Alsat 17.09.2020 18:16
Sot pasdite afër qendrës “Bunjakovec” është sulmuar biznesmeni dhe aktivisti politik Ljupço Paleski.
Sipas informacioneve të para, mësohet se Paleski është sulmuar nga një grup prej 10-12 personash, disa prej të cilëve kanë qenë në lëvizje me motoçikletë. Grupi i personave ka ushtruar dhunë ndaj biznesmenit maqedonas duke i shkaktuar plagë. Ende nuk dihen arsyet dhe motivi i sulmit.



