Author: almakos

Alsat 10.10.2020 16:06 Sistemi i ujësjellësit për fshatin Siniçan do të jetë gati për disa ditë, thotë kryetari i komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili. Në terren është punuar në mënyrë aktive pas tensioneve mes banorëve të Siniçanit dhe banorëve të Urviçit, mbi atë se kush ka të drejtën ekskluzive për burimet e ujit të pijshëm. Megjithëse problemi u kapërcye dhe u gjet një zgjidhje me Qeverinë për tu ndërtuar sistemi i ujësjellësit, përsëri kryetari i Bogovinës mori kallëzim penal nga policia e Tetovës për “punë të pandërgjegjshme”. Unë isha në prokurori javën e kaluar. Unë iu përgjigja pyetjeve që ata…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit Kosova regjistroi 80 raste të reja me Covid-19, ndërsa bëhet me dije se katër pacientë kanë humbur betejën me virusin. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 24 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast Prizren, Klinë, Lipjan, Shtime dhe Deçan. Sipas autoriteteve shëndetësore në Kosovë, 32 pacientë e kanë fituar betejën…

Lexo më Shumë

Alsat 10.10.2020 14:59 Tashmë tre muaj nuk ka pasur aktivitete në Ohër për të prishur objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe për t’i kthyer plazhet në gjendjen e tyre origjinale. Veprimet duket se janë ndalur pavarësisht nga fakti që Kryetari i Ohrit, Konstantin Gjeorgjieski njoftoi se ato do të vazhdojnë pas 15 gushtit. Më 10 korrik, objekti fundit ishte baza prej betoni e Nefi Useinit nga radhët e BDI-së. Nga komuna tani thonë se është punuar mbi vlerësimet. https://youtu.be/JvXe9uqiNLw Komuna e Ohrit: “Komuna e Ohrit tashmë ka filluar aktivitetet për largimin e objekteve të paligjshme, sipas dinamikës së…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga vendimi i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, për tërheqje nga monitorimi i procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës. “Shqetësimet e tyre duhet të merren seriozisht. Vetëm një proces transparent, pa asnjë konflikt interesi apo ndikimi politik, siguron përzgjedhje mbi baza të meritës”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook. Sipas tij Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Drejtësisë, po punon për reformën në drejtësi, përfshirë vettingun. “Ky proces do të sigurojë një sistem të drejtësisë transparent, me llogaridhënie të brendshme dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 09.10.2020 19:58 Gjatë protestës së sontme, kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski i bëri thirrje pushtetit ta ndalë, siç tha ai terrorin mbi njerëzit që mendojnë ndryshe. Mickoski ftoi bashkësinë ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të dëgjojë fatet e këtyre njerëzve, që nuk dinë si ta presin fundin e muajit. “Sot mund të takoni baba të tre fëmijëve vetëm pse ka refuzuar ta votojë LSDM-në. Nënë e vetme është larguar nga puna pse ka refuzuar të anëtarësohet në LSDM. Tjetrit i është shqiptuar procedurë disciplinore vetëm sepse ka qenë pjesë e spoteve politike të VMRO-së…Për secilin prej tyre sot protestoj.”…

Lexo më Shumë

Alsat 09.10.2020 18:23 Gjatë 24 orëve të fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 386 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, 6 persona e kanë humbur jetën ndërsa 154 janë shëruar. Të dhënat i referohen testimit të 2267 mostrave, që paraqet numrin më të lartë të testeve të kryera që nga periudha maj-qershor. Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Shkup, 178 raste, në Strumicë 44, Tetovë 20, Kumanovë 18, Gjevgjeli 18. Ndërkohë në Klinikën Infektive janë shtruar vetëm se 8 persona ndërsa numri i përgjithshëm i persona që po trajtohen në këtë klinikë arrin në 84. Në…

Lexo më Shumë

Në raportin e fundit, IKSHPK-ja njofton se gjatë 24-orëve të fundit janë infektuar 79 persona, që i bie më shumë se dyfishi i numrit të djeshëm. Të enjtën ishin regjistruar 33 raste shkruan Gazeta Express. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 764 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Klinika Infektive dhe 1 rast MIQ, QKUK). Numri…

Lexo më Shumë

Alsat 09.10.2020 15:53 Gjykata Penale përballet me mungesë prej 20 gjyqtarësh. Kryetari Gjykatës Shkup 1, Ivan Xholev, ka konstatuar se pasi u bë kryetar i gjykatës, disa nga gjykatësit ose janë ngritur në detyrë ose janë pensionuar pa u plotësuar vendet me kuadër të ri. Më shumë se dhjetë herë Xholev ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor që të delegojë gjyqtarë për t’i plotësuar vendet e lira. Megjithatë, Këshilli nuk ka pasur mirëkuptim duke shpjeguar se Gjykata Penale në vitin 2019 ishte vlerësua si gjykatë e azhurnuar. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, thotë se ai nuk ka ku të gjejë…

Lexo më Shumë

Alsat 09.10.2020 15:31 Parandalimi i ndërtimeve pa leje, do të jetë më efikas kur përveç pushtetit qendror edhe Qyteti i Shkupit dhe komunat të kenë kompetenca dhe institucione përkatëse për kontrollin dhe prishjen e objekteve pa leje. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, thotë se pret që të miratohet ligji për formimin e policisë komunale dhe marrjes së një pjesë të kompetencave ndaj ndërtimeve pa leje. “Ekziston vullnet politik për formimin e policisë komunale të Qytetit të Shkupit, teksti ligjor është gati dhe pres që së shpejti do të fillojë të miratohet ligji me qëllim që kur të hyjmë…

Lexo më Shumë

Alsat 09.10.2020 14:39 Një nga masat e reja anti-CoVid parashikon kontrolle nëpër shtëpi në raste se ka denoncime se në atë adresë ka më tepër se 4 mysafirë. Por, për t’i trokitur policia dikujt në derë duhet të ketë edhe një vendim të gjykatës. Përndryshe, çdo veprim tjetër e frenon Neni 26 i Kushtetutës së RMV-së. “Paprekshmëria e shtëpisë është e garantuar. E drejta për paprekshmëri të shtëpisë mund të kufizohet vetëm me vendim të gjykatës kur bëhet fjalë për zbulimin ose parandalimin e krimit ose mbrojtjen e shëndetit të njeriut”, thuhet në Nenin 26 të Kushtetutës së RMV-së. Për…

Lexo më Shumë

Alsat 08.10.2020 19:57 Aksioni “Peshkatari” zgjeron veprimin edhe tek “peshqit” e mëdhenj. Nga detajet e reja lidhur me operacionin e djeshëm të Policisë Financiare mësohet se në ndjekje janë edhe funksionarë publik dhe ndërmjetësuesit e tyre, të cilët kanë pasur lidhje direkte me ujdisjen e tenderëve me firmat fiktive. Drejtori i Policisë Financiare Arafat Muharremi tha se aksioni vazhdon, dhe pret nga prokuroria të hetojë përfshirjen eventuale të funksionarëve.   “Në këtë rrjet tash për tash nuk arritëm për t’i zbuluar edhe ndërmjetësuesit se me cilët funksionarë shtetëror janë të lidhur. Mirëpo, në çdo kohë Prokurori ka qenë e informuar se…

Lexo më Shumë

33 të infektuar me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Ndërkohë, që 46 persona kanë fituar betejën ndaj COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bëri të ditur se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi. “Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga COVID-19, 46 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin COVID-19, ndërsa nga 711 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 33!”, shkruan Zemaj në Facebook.

Lexo më Shumë