Një nga aktivistët e protestës popullore në ditën e saj të 63-të të rezistencës qytetare në sheshin para Kryeministrisë, i dha një mesazh të fortë kreut të qeverisë Edi Rama.
Ai tha sot se ia jepnin besën Ramës të vinte të nënshkruante dorëheqjen në sheshin para tyre dhe më pas ta përcillnin për në Burgun 313-të. Ai theksoi se populli nuk e do më kryeministrin.
“Ne ta japim mundësinë dhe besën të vish këtu të japësh dorëheqjen ta nënshkruash e të përcjellim te Burgu 313 me duartrokitje, sepse populli nuk të do më”, tha ai mes të tjerash.
Më tej vijoi të denonconte nismën e PS për të shkrirë 15 bashki dhe shprehu mbështetjen për qytetarët e atyre njësive vendore.
“I them Edi Ramës hiq dorë nga reforma territoriale dhe lëri njerëzit të vendosin nëse e duan apo jo atë bashki. Jepe dorëheqjen”, deklaroi aktivisti.



