Author: almakos

Alsat 28.09.2020 15:07 Transparenca e institucioneve shtetërore mezi kalon kuotën zero, konstaton Agjencia për qasje të lirë tek informatat me karakter publik. Qytetarët dhe gazetarët kanë të drejtë të ndjekin punën e të gjitha organeve shtetërore deri në nivelin e informacioneve me karakter publik. Por, procedurat e një “Feedback-u” me përgjigje ose sqarime nga funksionarët ndonjëherë zvarriten deri në pafundësi. Nga kjo Agjenci thonë se lojaliteti i institucioneve do të matet me afatet kohore të transparencës, përndryshe do të pasojnë sanksionet. Me Ligjin për qasje të lirë të informacioneve me karakter publik nga viti 2019 janë paraparë sanksione ndaj kundërvajtjeve…

Lexo më Shumë

Alsat 28.09.2020 14:04 Për ministrin e brendshëm Spasovski, prezenca e shtuar e policisë në komunikacion ka dhënë efekte të mëdha në sigurinë e qytetarëve. Ai tha se kontrollet e shtuar së fundmi tregojnë se mos prezenca e policisë në vazhdimësi shkakton probleme serioze dhe parregullsi të shumta në komunikacion. Kemi zvogëlim të fatkeqësive në komunikacion në këtë periudhë prej 10 ditëve. Kjo do të thotë se këto kontrolle japin rezultate, por duhet seriozisht të ballafaqohemi jo vetëm me shpejtësinë e rritur gjatë qarkullimit në komunikacion, jo vetëm me personat që kanë përdorur alkool ose substanca psikotrope. Sfidë serioze do të…

Lexo më Shumë

Alsat 28.09.2020 10:13 Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive është rekomanduar heqja e PCR testeve negative për shtetasit nga vendet e rajonit. Alsat nga burime brenda komisionit mëson se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës do të komunikojë me institucionet vendore dhe homologët e tij nga rajoni, që gjatë javës që vijon Qeveritë të sjellin vendim unanim për heqjen e masës. Në nismën rajonale për heqjen e njëkohësishme të testeve PCR negativ, pritet edhe miratimi i masave që duhet respektuar për lëvizje brenda vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Lexo më Shumë

Alsat 27.09.2020 17:04 Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka konfirmuar incidentin e djeshëm në spitalin e Kumanovës. Në raportin ditor të MPB-së thuhet se të shtunën, më 26 shtator, në orën 9 e 07 minuta, në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë, një mjek nga Reparti Intern i spitalit ka paraqitur se është sulmuar fizikisht nga kolegu I tij. Më tej, në raportin ditor theksohet se në koordinim me Prokurorin Publik do të ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen të rastit. Nga Prokuroria Themelore Publike thanë për Alsat se në institucionin që ata drejtojnë akoma nuk ka arritur…

Lexo më Shumë

Alsat 27.09.2020 15:51 Nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm tashmë kanë nisur të marrin fjalëkalimet për tu kyçur në Platformën kombëtare për mësim nga distanca. Kujdestarët e klasave që kanë për detyrë shpërndarjen e tyre thonë se po përballen me vështirësi të ndryshme sepse një numër i madh i nxënësve akoma nuk kanë paisje për të punuar me platformën në fjalë. Ankesat më të mëdha janë se nuk posedojnë pajisje. Shumica e nxënësve, mjet për komunikim kanë telefonat dhe shumë pak, një numër i vogël i nxënësve janë të pajisur më laptop ose kompjuter. Sugjerimet dhe udhëzimet që kemi…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, Kosova regjistroi 47 raste pozitive me Covid-19. Ndërsa janë raportuar dhe 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali Ferizaj dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK). Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Istog 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Obiliq, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Vushtrri. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 113 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të…

Lexo më Shumë

Alsat 27.09.2020 15:36 VMRO-DPMNE-ja kritikon masat e reja ekonomike të propozuara nga Qeveria. Sipas liderit të saj, Hristijan Mickoski këto masa janë masa të një Qeverie mafioze e cila futet në borxh për të dal nga kriza. Mickoski pakon e katërt e cilësoi si të vonuar dhe dëshmi për tre pakot e dështuara paraprakisht. Sipas tij, Qeveria për 3 muaj ka rritur borxhin publik për 1 miliard euro, ndërsa zhvillimi industrial, projektet kapitale dhe shkëmbimi ekonomik kanë shënuar rënie drastike. “Pakoja e katërt ekonomike është thirrje për t’u shpërqendruar vëmendja nga problemet reale. Mafia do të bëhet më e pasur,…

Lexo më Shumë

Alsat 27.09.2020 15:05 Nga java e ardhshme Qeveria fillon emërimet e drejtorëve. Kryeministri Zoran Zaev thotë se si fillim do të niset me emërime, ndërsa deri më 15 tetor duhet përfundojnë procedurat për hapjen e konkurseve për drejtorë, anëtarë të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse etj. Zaev thotë se duhet respektuar procedurat të cilat i proklamon Qeveria përmes konkurseve, CV-së dhe letrave motivuese, ndërsa në disa çështje kadrovike duhet pyetur edhe ministrat. Gjatë marrëveshjes për Qeveri, partnerët e koalicionit janë marrë vesh për ndryshimin e drejtorive dhe kuadrove. Gjatë këtij mandati LSDM-ja do të udhëheqë me ndërmarrjet publike si “Rrugët Shtetërore”,…

Lexo më Shumë

Alsat 27.09.2020 14:33 Vjedhësve të druve të cilët të enjten rrahën policët u është shqiptuar paraburgim. Bëhet fjalë për dhjetë persona nga Prilepi të cilët janë në moshë mes 21 dhe 57 vjeç. Ata do të mbahen në paraburgim 30 ditë. Ministria e Brendshme kundër tyre ngriti padi penale deri te Prokuroria e Prilepit, për shkak të sulmit ndaj pesë policëve, përderisa të njëjtit kontrollonin rrugën e vjetër Prilep – Veles. Policia ndaloi tre automjete që nuk kishin targa. Një automjet ishte arratisur ndërsa dy të tjerët ishin të ngarkuar me dru ahu. Pas kësaj, vjedhësit e druve filluan të…

Lexo më Shumë

Alsat 27.09.2020 14:04 Kuvendi nuk ka filluar akoma procedurat e nevojshme për zgjedhjen e Avokatit të popullit ndërkohë që rrezikohet shkelja e afateve ligjore. Ixhet Memetit i skadon mandati në dhjetor, kurse ligji, tre muaj përpara, parashikon shpalljen e konkursit për avokat të ri nga komisioni kompetent parlamentar. Kjo temë mes partive parlamentare as nuk është diskutuar. Jo, as nuk ka pasur bisedime, as nuk jemi ftuar për konsultime. Sa i takon qëndrimit tonë, kërkojmë që zgjedhje e avokatit të popullit të jetë me propozim të opozitës, të VMRO-DPMNE-së me arsyetimin e vetem se pushteti dhe instrumentet për drejtësi dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 27.09.2020 12:57 Bisedojmë të gjithë në rajon që në një moment t’i hapim kufijtë me një qëndrim të harmonizuar lidhur me PCR testin. Ideja është që të hapen kufijtë pa PCR test, deklaroi sot ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. “Vendet anëtare të BE-së kanë vetëm rekomandim, nuk kanë ndonjë politikë të përbashkët lidhur me këtë çështje, dhe në këtë drejtim janë të lira të vendosin se si do të jetë regjimi i kufijve. Është e saktë se kemi paralajmëruar disa herë javëve të kaluara se do të ketë ndonjë vendim, por për fat të keq po presim përgjigjen e…

Lexo më Shumë

Alsat 27.09.2020 10:25 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbaj mbledhjen e gjashtë, me më shumë pika të rendit të ditës nga programi i saj i punës dhe interesit të qytetarëve. Në seancën e sotme mes tjerash Qeveria do të shqyrtoj informatën për pakon e katër të masave ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomisë në kushte të pandemisë së shkaktuar nga Kovid-19.

Lexo më Shumë