Alsat 23.09.2020 14:59 Kinematë, teatrot, opera, muzetë dhe institucionet tjera kulturore mund të nisin me hapjen graduale dhe realizimin të aktiviteteve të tyre. Pos respektimit të protokollit, çdo Institucion veçmas duhet të përgatis protokoll në bazë të kapaciteteve që posedon. Në disa nga pika e këtij protokolli parashihet që: -Ngjarjet në ambient të hapur duhet të organizohen me 50 për qind të kapacitetit të hapësirës ku do të mbahet ngjarja dhe një numër i kufizuar i vizitorëve deri në maksimum 1000 vizitorë, dhe ngjarjet në ambiente të mbyllura duhet të organizohen me 30 për qind të kapacitetit me numër të…
Author: almakos
Alsat 23.09.2020 13:53 “Goce Dellçevi, maqedonas apo bullgar?” Kryeministri Zaev shprehet optimist se dallimet mes Shkupit dhe Sofjes rreth kësaj çështjeje do të kapërcehen së shpejti. Ai tha se vizitën e parë zyrtare do ta realizojë në Sofje përpara Samitit që pritet të mbahet më 10 dhe 11 nëntor në kryeqytetin bullgar në kuadër të Procesit të Berlinit. Goce Dellçevi është revolucionar maqedonas, por gjithashtu është fakt se bullgaret e konsiderojnë si revolucionar bullgar. Fakt është se kemi qytetin tonë, Dellçevë, edhe Bullgaria ka Goce Dellçev. Kemi përmendore gjithandej në dy vendet. Bashkë me kryeministrin, Borisov u përkulem para përmendores…
Alsat 23.09.2020 12:29 Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë ka filluar me kontrollin dhe masat e tjera për zbulimin dhe sanksionimin ligjor të automjeteve, të cilat në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor, kanë instaluar dhe përdorur pajisje për dhënien e sinjaleve të veçanta të dritës dhe zërit, të cilët përdoren në mënyrë të paligjshme, përdoruesit e pajisjeve të tilla sanksionohen duke i’u përgatitur parashtresa adekuate, në përputhje me nenet 138, 139 dhe 140 të ligjit në fjalë. Gjoba për personat fizik është 300 euro, kurse për personat juridikë 2000 euro në kundërvlerë me denarë. Sektori për Punë të…
Alsat 23.09.2020 10:44 Ambasadori i ri i BE-së, David Geer inkurajoi Maqedoninë e Veriut t’i zbatojë dy marrëveshjet e lidhura me fqinjët, me Greqinë dhe Bullgarinë. Geer nuk komentoi se si është atmosfera e brendshme në Këshillin Evropian derisa po harmonizohet korniza negociuese për vendin tonë, se si do të reflektohet memorandumi i Bullgarisë në kornizë dhe nëse edhe shtetet tjera anëtare kanë bërë vërejtjet e tyre. Geer vetëm tha se vendimi historik për fillimin e negociatave u soll qysh në muajin mars dhe se shpreson që vendet anëtare sa më parë ta përfundojnë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut,…
Alsat 23.09.2020 10:14 Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin me Republikës së Maqedonisë së Veriut janë shqiptuar 746 gjoba për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë tek qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet që janë miratuar nga ana e Qeverisë dhe që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.
Alsat 23.09.2020 08:29 Situata politike dhe e sigurisë në vend pas anëtarësimit në NATO do të jetë tema e diskutimit në seancën e sotme të tetë të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të mbahet në Vilën Vodno, duke filluar nga ora 12:00.
Alsat 22.09.2020 22:30 Askush nuk duhet të ketë iluzionin se ky vit shkollor do të jetë i organizuar në mënyrë të përsosur, tha ministrja e arsimit dhe shkencës, Milla Carovska, në emisionin “200” në Alsat. Siç thotë ajo, pavarësisht nga ekzistimi i Platformës nacionale për mësim online, ka faktorë tjerë që janë sfidë për sistemin. “… a kanë të gjithë mësuesit aftësi të mjaftueshme digjitale? Jo, a do t’ia dalin të gjithë menjëherë? Jo. Gjitha këto janë përgjigje që na japin të drejtën të themi se- po, ne kemi bërë një hap përpara në digjitalizimin e arsimit dhe qasjen në…
Alsat 22.09.2020 19:42 Halil Snopçe, deputet i ASH-së gjatë emisionit “Programi 200” në Alsat gjatë përballjes me ministren e Arsimit, Milla Carovska, tha se raporti i fundit i OECD-së, organizatë me relevance ndërkombëtare e kategorizoj Maqedoninë e Veriut si një shtet i pasuksesshëm për organizimin e mësimit online gjatë pandemisë. Ai tha se edhe Kolegjiumi I Arsimtarëve gjatë pandemisë, ngritën problem të shumta por Ministra e Arsimit ishte inekzistente. Po ashtu ai tha në sistemin e IT-së nuk u bë asgjë, përveçse reklama dhe fasada të qeverisë.
Alsat 22.09.2020 18:35 Me kërkesë për mbyllje të tërësishme të deponisë Rusino dhe dislokim nga Gostivari, nisma qytetare Stop Rusinos, sot ka protestuar para komunës së Gostivarit. Organizatorët e protestave thonë se kanë mbështetjen e këshillit komunal, dhe përfaqësuesve të partive Politike, ndërsa kërkojnë që këtë mbështetje t`ua jep edhe Ministria e Ekologjisë. Sipas protestuese deponia Rusino është bombë ekologjike, andaj kërkojnë mbylljen e menjëhershme. Qëllimi i protestës është të tregojmë se gostivarasit janë të unifikuar dhe duan që t’i japin fund kancerit shumëvjeçar që e helmon Gostivarin. Rampa nuk do të hapet për komunat e tjera, derisa të sillet…
Alsat 22.09.2020 16:49 Konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së të mbahet deri në fund të vitit, ndërsa po bëhen negociata teknike për harmonizimin e kornizës negociuese, këtë e konfirmoi edhe një herë Euro-komesari për Zgjerim, Oliver Varhelyi në takimin me Zv/kryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov. Gjatë vizitës në Bruksel, Dimitrov takoi edhe homologun gjerman, Mihael Rot i cili theksoi se konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut është një nga prioritetet e larta të presidencës gjermane me BE-në. Dimitrov nga ana tjetër ka thënë se procesi i negociatave është mjeti më i mirë për…
Alsat 22.09.2020 16:13 Gazetarë, dëshmitarë në rastin “Target – Fortesa”. Treguan se si kanë dyshuar se policia sekrete po i përgjonte në mënyrë ilegale. Lidhur me atë se janë shënjestër e DSK-së, ata zyrtarisht mësuan kur LSDM-ja ua shpërndau dosjet me bisedat e tyre personale dhe profesionale të transkriptuara. Shumica e gazetarëve paralajmëruan se do ta padisnin shtetin për dëmet në shumë prej 15,000 deri 200,000 euro. “Disa nga kolegët e mi vendosën të kërkojnë dëme private, por kërkesa ime do të jetë kompensim i dëmeve profesionale. Siç e dini, për dhjetë vjet përpiqemi të krijojmë kuadër që do të…
Alsat 22.09.2020 15:32 Kuvendi nisi me vonesë diskutimin për zgjedhjen e zëvendësministrave. Opozita konteston kredibilitetin e tyre dhe emërimin e kuadrove të vjetra në dikastere të reja. Sipas VMRO-DPMNE-së, emrat e propozuar bien në kundërshtim me përcaktimet programore të Qeverisë, “A nënkupton kërkesa për kuadro të reja dhe të pastra që Agim Nuhiu, ish zëvendësministër i Brendshëm dhe një kohë ministër ka komoditetin e plotë, sepse për kapacitetin e tij nuk dua të flas, t’i përgjigjet edhe sfidave në Ministrinë e Drejtësisë duke pasur parasysh të gjitha rekomandimet e strukturave ndërkombëtare të cilat kritikojnë mos zbatimin e drejtësisë, kriminalitetin, korrupsionin…

