Alsat 18.09.2020 11:27 Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrolle të intensifikuara në trafik, me ç’rast gjithsej në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar 513 gjoba. Janë sanksionuar 35 persona për ngasje pa leje qarkullimi, 148 shkelje u regjistruan për tejkalim të shpejtësisë, 39 automjete të paregjistruara dhe teknikisht të dëmtuara, ndërsa 82 sanksione ishin për motoçiklistët, si dhe katër motoçikleta u konfiskuan. Kontrollet e intensifikuara të trafikut, theksojnë nga MPB, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB-ja u bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut për…
Author: almakos
Alsat 18.09.2020 10:34 Gjykata Supreme ka hedhur poshtë ankesat e parashtruara nga të dënuarit në rastin “Tanku”, Nikolla Gruesvki, Gordana Jankullovska dhe Gjoko Popovski dhe konfirmoi aktvendimet e shqiptuara nga Gjykata e Apelit, njoftojnë nga Gjykata Supreme. Në rastin “Tanku”, lëndë e akuzës ishte tenderi joligjor për veturën luksoze “Mercedes”.
Alsat 18.09.2020 08:00 Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Në rajonet jugore do të ketë kushte për reshje të përkohshme lokale. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 9 deri 18 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri 31 gradë Celsius. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 15, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 29 gradë Celsius.
Alsat 17.09.2020 21:46 Të gjithë pacientët e sëmurë kronikë nuk do të kthehen në punë, deklaroi në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Siç shpjegon ai, në grupin e të sëmurë kronikë ka kategori të ndryshme të pacientëve, për të cilët mjeku specialist do të vendosë nëse ata mund të shkojnë në punë ose do të duhet të qëndrojnë në shtëpi në muajt e ardhshëm. “…. Për shembull, dikush ka pasur sulm në zemër pesë vjet më parë, personi është rehabilituar dhe kryen aktivitetet e tij të jetës normalisht. Ai është i grupit sikur ai që…
Alsat 17.09.2020 20:39 Mbi 150 nëna që kanë fëmijë deri në moshën 6 vjeçare protestuan sot para Qeverisë duke kërkuar që të mos rikthehen në punë më 23 shtator, sepse nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e tyre. Në kohë pandemie, theksojnë, është e vështirë të gjendet person për t’u kujdesur për fëmijët, ndërsa gjyshërit hyjnë në kategorinë e rrezikuar. , Numri i lartë i rasteve pozitive me virus korona, afrimi i vjeshtës kur pritet valë e dytë, koha e shkurtër për fëmijët që të adaptohen në çerdhe, dhe sidomos rastet pozitive me COVID-19 të regjistruar së fundmi në…
Alsat 17.09.2020 20:10 Burime të Alsat brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme njoftojnë se pas vendosjes së perimetrit të sigurisë dhe kryerjes së kontrolleve, është vërtetuar se bëhet fjalë për alarm të rrejshëm për bombë në rrugën “Aradhet Partizane”. Sipas informacioneve jozyrtare bëhet fjalë për dy peshore, që kanë shkaktuar panik tek qytetarët. Tashmë policia ka zhbllokuar trafiku drejt rrugës “Franklin Ruzvelt”, që ishte bllokuar për shkaqe sigurie.
Alsat 17.09.2020 19:27 Alarm për bombë në rrugën “Aradhat Partizane”. Policia ka ndërprerë qarkullimin rrugor në Kisha deri te rruga “Franklin Ruzvelt”. Në vendngjarja ka një numër të madh forcash policore. Alsat mëson nga burimet e tij se ekipet e kriminalistikës dhe çmontimit kanë dalë në vendngjarje. Besohet se bomba sipas alarmit është vendosur në afërsi të fakultetit të Makinerisë.
Alsat 17.09.2020 18:16 Sot pasdite afër qendrës “Bunjakovec” është sulmuar biznesmeni dhe aktivisti politik Ljupço Paleski. Sipas informacioneve të para, mësohet se Paleski është sulmuar nga një grup prej 10-12 personash, disa prej të cilëve kanë qenë në lëvizje me motoçikletë. Grupi i personave ka ushtruar dhunë ndaj biznesmenit maqedonas duke i shkaktuar plagë. Ende nuk dihen arsyet dhe motivi i sulmit.
Alsat 17.09.2020 17:52 Ka filluar para Qeverise protesta e nënave që nuk pajtohen me vendimin e Qeverisë për t`u rikthyer në vendet e punës më 23 shtator, pasi nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e tyre. Ata thonë se nëse ekzekutivi nuk pranon kërkesat e tyre, ndër të cilat më kryesorja që të mos kthehen në punë para 31 dhjetorit, do te detyrohen që të japin dorëheqje nga vendet e tyre të punës. Ky vendim thonë ata, i ka vënë mes dy zjarresh, të kujdesen për fëmijët, apo të sigurojmë ekzistencën. Vendimin e Qeverisë për të shtuar numrin e…
Alsat 17.09.2020 16:19 Ministria e Arsimit të premten do ta prezantojë Platformën nacionale për mësim nga distanca. Nga ky dikaster bëjnë të ditur se deri të shtunën do të vijojë trajnimi i 1600 mësimdhënësve për përdorimin e kësaj platforme. Më pas ata do ti trajnojë kolegët e tyre. Ministrja e Arsimit, Milla Carovska tha se në rast se numri i të infektuarve do të jetë i lartë në fund të muajit shtator, viti shkollor do të fillojë vetëm me mësim nga distanca dhe jo me prezencë fizike. Nëse, supozojmë, më 25 shtator kemi numër të lartë të të infektuarve atëherë,…
Alsat 17.09.2020 16:04 Ali Ahmeti më 2 tetor do të thirret në prokurori që të merret në pyetje lidhur me rastin “Regjistrimi”. Kryetari i BDI-së do të duhet të tregojë çfarë di dhe si u ndal procesi i numërimit të popullsisë në vitin 2011. Regjistrimi u organizua gjatë qeverisë së udhëhequr nga VMRO – DPMNE dhe BDI, dhe vetëm pesë ditë para përfundimit të tij, ai u ndërpre pas dorëheqjes së të gjithë anëtarëve të Komisionit të Regjistrimit, pasi vlerësuan se për shkak të mangësive në procedurë, do të fitohen të dhëna irelevante. Hetimi për këtë rast u hap nga…
Alsat 17.09.2020 14:56 Dy muaj pas sulmit kibernetik të faqes së internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), askush nuk e di se kush janë autorët e këtij veprimi. Prokuroria e Shkupit ka marrë një pjesë të IP adresave nga ku është kryer sulmi kibernetik ndaj faqes së internetit të KSHZ-së, ku duhej të shpalleshin rezultatet e zgjedhjeve në mbrëmjen e 15 korrikut. Por në vend të kësaj, faqja e internetit nuk funksioni. Prokuroria Themelore Publike në Shkup, përmes instrumenteve për ndihmë juridike ndërkombëtare, iu drejtua Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që të sigurojë të dhëna për IP…

