Author: almakos

Alsat 08.10.2020 15:51 Talat Xhaferi, ishte dëshmitar për ngjarjet e 27 prillit. Ai erdhi në sallën e gjykatës me propozimin e ish kryetarit, tashmë të akuzuarit, Trajko Veljanoskit. Sqaroi se Veljanoski, tre vjet më parë të enjten e përgjakshme, u ka kërkuar deputetëve disa herë të heqin dorë nga fjalimet e tyre, por nuk ka mundur t’i detyrojë. Për më tepër, Xhaferi theksoi se ish kryetari i akuzuar, nuk ka pasur mundësinë t’i përjashtojë folësit, duke aluduar në tensionet pas këndimit të himnit shqiptar nga deputeti i Lëvizjes BESA, Zekirija Ibraimi. Avokatët e Veljanoskit janë të kënaqur me dëshminë e…

Lexo më Shumë

Alsat 08.10.2020 14:33 Në shumë nga autobusët e transportit publik në kryeqytet tejkalohet numri i lejuar i pasagjerëve. Kjo shihet edhe në këto fotografi të postuara në rrejtët sociale nga qytetarë të revoltuar. Në fotografitë në fjalë të bëra brenda njërit prej autobusëve me numër 19, shihet se si pasagjerët janë “ngjitur” pranë njëri-tjetrit për të bërë pak vend për akoma më shumë pasagjerë. Protokolli për mbrojtje nga virusi korona, sipas të cilit  në asnjë nga autobusët nuk duhet të tejkalohet 75 % e kapaciteteve, qartazi është shkelur. Shumë të moshuar, që janë edhe kategoria më e rrezikuar nga virusi…

Lexo më Shumë

Alsat 07.10.2020 16:36 Artistët e estradës, pronarë të restoranteve, klubeve të natës, foto-studiove dhe këndeve të fëmijëve, me kafene të improvizuara protestuan para qeverisë. Ata kërkojnë urgjentisht të marrin ndihmë financiare nga shteti dhe të hapin plotësisht të gjithë sektorët, sepse disa prej tyre nuk kanë funksionuar për më shumë se shtatë muaj. Ata presin që Qeveria t’i thërrasë ata në dy ditët e ardhshme që t’i dorëzojnë kërkesat e tyre, dhe nëse nuk gjejnë mirëkuptim, ata paralajmëruan një protestë të re më masive më 11 Tetor.

Lexo më Shumë

Alsat 07.10.2020 15:56 Koronavirusi ka hyrë edhe nëpër shkolla. 17 nxënës të klasës së parë të shkollës “Goce Delçev” në komunën Qendër janë në izolim. Mësuesja e tyre është e prekur nga Covid 19, por ka simptoma të lehta të sëmundjes. Kolegia e saj është gjithashtu në izolim e cila do të testohet të shtunën. Fëmijët e izoluar nuk kanë ende simptoma të virusit. “Fëmijët duhet të ndjekin mësimet onlajn dhe tashmë po e bëjnë. Njëra mësuese që është në izolim, kur mund të japë mësim në bashkëpunim me mësuesen tjetër, i merr fëmijët dhe jep mësim onlajn”, deklaroi Nade…

Lexo më Shumë

Alsat 07.10.2020 15:36 Gjatë 24 orëve të fundit (06/07.10.2020) nga 1990 teste të kryera 317 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19. Shkup-182, Kumanovë-12, Dibër-3, Shtip-13, Prilep-5, Tetovë-8, Veles-7, Manastir-6, Ohër-1, Kavadar-4, Gostivar-11, Gjevgjeli-12, Strumicë-12, Kriva Pallankë-3, Radovisho-5, Koçan-18, Vallandov-3, Dellçevë-2, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-4, Resnjë-1 dhe Negotinë-1. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 104 raste të të shëruarve dhe katër pacientë të cilët kanë humbur betejën me Kovid-19. Një pacientë nga Shkupi i moshës 59 vjeçe, dy nga Gostivari, njëri 71 dhe 76 vjeç dhe një nga Struga i moshës 65 vjeçe.

Lexo më Shumë

Alsat 07.10.2020 14:32 Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë sërish kanë dalë në rrugë kundër mësimit on-line. Ata shprehen të pakënaqur edhe nga përfaqësimi i tyre nga Unionin e Shkollave të Mesme i cili ditë më parë vendosi që ti jepet shans mësimit online deri në muajin nëntor dhe në rast të përmirësimit të gjendjes epidemiologjike apo mospërmbushjes së kushteve tjera, të kërkojnë kthimin në shkolla. Disa nga nxënësit që dolën në protestën e sotme thanë se nuk mund të presin pasi nuk ka kushte për mësim online dhe protestat do ti vazhdojnë deri në kthimin e tyre në…

Lexo më Shumë

Alsat 07.10.2020 12:09 Rreth 20 persona kanë rënë në rrjetën e Policisë Financiare, pas një hetimi disa mujor. ALSAT mëson se pjesë e madhe e tyre janë ndaluar veç më, ndërkohë që operacioni vazhdon ende me të tjerë, të cilët janë në ndjekje nga autoritetet. Në bashkëpunim edhe me policinë, personat pritet së shpejti që të kompletohen si grup i organizuar, të cilët kanë peshkuar tenderë në institucionet shtetërore. ALSAT mëson nga burimet e tij, se bëhet fjalë për një grup të mirë organizuar me bankierë, kontabilistë dhe biznesmenë të cilët përveç evazionit fiskal, kanë shkuar deri në kurdisjen e…

Lexo më Shumë

Alsat 06.10.2020 15:29 Nxënësit e shkollave të mesme në Shkup që ditë më parë kërkuan bojkot të mësimit online apeluan për ndërprerje të bojkotit. Ata i bënë thirrje të gjithë shkollarëve të mesëm t’i rikthehen mësimit online me qëllim që të mos humbin më shumë nga mësimi. Siç thonë ata, ndërprerja e bojkotit ka të bëj me rritjen e numrit të të të infekturve me Covid 19, ditëve të fundit. “Jemi të vetëdijshëm edhe ne si nxënës dhe si union i shkollës së mesme “Cvetan Dimov” dhe ju bëjmë apel nxënësve që të kyçen në mësimin online sepse ditëve të…

Lexo më Shumë

Alsat 06.10.2020 14:53 Sanksione për nxënësit që bojkotojnë mësimet në internet në të dy shkollat e mesme të Strugës, paralajmërojnë autoritetet. Në shkollën e mesme “Ibrahim Temo”, kujdestarët e klasës zhvilluan takime me prindërit të cilëve iu është thënë se fëmijët e tyre duhet të përfshiheshin në ndjekjen e mësimit. Nëse jo – do të ketë ndëshkime. Të njëjtën gjë e thonë edhe nga shkolla “Niko Nestor”. “Ka dispozita ku pasojnë masat pedagogjike. Masat pedagogjike janë vërejtje, dhe më pas masat që mund të jenë të padëshirueshme, pra përjashtimi nga shkolla”, tha Mile Poposki, drejtor i Niko Nestor. Për momentin,…

Lexo më Shumë

Alsat 06.10.2020 14:21 Dasmat dhe ahengjet e ndryshme familjare në Tetovë nuk janë ndalur as gjatë pandemisë. Organizime kryesisht nëpër oborre të shtëpive. Muzikantët dhe pronarët e restoranteve të cilët do të protestojnë nesër në Shkup, fajësojnë Qeverinë për keqmenaxhim. “Nga restorantet, kaluan nëpër shtëpi. Organizimi i dasmave apo ahengjeve familjare  por nuk u ndalua realizimi i tyre, nëpër oborret e shtëpisë. Megjithatë, edhe nëpër restorante, jo të gjithë e kanë të ndaluar të realizojnë dasma. Pronarët e restoranteve thonë se, ata që janë të afërt me pushtetin nuk e kanë këtë ndalesë dhe dasmat vazhdojnë që të realizohen çdo…

Lexo më Shumë

Alsat 06.10.2020 13:16 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për hapjen e kufijve pa kushte. Vendimi hyn në fuqi më 12 tetor. Vendimi përfshinë hapjen e kufijve pa test PCR me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë. Vendimin e njëjtë pritet ta marrin edhe Qeveritë e vendeve të rajonit. Deri tani Kosova dhe Mali i Zi janë deklaruar për heqjen e testeve. Për momentin, vetëm Shqipëria nuk ka kushte për PCR negativ.

Lexo më Shumë