15.09.2020 19:33 Gjatë ditës së sotme në Stacionin Policor të Ohrit nga ana a psikologëve të burgut të Ohrit është raportuar se me datë datës 09.09.2020, dy të burgosur kanë tentuar të përdhunojnë të burgosurin LL.GJ. (2001). Nga MPB njoftojnë se i burgosuri edhe është sulmuar fizikisht. MPB informon se për rastin në fjalë është njoftuar edhe Prokuroria Publike dhe se po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.
Alsat 15.09.2020 16:27 Ministrja Shahpaska deklaroi se me rihapjen e çerdheve dhe me krijimin e kushteve, prindërit e fëmijëve nën 6 vjeç nuk kanë arsye që të mos shkojnë në punë. Sipas saj, në çerdhe ka mjaftueshëm vende të lira për fëmijët me prindër të vetëm dhe për fëmijët që i kanë të dy prindërit në punë.
Alsat 15.09.2020 15:20 Ndërkohë është regjistruar edhe rasti me covid-19 tek një fëmijë 1 vjeçar në çerdhen “13 nëntori” në komunën Qendër në Shkup. Siç bëhet e ditur fëmija ka qenë në çerdhe vetëm ditën e parë të hapjes dhe ka qëndruar në objekt për rreth një orë. Nga çerdhja kanë bërë të ditur se fëmija më nuk është sjell në përkujdesjen e personelit pasi ishin njoftuar nga prindërit e tij nuk është ndjerë mirë. Pas testit të kryer, fëmija dhe prindërit e tij kanë rezultuar pozitiv me covid-19. Shërbimet mjekësore të hënën kanë zhvilluar anketë epidemiologjike me ç’rast është…
Alsat 15.09.2020 15:03 Nëna nga i gjithë vendi kanë paralajmëruar protestë të enjten përpara Qeverisë, kundër vendimit të ekzekutivit, që i obligon ato ta ndërprejnë pushimin e zgjatur të lindjes dhe më 23 shtator të kthehen në vendet e tyre të punës. Nënat kërkojnë ndryshimin e vendimit, përkatësisht zgjatjen e pushimit deri në fund të vitit ashtu siç kishte rekomanduar më herët Komisioni i Sëmundjeve Infektive, me arsyetimin se e kanë të pamundur të gjejnë zgjidhje për fëmijët e tyre. Milena Dabeska Simovska thotë për Alsat se kjo situatë është tmerrësisht stresuese. Fëmijët tanë nuk janë minj laboratorik për eksperimente.…
Alsat 15.09.2020 14:12 Rreth 3 mijë banorë të një prej fshatrave më të mëdhenj të Strugës, Dollogozhdë, nuk kanë ujë të pijshëm rregullisht. Ujë, thonë se ka vetëm nga ora 6 e mëngjesit deri në ora 11 dhe nga ora 6 e mbrëmjes deri në orën 23:00. Më pas ujë nuk ka gjithë natën deri në mëngjes. Për shkak të këtij problemi 15-vjeçar, gjithnjë e më pak mërgimtarë vijnë në vendin e tyre të lindjes. Probleme ka gjatë gjithë vitit, por më të theksuar janë nga maji deri në tetor. Ndërmarrja publike në fshat njofton zgjidhje të shpejtë të problemit.…

