Author: almakos

Alsat 18.10.2020 15:26 Rinia e Komunës së Likovës kërkon nga autoritetet ta vënë në funksion transportin publik që lidhin me qytetin e Kumanovës. Transporti privat përveç që u kushton shumë, i merr edhe kohë të konsiderueshme nga përditshmëria e tyre. “Komuna e Likovës përveç që ndërlidhet me Kumanovën në sferën administrative, shëndetësore dhe arsimore është shumë e nevojshme që të lidhet me transport publik të organizuar. Ky transport do të ndihmonte në kryerjen e këtyre shërbimeve sa më të shpejtë, lehtë dhe të saktë. Kjo do të ndihmonte edhe në ruajtjen e cilësisë së ajrit dhe do të reduktonte përdorimin…

Lexo më Shumë

Gazetari nga Kosova, Shkumbin Kajtazi, është sulmuar nga persona të panjohur mbrëmjen e kaluar. Automjeti i tij është goditur me rreth gjashtë plumba gjatë natës. Ka qenë vetë Kajtazi që ka bërë të ditur lajmin përmes një statusi në “Facebook” ku ka publikuar dhe fotot. “Mbrëmë u përballa me një sulm të rrezikshëm: vetura ime u qëllua me 5 ose 6 plumba. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, kur vetura ishte e parkuar në qendër të Mitrovicës. Unë isha afër dhe kam dëgjuar krisma arme, por si njeri naiv që beson se Kosova është vend normal, nuk e kam lejuar mendjen…

Lexo më Shumë

Alsat 17.10.2020 16:01 Fati i masave të reja anti-kovid si bartja e maskave në hapësira të jashtme dhe kontrollet policore nëpër shtëpi për mysafirët e tepërt, do të jetë në duart e deputetëve. Këto ndryshime në Ligjin për mbrojtje nga sëmundjet infektive pritet të miratohen me procedurë të shkurtuar, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tij, ligj tanimë është në procedurë parlamentare dhe me amendamenteve do të ketë mundësi të ndërhyhet javës që vjen.  “Një situatë e tillë praktikisht u detyrua, që të ndërhyhet në ligj, sepse një pjesë e dekreteve, rekomandimet për bartjen e maskave mbrojtëse në…

Lexo më Shumë

Alsat 17.10.2020 15:21 Dy javët e para të shkollës u shoqëruan me probleme të ndryshme, posaçërisht kur bëhet fjalë për mësimin nga distanca. Nxënësit e shkollave  fillore kanë vërejte të shumta, ankohen për mungesë për mos realizimin e plotë të orarit shkollor.  “Më mirë do të ishte të ishim në shkollë. Shumë më lehtë do ta kishim kuptuar mësimin. Keni ndonjë orë që keni humbur deri tash? Po. Në çfarë lënde? Sport zgjedhor dhe fizikë”.  “Ora fillon prej në ora 13 dhe mbaron në 17 e 30. A po i mbani të gjitha orët? Jo. Në fizikë, muzikë dhe matematikë.…

Lexo më Shumë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur kundër presidentit Donald Trump, ndërsa i ka bërë thirrje shqiptarëve që të votohet Joe Biden si kryetar i ri i shtetit amerikan. Përmes një videomesazhi në ‘Facebook’, Kurti pohoi se një votë për Biden, është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë. “Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishte ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviçit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në…

Lexo më Shumë

Alsat 16.10.2020 15:09 Virusi korona, arsye për shtyrjen e seancave gjyqësore. Rasti “Target- Fortesa” sot nuk u zhvillua sepse i pandehuri Sasho Mijalkov është pozitiv me COVID 19. Nuk kishte gjykim as kundër organizatorëve të ngjarjeve të dhunshme të 27 Prillit. Të pandehurit Trajko Veljanoski dhe Spiro Ristovski kanë marrë vendime izolimi ndërsa një nga avokatët është i prekur nga virusi. Mbrojtja e disa prej të pandehurve kërkon që Komisioni për Sëmundjet Ngjitëse të hartojë protokoll të për gjykimet ku, përveç të pandehurve, zakonisht vijnë edhe dëshmitarët, ekspertët, gazetarët, por edhe opinioni. Çdo ditë përballem me të qenit në sallë…

Lexo më Shumë

Alsat 16.10.2020 14:38 Komuna e Aerodromit vazhdon të jetë në krye të listës së komunave me më shumë të infektuar me COVID-19. Edhe pse është shndërruar në “vatër” të virusit Korona shumë qytetarë në këtë komunë nuk respektojnë fare masat. Nuk mbajnë maska dhe nuk ruajnë as distancën. “Ka që nuk besojnë aspak, ka që janë të frikësuar shumë, ka si unë që janë si unë të kujdesshëm, por jo rreptësishtë të kujdesshëm. Nuk u besoj shumë numrave, por pse rritet, sepse e tillë është pandemia, shpejtë infektohen njerëzit por mendoj se nuk janë aq fatale pasojat.” “Nuk komentoj” “Gjysma…

Lexo më Shumë

Alsat 16.10.2020 14:09 Kreu i qeverisë Zoran Zaev shprehet kundër një mbyllje të serishme të shtetit në mbrojtje të COVID-19. Kryeministri Zaev tha se ora policore dhe karantina do të jenë opsionet e fundit ndaj valës së re të pandemisë, duke u bërë thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat mbrojtëse në mënyrë që të mos përkeqësohet situata për skenarin më të keq shëndetësor dhe ekonomik. Të gjitha sugjerimet e reja të KSI-së do t’i respektojmë, por unë personalisht nuk jam mbështetës i një ‘lock down’ apo të mbylljes së plotë. Nuk përkrahi as orën policore, por mbështes çdo nismë të parandalimit…

Lexo më Shumë

Alsat 16.10.2020 13:13 Komisioni i Sëmundjeve Infektive diskutoi për masa të reja shtrënguese kundër Kovid-19. Është shqyrtuar mundësia e kufizimit të kapaciteteve në transportin publik dhe kufizimi i punës së operatorëve ekonomik. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se gjatë fundjavës do të analizohet pasqyra epidemiologjike në vend dhe në rast se trendi i rritjes së rasteve të reja vazhdon, fuqizimi i masave do të propozohet nga dita e hënë. Kufizimi i kapaciteteve në transportin publik deri në 50 për qind, ndalesë e përgjithshme e evenimenteve dhe ndalesë punë për operatorët ekonomik pas orës 23. Derisa trendi i infektimeve vazhdon…

Lexo më Shumë

Alsat 16.10.2020 11:35 Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, nuk përjashton mundësin që numri i të infektuarve të shkoj deri në 1000 në ditë në rast se nuk respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19. Ndërkohë që u shpreh i prerë se për momentin pavarësisht rritjes së numrave të të infektuarve, nuk mendohet për orë policore, si masë kundër përhapjes së koronavirusit. Karaxhoski me apel, që të shmangen grumbullimet e njerëzve, të mbahet distancë, maska gjithsesi dhe dezinfektimi i duarve. “Disa ngjarje që kanë ndodhur kohëve të fundit si, ahengje, koncerte dhe të…

Lexo më Shumë

Alsat 15.10.2020 16:14 Erdhi ta shohë nga afër shtrimin e një pjese të asfaltit në zonën e lirë ekonomike të Shkupit. Meqë ky segment me asfalt të ri ishte i shkurtër, kryeministri Zoran Zaev e përshkoi me ecje. Por, në këtë zonë gjysmë të zbrazët themeli i investimit të fundit u vendos më 23 tetor të 2019-ës. Ndonëse, gati 1 vit nuk është vendosur asnjë themel i ri, kjo fabrikë për paketime farmaceutike “Gerresheimer”, Zaev tha se nuk do jetë e fundit pasi që sipas tij investimet e huaja nuk kanë ngecur as nga kriza e pandemisë.    “Investimet e…

Lexo më Shumë

Alsat 15.10.2020 15:54 Pushteti kërkon mbështetje në Kuvend për miratimin e ndryshimeve ligjore për zbatimin e masave të reja anti-kovid. Nisma zyrtare nga Qeveria tashmë ka arritur në ligjvënës. Si deputetë të përgjegjshëm, unë, por i ftoj edhe të gjithë deputetët e mi këtu në parlament t’i mbështesim rekomandimet dhe udhëzimet e autoriteteve shëndetësore”-tha Kostadin Kostadinov, LSDM. BDI: “Tashmë, Qeveria ka miratuar masa të reja që do të hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit të ndryshimeve ligjore në Kuvend, masa këto që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik. Gjendja me valën e re të të prekurve nga COVID-19 është…

Lexo më Shumë