Alsat 30.09.2020 15:58 Infermieret në Klinikën infektive paralajmërojnë dorëheqje masive. Nga shoqata e motrave Medicinale thanë se kriza e pandemisë është vetëm “maja e ajsbergut”, siç u shprehën, e padrejtësive të bëra ndaj tyre. Infermieret ankohen se janë të ngarkuara me punë në repartet spitalore dhe me orare të tejzgjatura pa asnjë përfitim shtesë. Nga Shoqata e motrave medicinale kërkojnë që të miratohet ligji për të rregulluar veprimtarinë e tyre. Në kushte të tilla, shumë gjëra bëhen nga infermierët dhe reputacioni i këtij profesioni është shkatërrohet plotësisht, thotë Gordana Beshliovska, kryetare e kësaj Shoqate. Ajo alarmon se shumica prej infermiereve…
Author: almakos
Alsat 30.09.2020 14:33 Opozita e gatshme t’i zgjasë dorën institucioneve për të përmirësuar platformën kombëtare për mësim nga distanca. Ky qëndrim i tyre thonë se vjen si rezultat i dështimit të Ministrisë së Arsimit dhe Byrosë për zhvillim e arsimit për të nisur procesin edukativo arsimor në kohë. Platformën aktuale e vlerësojnë si të dështuar dhe kërkojnë veprime në kohë që procesi të mos ngecë në pengesa. VMRO-DPMNE-ja shprehet e gatshme t’i ofrojë institucioneve ekspertët e saj të IT-së të cilët sipas tyre do të përshpejtojnë përmirësimin e platformës për mësim. Jemi dëshmitarë të fjalëve boshe dhe mungesës së veprave.…
Alsat 29.09.2020 16:05 Qeveria vendosi në mbledhjen e sotme unifikimin e punës për administratën publike. Kështu, nga 1 tetori orari i punës për të gjithë administratën në të gjithë vendin do të jetë prej orës 08:00 – 16:00. Me këtë rregullore të re të qeverisë merr fund edhe sistemi me orare të ndryshme pune në administratë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosova nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga koronavirusi, si dhe nga 670 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 54 persona. “Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftiin e IKSHPK’së E gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 670 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 54 raste pozitive. Rastet e reja sipas IKSHPK’së vijnë nga këto komuna: Prishtinë 26…
Alsat 29.09.2020 15:23 Kodi për sjelljen etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të emëruara nga Qeveria, me obligime konkrete, detyron funksionarët për më shumë transparencë dhe llogaridhënie. Çdo gjashtë muaj, secili funksionar dorëzon raport për shpenzimet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Funksionarët duhet t’i publikojnë edhe të gjithë të dhënat për punën e tyre dhe të institucioneve, në web faqe, raportet për punë, planet për punë, raportet e revizionit, listat e të punësuarve, llogaritë përfundimtare dhe dokumente të tjera, gjithçka që është në interes të qytetarëve kur bëhet fjalë për institucionet e financuara nga buxheti. Funksionarët…
Alsat 29.09.2020 15:07 Një vjet e gjysmë burg për ish kryeministrin e arratisur Nikolla Gruevski, në rastin “Shuplakat”. Ish-bashkëpunëtori i tij, Mile Janakieski mori dënim me kusht prej një viti nëse në tre vitet e ardhshme nuk kryen vepër penale. Dënimet që ende nuk janë në fuqi i referohen nxitjes së dhunës gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013. Qëllimi ishte që të ushtrohet dhunë ndaj kryetarit të atëhershëm Andrej Zhernovski dhe këshilltarëve nga radhët e LSDM-së. I kanë malltretuar, i kanë fyer në mënyrë të vrazhdë dhe siguria e tyre ka qenë në rrezik”-tha Dushan Josifoviç,…
Alsat 29.09.2020 14:13 Dobrilla Kacarska është propozuar për gjykatëse të re të Kushtetueses. Këshilli Gjyqësor unanimisht mbështeti gjykatësen e Penales. Dymbëdhjetë anëtarë të Këshillit votuan pro pa asnjë debat. Kacarskën e propozoi Gordana Spireska, kolege nga njësia e Shkupit. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, theksoi se Kacarska nuk është propozuar për shkak të pazareve partiake-politike në këshill, por sepse ajo është profesioniste. Më shumë gjykatës ishin në opsion, por në fund analiza treguan se megjithatë Dobrilla Kacarska është përpara të tjerëve – deklaroi Kiro Zdravev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor. Këshilli Gjyqësor propozimin e dorëzon në Kuvend. Deputetët duhet ta…
Alsat 29.09.2020 12:23 Gruevski dhe Janakieski shpallen fajtorë për rastin “Shuplakat”. Gruevski dënohet me një vjet e gjysmë burg, derisa ish ministri Mile Janakieski dënohet më një vjet burg me kusht, në rast se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën. Për veprën e njëjtë dënohen me kusht edhe Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski, Daniell Trifunovski. Të lartpërmendurit dënohen më 9 muaj me kusht në rast se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin veprën e njëjtë. Ndërsa me 6 muaj burg me kusht, në rast se brenda 2 viteve nuk e përsërisin veprën e njëjtë dënohen…
Alsat 28.09.2020 17:43 Ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska është dërguar në burgun e Idrizovës. Policia konfirmon se që sot Jankullovska do të vuaj dënimin prej 4 vitesh burg për rastin “Tanku”, blerje e Mercedesit luksoz.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit të Komitetit për vlerësim dhe koordinim të situatës lidhur me COVID-19, tha se tashmë ka një situatë më të qetë epidemiologjike, por paralajmëroi se do të tregohen të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë masat anti-COVID, kurse sa i përket bartjes së maskave, gjatë konferencës për medie u bë e ditur se fëmijët deri në moshën 10 vjeçare mund të mos i bartin maskat.Zemaj tha se fal punës së përbashkët të të gjitha institucioneve situata tani është më të qetë, shkruan Telegraf. “Kërkojmë rritje në efektin për zbatueshmërinë e masave…
Koronavirusi ka marrë tre jetë njerëzish në Kosovë, ndërsa janë konfirmuar 48 raste të reja infektimi në 24 orët e fundit. Njoftimi i plotë: 142 TË SHËRUAR DHE 48 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 645 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 48 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Prizren, 1 rast nga spitali Gjakovë dhe 1 rast…
Alsat 28.09.2020 15:43 Avokatët e Mile Janakieskit kërkuan një aktvendim lirimi për të në rastin “Shuplaka në Qendër”. Në fjalën përmbyllëse, mbrojtja tha se asnjë dëshmi nuk ishte prezantuar kundër ish-Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve. Qëndrimi i tyre në lidhje me “bombat” ishte se ato ishin kopje, dhe se dëshmi mund të ishin vetëm origjinalet. Për më tepër, u kontestua pjesa e aktakuzës ku u theksua se Mile Janakieski është një njeri i besuar i të pandehurit të parë Nikola Gruevski i cili u arratis. Nëse dikush më beson mua dhe unë jam bashkëpunëtori i tij më i ngushtë dhe…

