Alsat 03.10.2020 15:57 Kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha sot se nuk kam ikur nga gazetarët pas marrjes në pyetje në ndërtesën e PSP-së, për rastin “Regjistrimi”. Ai tha se ka pasur një agjendë dhe takimet i kanë filluar në orën 10, kur ishte planifikuar të vinte para prokurores Fatime Fetai dhe të thoshte atë që di për regjistrimin e dështuar në vitin 2011. https://www.youtube.com/watch?v=4W2bCEc5Ydg&feature=youtu.be Ahmeti, një ditë pas marrjes në pyetje në prokurori, theksoi se ka treguar se situata në atë kohë ishte e vështirë dhe e tensionuar dhe kishte përmasa etnike. Si deputetë në Kuvend, kanë ranë dakord…
Author: almakos
Alsat 03.10.2020 15:03 Ambasadorja e Gjermanisë, Anke Holshtajn konfirmoi se një nga prioritetet e vendit të saj gjatë presidencës me BE-në mbetet fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut deri në fundvit, ndërsa siguroi se kontestet me Bullgarinë nuk do të jenë pjesë e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut. Në intervistë për Alsat Holshtajn shtoi se vendin e presin reforma të vështira deri në anëtarësimin e plotë në BE, andaj është i domosdoshëm angazhim i të gjitha palëve, duke i lënë në sfond dallimet partiake. Znj. Holshtajn si e shihni Gjermaninë 30 vjet pas Unifikimit të saj? Çfarë domethënie…
Alsat 02.10.2020 16:12 Plotësimi i ditarit elektronik gjatë mësimit të jashtëzakonshëm do të krijojë vështirësi të mëdha dhe punë shtesë për mësimdhënësit. Këto të fundit kërkojnë që ditari elektronik të mos plotësohet, të paktën derisa procesi mësimor të kthehet në normalitet. “Kjo u bë e tepërt, ne duhet të lidhemi në platformë, ta plotësojmë ditarin elektronik, ta plotësojmë ditarin klasik, është diçka shumë e tepërt. Të njëjtat gjëra ne I shkruajmë, I përsërisim. Ta kenë parasysh këtë vështirësi që e hasin si arsimtarët edhe nxënësit. Pse të përsëriten të njëjtat gjëra në tre vende, mendoj që ditari elektronik të tërhiqet,…
Alsat 02.10.2020 15:52 100 mijë denarë për deputet, dhe 71 mijë për person të emëruar në qeveri është mesatarja që kanë marrë personat e zgjedhur si apanazh në periudhën 2014-2018. Shteti për këtë ka shpenzuar gjithsej 1.8 milion euro. Komisioni Antikorrupsion propozon që ligji për apanazh të ndryshohet dhe shuma e marrë të zvogëlohet duke pasur parasysh se paga mesatare në vend është shumë më e ulët. “Analiza tregon se personat e zgjedhur dhe të emëruar pas përfundimit të detyrës së zgjedhur maksimalisht e shfrytëzojnë të drejtën e apanazhit, kryesisht për shkak të shumës së lartë që marrin. “Nëse dikush…
Edhe gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi në Kosovë.Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se janë konfirmuar pozitivë me virusin e rëndë 42 qytetarë, ndërsa janë shëruar 54 të infektuar. Njoftimi i plotë: 54 TË SHËRUAR DHE 42 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 645 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 42 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2…
Alsat 02.10.2020 15:29 Ministria e Drejtësisë merr më shumë kohë se sa pritej për të bërë ndryshimet teknike në draftin e propozim-ligjit për regjistrimin e popullsisë për vitin 2021. Nga ky dikaster nuk përgjigjen në pyetjen se kur drafti do të dorëzohet në Qeveri për miratim dhe kur Qeveria pritet ta dorëzojë në Kuvend. “Nga Ministria e Drejtësisë sqarojnë se do të mbetet i njëjti version i propozim ligjit i cili më herët ishte në procedurë parlamentare. Thonë se do të ketë vetëm disa ndryshime sa u takon afateve kur duhet të zbatohet regjistrimi i popullsisë në vitin 2021.” Që…
Alsat 02.10.2020 14:55 Për aq kohë sa nuk mundësohet ndjekja e mësimeve me prezencë fizike, nuk do t’i lejojmë fëmijët tanë të ndjekin mësimet përmes internetit, thonë prindërit e nxënësve nga shkolla fillore “Ekrem Jakupi” në fshatin Koroshishtë të Strugës. Sot përmes protestës paqësore së bashku me fëmijët, shprehën pakënaqësinë e tyre nga ky vendim. Kryesia e shkollës thotë se ata i plotësojnë të gjitha kushtet për mbajtjen e mësimit me prani fizike. Nga klasa e katërt deri në të nëntën ka rreth 100 nxënës kurse mësimi zhvillohet në dy ndërrime. Pasi rryma në këtë shkollë është me një fazë,…
Alsat 02.10.2020 09:47 Ka përfunduar dëshmia e liderit të, BDI-së, Ali Ahmeti në Prokurorinë Publike lidhur me rastin “Regjistrimi”. Ahmeti në Prokurori me kërkesë personale, ka dëshmuar më herët, rreth orës 08:00 të mëngjesit, ka dëshmuar dhe ka ikur. Ndryshe dëshmia ishte paralajmëruar për në ora 10:00. Kryetari i BDI-së do sot duhej të tregonte se çfarë di dhe se si u ndal procesi i numërimit të popullsisë në vitin 2011. Regjistrimi u organizua gjatë qeverisë së udhëhequr nga VMRO – DPMNE dhe BDI, dhe vetëm pesë ditë para përfundimit të tij, ai u ndërpre pas dorëheqjes së të gjithë…
Sot pata telefonatën e parë historike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit Z. Gabriel Ashkenazi, e cila shënon një hap të rëndësishëm përpara në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit. Diskutuam mbi rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit dhe ndikimin e madh që ka kjo marrëdhënie për të dy vendet tona, e ndërtuar mbi bazat e miqësisë së jashtëzakonshme midis popujve tanë paqedashës. E sigurova homologun tim izraelit se Kosova është e përkushtuar me kapacitet të plotë për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat me…
Alsat 01.10.2020 15:47 Vazhdojnë premtimet për reforma dhe organizimin e zgjedhjeve në BFI edhe pas katër muajsh prej kur Shaqir Fetahu u shpall ushtrues detyre, pozitë të cilën nuk e njeh as Kushtetuta e BFI-së. Fetahu thotë se organet e BFI-së do të vendosin kur do të mbahen zgjedhje. Në veçanti organi më i lartë që quhet Rijaset i Bashkësisë Fetare Islame. Jemi të bindur se kjo çështje do të kryhet dhe do të kryhet në mënyrën më të mirë konform Kushtetutës së BFI-së. Tani jemi në fazën e konsolidimit të radhës – deklaroi Shaqir Fetahi, u.d. Kryetar i BFI-së.…
Alsat 01.10.2020 14:58 Nxënësit e shkollave të mesme Niko Nestor dhe Ibrahim Temo në Strugë vitin e ri shkollor e nisën me protesta. Me një marshim paqësor nëpër rrugët e qytetit dhe çarshinë e vjetër, përfunduan para ndërtesës së komunës. Kërkojnë që të kthehen në bankat shkollore. Mësimi online u bojkotua edhe në disa Shkolla Fillore rurale. Nga komuna e Strugës presin që Ministria e Arsimit t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së tyre për mësim me prani fizike në të gjitha shkollat në këtë komunë. Nxënësit thonë se do të vazhdojnë me bojkotimin e mësimeve ndërsa paralajmërojnë protesta të reja për…
Alsat 01.10.2020 14:07 Me një muaj vonesë, filloi viti shkollor 2020-2021. Maska mbuloi buzëqeshjen e nxënësve të cilët, të shoqëruar nga prindërit, u paraqitën në oborret e shkollave, disa për herë të parë, dhe të tjerët pas shtatë muajsh larg shkollave. Çdo hap i tyre ndiqej nga mësuesit, me qëllim respektimin e të gjitha protokolleve shëndetësore për mbrojtje nga virusi. Pavarësisht kufizimeve të shumta, fëmijët mezi prisnin të zënë vendet e tyre në klasë. “Jam gëzuar shumë që kemi filluar vitin shkollor”. “A po të pengon maska? Jo. Pse duhet ta mbash maskën, a e di? Sepse ka korona. Duhet…

