Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 61 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali rajonal i Gjilanit dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID). Numri total i rasteve pozitive është 15.063 raste nga 62.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 613 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm…
Author: almakos
Alsat 20.09.2020 15:05 Njëzet e tetë emigrantë janë gjetur në mëngjes në një aksion të policisë gjatë bastisjes në dy shtëpi në fshatrat Llojan dhe Vaksincë, ndërsa tre persona janë arrestuar në lidhje me rastin. Siç informon sot Suzana Praniq Talevska, nga Sektori për marrëdhënie me opinionin në MPB, pjesëtarët e Qendrës rajonale për punë kufitare Veri në bashkëpunim me Njësinë për sistemim të parë dhe nëpunës policor nga SPB Kumanovë, pas urdhërit të dhënë paraprak nga Gjykata Themelore Kumanovë herët në mëngjes kanë kryer bastisje në dy shtëpi në fshatrat për shkak të dyshimit për vepër penale të kryer…
Alsat 20.09.2020 14:08 Edhe pse në Tetovë janë të regjistruara mbi 40 000 makina, qyteti nuk ka më shumë se 800 vende parkimi. Kjo situatë shkakton kaos të përditshëm në komunikacion. Rrugët gjithmonë janë të bllokuara nga makinat e parkuara kudo. Banorët akuzojnë komunën, për mos-gjetjen e zgjidhjes. “Ndodh shumë shpesh të vij këtu të parkohem dhe nuk ka vend. Nuk janë fajtor këto të parkingut, por komuna duhet ta zgjidh këtë problem sepse Tetova ka shumë numër të madh të automjeteve. Më shumë parkingje duhet të ketë, edhe e paguajmë edhe nuk kemi parking”. “Çdo ditë nga dy tre…
Alsat 20.09.2020 13:19 Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë identifikuar 16 persona në lidhje me incidentin e djeshëm ku një grup tifozësh kanë përdorur gjuhë të urrejtjes në lagjen Gjorqe Petrov në Shkup, duke brohoritur “Shqiptarë i mirë, shqiptarë i vdekur”. Nga MPB thonë se përveç rastit të djeshëm po punohet edhe për rastin e disa ditëve më parë, ku në qendër të Shkupit, grupi i tifozëve “Komitët” kanë përdorur të njëjtat shprehje të gjuhës së urrejtjes. “Ministria e Punëve të Brendshme tashmë intensivisht po punon në koordinim me Prokurorinë për të zbardhur këto raste, bëhet fjalë për…
Alsat 20.09.2020 10:45 Historia thotë se duhet gjithmonë të pajtohemi me kohën dhe ta shfrytëzojmë në favor të mirëqenies së njerëzve. Patriarkana ekumenike është shembull për atë se si mund të mbetet në përputhje me vlerat, ndërsa njëkohësisht të jesh dinamik në përballjen me sfidat rrjedhëse, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në letrën të cilën e dërgoi deri te kryepeshkopi i Konstandinopojës – Roma e Re dhe Patriarku ekumenik, Bartolomeu, me rastin e fillimit të vitit të ri kishtar. Si president e informon Bartolomeun se si shtet, në tre vitet e fundit “vendosëm ta shfrytëzojmë kohën në favor tonin dhe t’i…
Alsat 19.09.2020 19:41 Në rrjetet sociale sërish është shfaqur një video ku shihet se si një grup i të rinjve përdorin gjuhë të urrejtjes duke brohoritur “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”. Sipas përshkrimeve në rrjetet sociale, ngjarja ka ndodhur në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup. MPB ende nuk ka informacione për grupin në fjalë, respektivisht ende nuk dihet nëse të rinjtë, ashtu siç pretendohet i përkasin grupit të tifozëve “Komitët”. Ndryshe, para disa ditëve një video tjetër në rrjetet sociale kishte ngjallur reagime të shumta ku shihej se si grupi i tifozëve “Komitët”, nga qendra e kryeqytetit deri në…
Alsat 19.09.2020 17:07 Ministria e Shëndetësisë sot raportoi për 6 pacientë të vdekur dhe 140 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve. Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1397 mostrave. Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-47, Kumanovë-18, Shtip-3, Prilep-7, Tetovë-15, Strugë-3, Veles-3, Manastir-3, Ohër-1, Kavadar-2, Gostivar-3, Gjevgjeli-4, Strumicë- 4, Kriva Pallankë-2, Radovish-4, Krushevë-1, Koçani-5, Probistip-2, Makedonski Brod-1, Berovë-3, Delçevë-2, Shën Nikollë-3, Kërçovë-2, Resnjë-2. Brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë gjashtë persona të diagnostikuar me Covid-19. Viktimat janë mes moshës 84 dhe 55 vjeçe, nga Shkupi, Tetova dhe Struga. Të gjithë viktimat kanë ndërruar…
Alsat 19.09.2020 16:37 Platforma Kombëtare për mësim nga distanca ka nxjerr probleme për drejtoritë e shkollave fillore dhe të mesme. Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga fillimi i vitit të ri shkollorë, sigurimi i pajisjeve kompjuterike për arsimtarët që do të zbatojnë mësimdhënien “on-line” është i pasigurtë. Edhe mungesa e laptopëve apo tabletëve të nxënësve është problemi tjetër që do të pengojë mësimin në distancë. Vetëm në Shkollën Fillore “Liria” në Shkup, afër 1/4 e nxënësve nga klasa e 4 deri në të 9, nuk kanë mundësi për qasje në internet apo nuk kanë pajisje adekuate, thotë…
Koronavirusi iu ka marrë jetën tre pacientëve në Kosovë. Nga të dhënat e 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se janë regjistruar 63 raste të reja infektimi. Njoftimi i ISHPK: 126 TË SHËRUAR DHE 63 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1…
Alsat 19.09.2020 15:14 Përpjekjet si memorandumi bullgar nuk kanë të njëjtën forcë si më parë për të penguar procesin integrues të vendit, kështu vlerëson ministri i Jashtëm i vendit Bujar Osmani. Për të, ky dokument është devijim nga Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, nga e cila vendi nuk lëviz. Osmani thotë se vendi ka një strategji dhe vija të kuqe për të mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore. Ai këtyre ditëve ka biseduar me homologen e tij Bullgare, Ekaterina Zaharieva. Ata janë dakorduar që ndryshimet t’i vendosin në një kornizë, ta intensifikojnë komunikimin në nivelin më të lartë të…
Alsat 19.09.2020 14:07 Hristo Atanasov dhe Nexhbi Hasan ose Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski. Ish figurat kryesore në DSK që u arratisën në Greqi me identitete të rremë ende janë të pakapshëm për t’u gjykuar për përgjimet e paligjshme dhjetë vjeçare. Kërkesa e fundit e Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e tyre është dërguar në 14 dhjetor të vitit 2018, ku në mënyrë të hollësishme është shpjeguar pse ish-agjentët sekret duhen ekstradohen në vend. Ministria e Drejtësisë: “Ne shpjeguam në detaje përse vendimi i presidentit të atëhershëm Gjorge Ivanov ishte i pavlefshëm, më pas se ky vendim është i pazbatueshëm…
Alsat 19.09.2020 13:20 Rikthehet sërish protesta kundër deponisë “Rusino” në Gostivar. Protestuesit nuk lejojnë hedhje të mbeturinave as për komunën e Gostivarit. Deri tek revolta e këshillit protestues “Stop Rusinos”, ka ardhur pas prononcimit të një dite më parë të Ministrit të ekologjisë se “Rusino” patjetër të mbetet deponi regjionale. “Përcjellja drejtorit se është mbyllur rampa edhe për Gostivarin prej sot”. Nga sot rampa mbyllet edhe për komunën e Gostivarit. Kryetari presim ta mbajë fjalën dhe të dalë të martën në protestë me ne bashkë me këshilltarët komunal dhe presim të nënshkruajnë afate kohore që për tre vite të mbyllet…

