Author: almakos

Disa të mitur në Gjilan kanë shantazhuar vazhdimisht një vajzë, po ashtu të mitur, duke e kërcënuar se do t’ia publikonin një video intime të saj, nëse kjo e fundit nuk kryen marrëdhënie seksuale me ta. Policia ka rënë në gjurmë, duke e arrestuar njërin në flagrancë, ndërsa dyshohet se janë edhe disa të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. “Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes, ku është lënë një vendtakim mes viktimës dhe personit të dyshuar është zënë në flagrancë dhe është arrestuar dhe pas intervistimit ai është liruar me procedurë të rregullt për shkak të moshës”, ka…

Lexo më Shumë

Alsat 05.10.2020 17:12 Bojkoti i paralajmëruar në pesë shkolla të mesme të Shkupit duket se ka dështuar. Ishte shumë i vogël numri i nxënësve që nuk ndoqën mësimin nga largësia. Madje, udhëheqësit e shkollave thanë se mungesa e tyre në mësim kishte të bëj me mungesën e internetit dhe mjeteve për punë. “U paralajmërua bojkot por sot pjesa më e madhe e nxënësve u kyçën, edhe ata që nuk ishin prezent, kishin probleme me pajisjet, nuk kishte lidhje me bojkotin. Bëj apel deri tek prindërit, sidomos edhe nxënësit që mos të bojkotojnë por të marrin pjesë në procesin edukativo arsimor…

Lexo më Shumë

Alsat 05.10.2020 15:48 Alsat mëson se edhe një infermiere ka vendosur ta braktisë Klinikën Infektive në Shkup. Bëhet fjalë për infermieren Irena Popkoçeva, e cila nuk deshi që përmes telefonit të japë komente për vendimin e saj. Megjithatë mësohet se edhe disa kolege të saj në repartin e pacientëve me CoVid-19 në Klinikën Infektive janë në prag të dorëzimit. Përkundër presioneve për mos të publikuar situatën brenda klinikës, një infermiere iu drejtua Alsatit. Ajo në kushte anonimiteti flet për problemet e shumta.  Si numër u zvogëluam, duke pasur parasysh se nuk kemi shfrytëzuar as pushimet vjetore u bë situata e…

Lexo më Shumë

Alsat 05.10.2020 15:23 Kthim një hap prapa. Kështu i vlerëson shoqata e gastronomeve nga Ohri dhe Struga masat e reja të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe Qeverisë. Ata thonë se në kohë kur sezoni turistik ishte shumë më i dobët se vitin e kaluar, dhe kur nuk kishte pothuajse asnjë turist të huaj, dhe të ardhurat ishin shumë më të ulëta se vitin e kaluar, masat e këtilla do të ndikojnë edhe më shumë në punën e tyre. Kjo do të krijojë problem shtesë për ne, sepse te njerëzit do të krijohet mendim negativ, se ja, ka diçka. Në vend…

Lexo më Shumë

Alsat 05.10.2020 14:21 Në Luboten të Shkupit nxënësit së bashku prindërit e tyre sot ia mësynë shkollës për të ndjekur mësimin me prani fizike pasi siç thonë nuk kanë kushte për mësim online. Por, ata nuk hynë në shkollë pasi drejtuesit e shkollës i paralajmëruan me pasojat që mund të përballen nga shkelja e vendimit të qeverisë. “Këto janë nxënësit nga klasa e katërt e deri në të nëntën që mësimin e ndjekin në Shkollën fillore “ Liman Kaba” në Luboten. Në orën 8 të mëngjesit këta nxënës kanë ardhur në oborrin e shkollës që mësimin duke filluar prej sot…

Lexo më Shumë

Alsat 05.10.2020 12:36 Rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive për hapjen e kufijve me vendet e rajonit pa PCR test gjatë ditës së nesërme do të shqyrtohet në Qeveri. Këtë e konfirmoi sot vetë kryeministri Zoran Zaev, duke lënë hapësira të kuptohet se vendimi mund të jetë pozitiv, ngase sipas tij Maqedonia nuk dëshiron të jetë e izoluar, pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve. “Të martën do ta sjellim edhe këtë vendim, bëhet fjalë për iniciativë rajonale, nuk është e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse rajoni është i vogël ndërsa numrat përafërsisht janë të njëjtë. Sigurisht që do…

Lexo më Shumë

Alsat 05.10.2020 09:47 Ministria e Shëndetësisë njofton se Komisioni për Sëmundje Infektive mëngjesin e sotëm ka rekomanduar që kufijtë me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë të hapen pa kushte, respektivisht pa PCR teste. “Sipas analizave, për momentin nuk ka indikacione, respektivisht nuk ka numër të lartë të rasteve të importuara me Covid-19 nga këto vende. Komfor këtyre të dhënave, nuk ka rrezik dhe është sigurt që të hapen kufijtë. Në Bashkimin Evropian të gjitha kufijtë për lëvizje janë pa PCR test”, thuhet në kumtesën e MSh-së. Nga Ministria e Shëndetësisë shtojnë se propozim-vendimi do të dërgohet në Qeverinë…

Lexo më Shumë

Alsat 04.10.2020 16:04 Koncerte, ahengje, muzikë. Mbrëmja e  së shtunës, përveç kallëzimeve penale kundër lokaleve, solli edhe shkelje të protokolleve për mbrojtje nga koronavirusi. Përkundër kallëzimeve penale dhe vendimit që nuk guxon të punojë për shkak të mosrespektimit të rregullave shëndetësore, kishte koncert të ri të këngëtarit malazez, Vlado Georgiev në kafenenë Mosh. Videoja tregon se mysafirët nuk kanë maska e as që mbajnë distancë. Megjithëse ka vendim që “Mosh” të mbyllet, ai funksionon sepse inspektorja që kreu inspektimin ka qenë në izolim. Edhe sot lokali ishte i hapur dhe kishte mysafirë që pinin kafenë e pasdites. Përveç “Mosh” -it,…

Lexo më Shumë

Alsat 04.10.2020 15:28 Shumica e komunave nuk kanë para që vetë ta financojnë gazifikimin. Madje nuk dihet përafërsisht se sa do të jetë kostoja për qytetarët. Nëse nuk dakordohet një partneritet publik-privat me një kompani që do të sjellë gazin në shtëpitë e qytetarëve, do të jetë shumë e vështirë të realizohet projekti i gazit për çdo familje. Petre Shilegov, si kryetar i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, thotë se pritet një vendim. Ai thotë se edhe pse Qyteti i Shkupit ka kapacitet financiar për të siguruar vetë para për lidhjen e qytetarëve, ajo do të jetë pjesë e…

Lexo më Shumë

Kryeministri kosovar Avdullah Hoti ka pranuar se e merr bukën me vete gjatë punës në kryeministri. Në emisionin “Oksigjen” ai tha se arsyeja pse e merr bukën me vete në punë është sepse jeta e tij i ka shkuar si student. “Po e marrë bukën me vete. Ndoshta sepse krejt jeta më ka shkuar si student disi”, është shprehur Hoti. Zëvendësi i tij Driton Selmanaj ditë më parë tha se kryeministri i Kosovës nuk e harxhon buxhetin e Kosovës, madje ai edhe bukën e merr nga shtëpia. “Na e kemi nje kryeministër i cili bukën e merr me vete nga…

Lexo më Shumë

Alsat 03.10.2020 16:12 Nëse vazhdon trendi i zvogëlimit drastik të numrit të nxënësve në shkollat e Strugës, atëherë nuk do të jetë befasi nëse një pjesë e stafit ta humbin punën. Arsyeja për këtë situatë duhet parë mbi të gjitha në largimin e brezave të rinj në Evropën Perëndimore. Mësuesi, Zini Jusufi, thotë se vetëm në shkollën e fshatit Koroshishtë, ku ai punon, numri i nxënësve nga 615, nga dhjetë vjet më parë, tani është zvogëluar në vetëm 140. Që të mos ndodhë që shumë mësues të humbasin punën e tyre, Qeveria duhet të miratojë një strategji për pensionimin e…

Lexo më Shumë