Alsat 13.10.2020 15:37 Edhe pse pohonte se vetë do të paraqitej në burgun e Shutkës, Zoran Milevski-Kiçeec nuk u paraqit në burg për të vuajtur tre vjet burgim për rastin “Reket”. Kiçeec pohonte se nuk do të kërkojë shtyrjen e dënimit, por veproi krejtësisht të kundërtën. Ai në Gjykatën Penale dorëzoi kërkesë për shtyrjen e dënimit. Kiçeec gjithashtu ka njoftuar se nuk jeton më në Shkup. Është zhvendosur në Ohër. Me këtë, juridiksioni mbi kërkesën për shtyrjen e dënimit kalon në Gjykatën e Ohrit. Sipas vendimit fillestar, Kiçeec mbrëmë deri në mesnatë duhej të paraqitej në burg. Ai u dënua…
Author: almakos
Koronavirusi ka marrë një jetë në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa raportohet se janë regjistruar 68 raste të reja infektimi. Njoftimi i plotë: 33 TË SHËRUAR DHE 68 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 702 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 68 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika Infektive, QKUK). Numri total i rasteve pozitive është 16.247…
Alsat 12.10.2020 15:45 Kapacitetet spitalore janë zvogëluar dukshëm për një kohë të shkurtër pasi në secilën nga pesë ditët e fundit në vendin tonë janë regjistruar më shumë se 300 raste të reja më virus korona. Në rast se numri i të infektuarve do të jetë në të njëjtin nivel edhe gjatë ditëve në vazhdim, në funksion do të vihet spitali i montuar në oborrin e Klinikës Infektive. Në këtë spital në dispozicion janë 70 krevate, shifër e përafërt me krevatet e lira nëpër spitale deri pak ditë më parë. Nuk dihet akoma nëse do të bëhet në kohë ndërtimi…
Alsat 12.10.2020 15:29 Qytetarët vërshuan edhe pikat tjera kufitare me Kosovën dhe Serbinë. Në orët e para kur kushtet u hoqën, ata, të emocionuar, ju drejtuan kufirit kryesisht për vizita tek më të afërmit. “Po shkoj te nëna ime. Me vdiq në muajin prill dhe nuk e kam pa as kufomën e saj. Jam shumë e pikëlluar. Mezi e kam prit këtë moment dhe t’i shoh vëllezërit dhe vendet e nënës”. “Po si nuk u bë mirë. Andej kemi miqësi dhe shoqëri. U bë shumë mirë. Do t’i them unë Serbisë t’i hap kufijtë edhe për ju. Kemi miqësi andej”.…
Alsat 12.10.2020 14:05 Brukseli kërkon më shumë përpjekje për tejkalimin e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes, duke theksuar prerë se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë thelbi i zgjerimit të BE-së. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero kështu i kundërpërgjigjet kryeministrit dhe zv/kryeministrit, Zaev e Dimitrov të cilët një ditë më parë paralajmëruan se mund të shtyhet fillimi i negociatave me BE-në dhe e akuzuan Unionin se nuk do të jetë evropian, nëse do të lejojë që Bullgaria ta bllokojë vendin për shkak të kontesteve rreth gjuhës maqedonase dhe historisë së përbashkët. “Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë…
Alsat 11.10.2020 18:47 Në 24 orët e fundit janë shënuar 7 viktima dhe 383 raste të reja me COVID 19. Nga 1648 testet e kryera, vetëm në Shkup pozitiv kanë rezultuar 201 persona. 21 raste në Shtip, nga 20 raste në Prilep dhe Strumicë. Në Manastir 12 raste, ndërsa në Kumanovë 11. Betejën me virusin korona e kanë fituar 95 persona, shumica nga Shkupi. Që nga fillimi i Pandemisë me vrusin Korona janë infektuar 20 mijë e 937 persona, ndërsa jetën e kanë humbur 792 vetë. Për momentin raste aktive në të gjithë territorin e vendit janë 3951.
Alsat 11.10.2020 15:59 Vazhdon të mbetet pezull fati i rreth 40.000 nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët nuk kanë pajisje elektronike për ta ndjekur mësimin. Po aq supozohet të jetë edhe numri i atyre që nuk kanë kushte nëpër shtëpi apo banesa, për të ndjekur mësimin on-line, sidomos, familjet që kanë nga tre apo katër fëmijë, dhe që për secilin, duhet pasur nga një dhomë veç që të mund të ndjekë ligjëratat në qetësi. Një nga këto raste është edhe Vesa Qamili. Ajo thotë se, në shtëpi janë katër fëmijë, ndërsa kanë vetëm një llap top. Kushte…
Alsat 11.10.2020 15:26 Në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup nuk ka më vend për pacientë të ri me Covid 19. Higjienistët dhe stafi teknik që një ditë më parë përgatisin spitalin modular lidhur me klinikën në fjalë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se situata është nën kontroll, ndërsa në ndihmë kanë ardhur edhe mjekë të klinikave të tjera. U gjet numër i mjaftueshëm mjekësh – specialistë, internistë, si nga Klinika e Pulmonologjisë ashtu edhe nga spitali “8 Shtatori”, ku ne nuk duam të ngarkojmë në mënyrë shtesë kapacitetin në mënyrë që klinikat e tjera të mos ndalen së…
Dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 49 raste të reja pozitive. Kështu ka njoftuar sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Në një postim në “Facebook”, Zemaj ka bërë të ditur se 53 persona kanë fituar betejën me virusin. Rezultati pozitiv për 49 mostra ka dalë nga kryerja e 680 testimeve. Ja postimi i tij i plotë: Letër drejtuar qytetarëve të vendit tim! Të nderuar qytetarë, bashkudhëtarë të mi, të djeshëm, të sotëm dhe të nesërm,Ju jam falënderues që asnjëherë nuk u lodhët duke na qëndruar në krahë për të…
Alsat 11.10.2020 15:00 Nga mesnata shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë drejt Kosovës dhe Serbisë pa pasur nevojë për test negativ PCR. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës konfirmon për Alsat se sipas parimit të reciprocitetit udhëtimi drejt Kosovës do të jetë pa kushte, ndërsa masa e njëjtë nuk vlen për vendet e rrezikut të lartë. Minsitria e Shëndetësisë së Kosovë: “Sipas parimit të reciprocitetit qytetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga e hëna mund të hyjnë pa testin PCR në Kosovë. Nga ky rregull përjashtohen shtetet qe sipas ECDC klasifikohen shtete me rrezik të lartë për Covid-19”…
Policia e Kosovës njofton se gjatë 24-orëve të fundit ka shqiptuar gjoba ndaj 592 qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. “Tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19 janë 592”, thuhet në këtë raport të Policisë së Kosovës, ku nuk specifikohen shkeljet që i janë bërë këtij Ligji. Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i…
Dy persona janë plagosur mbrëmjen e kaluar në Pejë afër fakultetit të Biznesit, ndërsa i dyshuari ende është në arrati. Njëri nga të plagosur mësohet se është familjar i kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt. Portali KALLXO.com raporton se i plagosuri Ahmetxhekaj është nip i familjes Haradinaj. Apo ndryshe, i plagosuri është nipi i Hilmi Haradinajt, babai i ndjerë i Ramush Haradinajt. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për mediat kosovare se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e të dyshuarit. “Prokurorja e Krimeve të Rënda ka dalë ne vendin e ngjarjes pas të…

