Alsat 21.09.2020 22:01 VMRO-DPMNE do të zgjedh sekretar të ri të partisë pasi Igor Janushev, ka dorëzuar doheqje për arsye personale. Kryetari i partisë Hristijan Mockovski, pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore të Partisë deklaroi se së shpejti do të zgjedhin sekretar të ri të përgjithshëm por pa oërmendur emra konkrete se kush mund të jetë. Ai po ashtu tha se do të zgjedhin edhe kryetare të re të Forumit të Gruas dhe forumit të Veteranëve të partisë. Sot VMRO-DPMNE ka zgjedhur edhe disa anëtar të ri të Kryesisë ekzekutive të partisë. Mickovski shtoi se do të vazhdojnë të përballen me…
Author: almakos
Alsat 21.09.2020 19:26 Këshilli Qendror i VMRO DPMNE-së në mbledhjen e që ka filluar para pak minutash pritet të zgjedhë përbërjen e re të Komitetit Ekzekutiv. Nga kjo parti paralajmërojnë uljen e numrit të anëtareve të Komitetit Ekzekutiv, i cili për momentin ka 25 anëtarë. Kjo mbledhje është e para pas 2 muajve që kur kanë përfunduar edhe zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, ku VMRO-ja humbi përballë koalicionit Mundemi të udhëhequr nga LSDM-ja. Nga kjo kryesi pritet edhe një reformim i brendshëm i partisë. Kryesia duhet të shkurtojë anëtarët e partisë nga 25 në 15 anëtarë, por se kush do…
Alsat 21.09.2020 18:31 Nënat me fëmijë të vegjël protestuan sërish para qeverisë kundër vendimit të fundit të ekzekutivit për kthimin e tyre në punë nga 23 shtatori. Ato këmbëngulin që të mbetet në fuqi vendimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, i cili rekomandonte që pushimi i prolonguar i lindjes të zgjasë deri në fund të vitit. Ato gjithashtu alarmojnë së shumë nëna rrezikojnë të mbeten pa punë pasi nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e tyre. Nënat protestuese kërkojnë takim me kryeministrin Zaev. Ende nuk kam marrë përgjigje për pyetjet kryesore lidhur me atë se, kush do ta paguaj…
Alsat 21.09.2020 17:34 Sedat Jashar, bashkëshorti i lehonës 40 vjeçare që ndërroi jetë dy ditë më parë sëbashku me foshnjën, sot për kamerën e televizionit Alsat ka akuzuar personelin mjekësorë në dhomën pranuese si shkaktarë kryesorë për vdekjen e gruas së tij. Ai thotë se të ndjerës gjakderdhja i kishte nisur gjatë kthimit për në shtëpi, pas kontrollit të parë në Spitalin Shtetërorë. Sedati thekson se nuk e ka të qartë përse gruaja e tij nuk është mbajtur nën kujdes mjekësorë, përderisa ajo kishte dhimbje të vazhdueshme. Me të kthyer në spital, pas ndërhyrjes mjekët e kishin informuar Sedatin se…
79 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar gjatë 24 orëve të fundit dy persona kanë ndërruar jetë. Numri total i rasteve pozitive është 15.142 raste nga 62.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.674 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.853. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7…
epa08517923 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI Alsat 21.09.2020 16:01 Në 24 orët e fundit janë kryer 552 teste për COVID-19 dhe prej tyre 45 kanë rezultuar pozitivë, ose thënë ndryshe 8 për qind e tyre. Po ashtu kanë ndërruar jetë edhe 7 pacientë me COVID-19. Ndërsa janë shëruar 86 persona.
Alsat 21.09.2020 15:04 Shefi i ri i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadori David Geer, i dorëzoi Letrat Kredenciale presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Ai u zotua se do të punojë gjatë gjithë mandatit të tij me institucionet, partitë politike dhe sektorin civil në të gjithë vendin. Pendarovski dhe ambasadori David Geer biseduan rreth procesit të integrimit të vendit në BE.
Alsat 21.09.2020 12:10 Gjykata Penale tashmë ka shkruar urdhrin për vuajtjen e dënimit me burg për Zoran Milevski – Kiçeec, i dënuar me tre vjet burg për rastin “Reket”. Ende nuk dihet se kur dhe në cilin burg duhet të paraqitet Milevski, pasi Gjykata Penale pret që urdhri t`i dorëzohet vetë Milevskit dhe avokatit të tij. Në bazë të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve, Kiçeec ka të drejtë të shtyj vuajtjen e dënimit. Ai u dënua me tre vjet burg, pasi u deklarua fajtor si i akuzuar i tretë në rastin “Reket”. Përveç tij, për zhvatje të rreth një milion…
Alsat 21.09.2020 11:13 I dyshuari për vrasjen e Nikolla Zazdovskit është ekstraduar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe tani është i kapshëm për organet e rendit. 21 vjeçari J.l. më 29 qershor të vitit 2018 menjëherë pas vrasjes së Sazdovskit është larguar nga vendi. Pas personit në fjalë ishte ngritur flet-arrest ndërkombëtarë, ndërkohë që është arrestuar nga policia gjermane.
Alsat 21.09.2020 10:21 Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 346 sanksione, mes të cilëve 17 shkelje për ngasje pa patentë shofer dhe 150 shkelje për tejkalim të kufirit të shpejtësisë, 24 për automjete të paregjistruara. Janë sanksionuar 28 motoçiklistë, ndërsa janë sekuestruar tre motoçikleta, janë shqiptuar 54 masa për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt, ndërsa 29 automjete janë tërhequr nga karrotreci. Janë shqiptuar 48 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme. Nga atje thonë se vazhdojnë kontrollet e intensifikuara të trafikut edhe në ditët në vijim.…
Alsat 21.09.2020 10:06 Gjatë ditës së djeshme është ndaluar S.A.(32) nga Shkupi, pasi sulmoi një mjek në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup. Kundër tij do të parashtrohet padi përkatëse. Incidenti në Klinikën e Toksikologjisë ndodhi dje, mjeku i cili u sulmua përfundoi me disa hematoma dhe prerje në trup. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, dënoi sulmin ndaj mjekut në një postim në Facebook.
Alsat 21.09.2020 08:47 Kuvendi sot do të debatojë për propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar. Në elaborimin e ligjeve për arsimin fillor dhe për atë të mesëm, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska javën e kaluar tha se këto ndryshime ligjore janë të nevojshme për zhvillim të sigurt dhe papengesa të procesit edukativo-arsimor gjatë vitit shkollor.

