Author: almakos

Alsat 26.09.2020 16:07 Qeveria e Kosovës ka vendosur heqjen e PCR testit negativ për kalim transit nëpër territorin e Kosovës. Qytetarët të cilët frekuentojnë nga një pikë kufitare tokësore për një pikë tjetër, obligohen që të nënshkruajnë vetëm deklaratë se brenda 3 orësh do të lëshojnë territorin. Ata të cilët duhet të dalin nga pika kufitare përmes Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” duhet të paraqesin biletën e udhëtimit. Testi mbetet obligativ në rast se shtetas jo të Kosovës duan të frekuentojnë në territorin e Kosovës. Vendimet e Qeverisë së Kosovës “Test PCR negativ nuk kërkohet për: Shtetasit e vendeve të huaja…

Lexo më Shumë

Alsat 26.09.2020 15:30 Rrënimi i Portës Triumfale dhe përmendores së Nënë Terezës në sheshin “Maqedonia” duhet bëhet në koordinim mes Qytetit Shkupit, Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës. I pari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov thotë se nevojitet koordinim serioz me qëllim që të mos ketë pasoja juridike dhe buxhetore. Së shpejti pritet edhe dislokimi i anijeve në lumin Vardar. “Duhet një koordinim serioz mes Qytetit Shkupit, Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës. Janë objekte nën kompetencat e tyre. Ne si Qytet kemi pasur sukses që në 2 nga 3 anijet të gjejmë formulime juridike që të mos ketë komplikime buxhetore.…

Lexo më Shumë

Alsat 26.09.2020 14:28 Fëmijët janë të ekspozuar ndaj diskriminimit, madje më shumë së të rriturit. Analiza e realizuar nga Ambasada e Parë për Fëmijë në Botë “Megjashi” tregon se 42 % e fëmijëve janë ndjerë të diskriminuar. Motivet më të zakonshme të diskriminimit janë mosha, gjinia, gjendja financiare e familjes, pamja fizike, pesha, ngjyrës së lëkurës, vendbanimi dhe stili i veshjes. Kjo analizë madje nxjerr në pah se një ndër motivet që prodhon diskriminim është edhe muzika që dëgjojnë fëmijtë. Psikologët konkludojnë se paragjykimet tek fëmijët shfaqen për herë të parë rreth moshës 3 vjeçare. Megjithatë, shton se paragjykimet natyrisht…

Lexo më Shumë

Alsat 26.09.2020 11:57 Dita e dytë e vizitës zyrtare të presidentit slloven Borut Pahor në Republikën e Maqedonisë së Veriut është rezervuar për vizitë në Ohër, ku së bashku me nikoqirin e tij presidentin Stevo Pendarovski vizituan disa monumente të rëndësishme kulturoro-historike në këtë qytet. Pendarovski dhe Pahor shëtitje nëpër pjesën e vjetër të Ohrit e filluan me vizitë në kishën “Shën Mëria” dhe Galerinë e ikonave. Vizita në Ohër përfundoi me vizitë në katedralen “Shën Sofia”.

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, dhe ka ndarë mjete shtesë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Pas shqyrtimit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, për ndërmarrjen e masave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, sipas të cilit: Të gjithë qytetarët e huaj të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës (RKS), e që vijnë nga vendet me risk të lartë, sipas listës zyrtare të ECDC (e cila përditësohet çdo dy javë), duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT-PCR në Sars COV-2 se…

Lexo më Shumë

Alsat 25.09.2020 19:02 Dru-prerësit jolegal kanë rrahur brutalisht pesë policë në fshatin Stepanci të Velesit. Për shkak të lëndimeve të rënda, njëri nga policët është në gjendje kritike për jetën, ndërsa të tjerët kanë marrë lëndime trupore. Policia ka arrestuar katër nga të dyshuarit dhe janë identifikuar 10 persona të tjerë që kanë marrë pjesë në sulm, ndërsa vazhdon hetimi për dhjetëra persona të tjerë. Ministri Spasovski kërkoi nga Prokuroria të veprojë ndaj sulmuesve. “Çdo kush që do të sulmojë nëpunës të policisë, i cili kujdeset për sigurinë e shtetit do të ballafaqohet me ligj. Sulmi ndaj nëpunësve të policisë…

Lexo më Shumë

Alsat 25.09.2020 16:06 Qeveria me shkresë kërkoi nga komuna Qendër të fshihen pullat për Portën Maqedonia dhe për monumentin e pakompletuar të Nënë Terezës. Nga komuna për Alsat thanë se tani duhet të kenë një takim me Ministrinë e Kulturës, ku do të përcaktohen hapat e ardhshëm. Nga Komuna Qendër janë kategorik, se largimi i mundshëm i cilësdo përmendore nga pjesa qendrore e qytetit është në kompetenca të investitorit, në këtë rast Qeverisë. Në fillim të këtij viti Qeveria mori vendim që përmendorja e Nënës Terezës, e cila akoma nuk është përfunduar në vend që të prishet, të dislokohet, por…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë në Kosovë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me…

Lexo më Shumë

Alsat 25.09.2020 15:38 Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është arrestuar në zyrat e kësaj organizate nga pjesëtarë të Eulexit. Gucati është parë duke dalë nga zyrat e OVL të UÇK-së dhe duke hyrë në veturën e EULEX-it. Bastisja dhe arrestimi u realizua nga rreth 50 policë të maskuar e të armatosur me emblema të EULEX’it në krahë.Dhjetëra veteranë të mbledhur para zyrave të OVL-së protestojnë duke brohoritur “UÇK – UÇK”. Zyrtarë të OVL-UÇK-së u kanë thënë mediave se disa nga policët që po kryejnë bastisje janë rusë. Avokati i kësaj organizate…

Lexo më Shumë

Alsat 25.09.2020 15:00 Me pretendimin se nuk duan të përçojnë asnjë mesazh politik, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe nikoqiri, Stevo Pendarovski vendosën kurora lulesh pranë varrit të Goce Dellçevit. Ky gjest u bë gjatë vizitës “Jo të rastësishme” siç e cilësoi vetë presidenti slloven, në kohën kur pikërisht Goce Dellçevi është një nga çështjet më kontestuese mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Vizita te varri i Goce Dellçevit është pjesë e Protokollit që ka propozuar Maqedonia e Veriut dhe nuk kam asnjë dyshim ta bëjë këtë – u shpreh Borut Pahor, President i Sllovenisë. Mos guxoni të mendoni se…

Lexo më Shumë

Alsat 25.09.2020 13:57 Kryeministri Zoran Zaev sot shprehu besimin se do të gjendet një zgjidhje me Bullgarinë me të cilën do të jenë të lumtura të dyja palët dhe tha se Bullgaria i mbështet proceset e integrimit evropian të vendit. “Besoj se ne si kryeministra ashtu edhe ministrat tanë do të kujdesemi që në fund të fundit të biem dakord dhe të gjejmë një zgjidhje ku të dyja palët do të jenë të lumtura, do të vazhdojmë përmes atyre zgjidhjeve për të promovuar dhe forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin e mirë midis dy vendeve”, tha Zaev. Ai përsëriti se planifikon të…

Lexo më Shumë

Alsat 25.09.2020 13:03 Nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka treguar se është arrestuar kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati. Arrestimi ndodhi gjatë bastisjes së sotme që po bënë EULEXI tek zyrat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Haradinaj thotë të jetë kontaktuar nga Gucati e që i ka treguar se është arrestuar. “Zoti Gucati më thirri më tha hajde se më kanë arrestuar e po më dërgojnë për në Hagë, por ende nuk u kry procedurat për arrestimit kështu janë duke më pritur edhe mua se edhe unë duhet të jem aty. Unë jam në Deçan, e tash jam…

Lexo më Shumë