Alsat 25.09.2020 12:24 Raportet e Entit Shtetëror të Revizionit, nuk do të mbeten më vetëm në letër, tha në konferencë për media, zv/kryeministri Lupço Nikollovski. Ai tha se do të krijojë bazë ligjore që ata të merren parasysh. “Me siguri nuk prisni që një ekip prej 3 vetave të rishikojnë raportet. Duhet të paketoni pritshmërit. Nuk mund të pritni që ne t’i lexojmë raportet. Unë kam thënë qartë se nuk mundet që këto raporte, vetëm formalisht të miratohet në qeveri dhe në to të kemi konkludime dhe rekomandime, bazë për punë të papërgjegjshme dhe lëshime, ka institucione që kanë shumë…
Author: almakos
Alsat 25.09.2020 11:12 Hapat konkret në luftën kundër korrupsionit dhe emërimit të njerëzve me integritet dhe kredibilitet, zv/kryeministri Lupço Nikollovski tha se do të vërehen në procedurën e zgjedhjes së drejtorëve të rinj në institucionet shtetërore. Në konferencë për mediat, Nikollovski tha se opinioni duhet të optimizojë pritshmërit sepse nuk mund të ndryshohet aq shpejt një sistem i ndërtuar me dekada. “Mirë është që ka interes për këtë dikaster por të gjithë duhet pak t’i optimizojmë pritshmëritë duke menduar për atë që nuk është bërë tre dekada dhe tani erdhi Nikollovski dhe të gjitha do të zgjidhen. Unë tregova atë…
Alsat 25.09.2020 10:47 Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 371 sanksione, në mesin e të cilave për ngasje pa leje 16 persona, tejkalim të shpejtësisë 120 shkelje, si dhe automjete të paregjistruara dhe teknikisht jo në rregull 18 automjete. MPB në kumtesën e sotme bën të ditur se janë sanksionuar 32 motoçiklistë, 128 automjete janë tërhequr me karrotrec, e gjithë kjo në kuadër të kontrolleve të përforcuara në sferën e komunikacionit, të cilat, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit…
Alsat 25.09.2020 10:04 Presidenti slloven Borut Pahor sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski.Pahor, gjatë qëndrimit në Shkup do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, si dhe do të mbaj fjalim para deputetëve. Është parashikuar që Pahor të vendosë kurorë lulesh në varrin e Goce Dellcevit. Presidenti slloven nesër do të qëndrojë në Ohër, ku së bashku me presidentin Pendarovski do të marrë pjesë në një stërvitje e forcave speciale të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kampin…
Alsat 25.09.2020 08:01 Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Nga fundi i ditës në pjesët perëndimore do të ketë rritje të vranësirave me reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri 15 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri 31 gradë. Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare.Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 28 gradë.
Alsat 24.09.2020 21:28 Admirim Aliti nga koalicioni ASH-Alternativa i ftuar në emisionin Rruga drejt në Alsat tha se slogani i LSDM-së “Shoqëri për të gjithë” është paradigëm për pabarazi. Ai tha se slogani i LSDM-së, “Shoqëri për të gjithë” është i gabuar sepse ai nënkupton një shoqëri për të gjithë, por shteti të jetë vetëm i maqedonasve dhe jo i etnive të tjera, pra ata të dertojnë dhe shoqëria të jetë për të gjithë. Slogani i LSDM-së “Shoqëri për të gjithë” është paradigmë për pabarazi. Sepse kur themi shoqëri për të gjithë e ka edhe një konotacion se shteti është…
Alsat 24.09.2020 19:38 Zv/kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov paralajmëroi se Bullgaria do ta bllokojë konferencën e parë ndër-qeveritare mes BE-së dhe MAqedonisë, që pritet të mbahet në dhjetor. Me akuzat për jo sinqeritet të palës maqedonase, Karakaçanov iu kundërpërgjigj thirrjes së Ministrit gjerman, Rot për konstruktivitet. Sipas tij, Bullgaria nuk po paraqet kushte shtesë për Maqedoninë e Veriut, meqë kriter i qartë që nga ekzistimi i BE-së është: secili shtet kandidat duhet t’i zgjidh problemet me fqinjët para se t’i fillojë negociatat. “Bullgaria duhet të kundërshtojë konferencën e parë ndër-qeveritare, nëse i përmbahet interesave kombëtare dhe evropiane. Para disa ditëve, Dragi…
epa08517923 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI Alsat 24.09.2020 16:10 152 (9%) raste të reja me virus korona kanë rezultuar nga 1630 teste të bëra në 24 orët e fundit. Ndërkohë kanë vdekur dy persona,. Për këtë periudhë 24-orëshe 126 pacientë janë shëruar.
Alsat 24.09.2020 15:56 Nuk janë funksionale për më shumë se dhjetë vite, ndërsa në atë kohë kanë shërbyer për shumë vështirësi të cilat i kanë pasur qytetarët por edhe për biseda për shumë gëzime. Ndërsa tani kanë mbetur vetëm nën mbulesën e pluhurit. Këto janë kabinat telefonike të cilat dikur kanë qenë një luks i madh. Në rrugët e kryeqytetit mund të hasen shumë kabina telefonike, të lëna pas dore dhe të demoluara. Më të moshuarit i kujtojnë me nostalgji për takimet që caktonin pikërisht nga kabinat telefonike. Kujtim më i mirë është kur do të merreshim veshtë me gruan…
Alsat 24.09.2020 15:36 Gjykata e Lartë e konfirmoi dënimin me burg të biznesmenit Sead Koçan prej katër vjet e tetë muaj. Gjykata e Lartë informoi sot se ata kishin marrë një vendim, për të mos shqyrtuar në mënyrë të jashtëzakonshme vendimin kundër tij, dhe e konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët. Pronari i kompanisë Transmet u dënua nga Gjykata Penale në rastin Trust me gjashtë vjet burg, por Apeli ia uli dënimin. Koçan u burgos, sepse ai mori një tender nga ELEM-i, me dokumente false, në vlerë prej 17 milion eurove. Përveç tij, edhe Vasilije Aviroviq, djali i ish-deputetes…
Alsat 24.09.2020 15:03 Të paktën 1.500 gjoba për kundërvajtje janë shqiptuar në 10 ditët e fundit si rezultat i kontrolleve të shtuara policore. Mbi 1.000 prej tyre vetëm në Shkup. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski paralajmëron vazhdimin e kontrolleve të shtuara dhe shtrëngimin e masave. Është aksion shtetëror. Kontrollet do të vijojnë në vazhdimësi edhe në Shkup edhe në qytetet e tjera. Mbi 1.000 gjoba ka vetëm në Shkup. Kontrolle të njëjta kishte në Prilep dhe Shtip ku vetëm mbrëmë u gjobitën 50 shoferë. Në vazhdimësi do të kërkojmë mundësi ligjore për të parandaluar këtë dukuri të keqe në komunikacion”-tha…
Alsat 24.09.2020 14:17 Ish deputetja Daniella Rangellova ka adresuar disa mesazhe drejt bashkëpariakëve dhe udhëheqësisë aktuale të VMRO-DPMNE-së, pas vendimit të prokurores Fatime Fetai për tërheqjen e akuzës ndaj Rangellovskës dhe dy të akuzuarve tjerë në rastin “Shuplakat në Qendër”. “Tani e kam më lehtë, pasi tani mundem më lehtë t`ua kthej të gjithëve që më sulmuan. Po të mos isha në këtë akt padi, do të veproja shumë më lehtë në periudhën e kaluar, sepse isha e akuzuar se po bëja pazar. Tani e kam dëshmuar pafajësinë dhe mundem lirisht verbalisht të konfrontohem me ata që më akuzuan”, pohoi…

