Alsat 23.10.2020 15:24 Në shikim të parë duket një ditë e zakonshme në një nga pikat më të frekuentuara të Shkupit. Por, autoritetet shëndetësore tregojnë se Komuna Aerodromit është epiqendra e virusit korona jo vetëm në kryeqytet, por në gjithë vendin. Qytetarët nxitojnë të kryejnë obligimet e tyre, duke mos mbajtur distancë. Shumica prej tyre mbajnë maska edhe në hapësirë të jashtme, por disa nuk u binden këtyre rekomandimeve. “Jashtë jo, a brenda po. Unë dua që fëmijët e mi të marrin frymë dhe të jenë normal siç duhet të jenë. Kujdesem që nga fillimi me maska dhe protokollet tjera,…
Author: almakos
Alsat 22.10.2020 19:32 Nuk do të ketë marrëveshje të re për çështjet e hapura me Bullgarinë, sepse edhe nëse dëshirojmë nuk mund të bëjmë marrëveshje më të mirë se ajo që e kemi. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, pas takimit online që ai bashkë me zëvendëskryeministrin për euro integrime NIkolla Dimitrov dhe ministrin e punëve të jashtme Bujar Osmani, e zhvilluan me përfaqësuesit e lartë të BE-së. Zaev shtoi se të dy palët do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të arritur zgjidhje deri para mbajtjes së takimit të parë ndërqeveritare, me çka shënohet edhe hapja zyrtare…
Alsat 22.10.2020 17:41 Qytetarët dhe kompanitë akoma janë duke pritur ndihmë nga fondet e shtetit të siguruara nga paketa e katërt e masave. Masat mund të fillojnë të zbatohen vetëm pas miratimit të rebalancit të buxhetit, sepse kjo siguron një pjesë të parave për këtë grup masash. Sot është dita e shtatë e debatit për amendamentet në Kuvend, dhe sipas Rregullores, janë planifikuar edhe tre ditë, por kryetari i Komisionit për Financa dhe Buxhet Timço Mucunski, nga VMRO-DPMNE, për Alsat tha se debati në komision do të përfundojë sonte. “Presim që deri në mbrëmje të përfundojmë debatin e amendamenteve në…
Alsat 22.10.2020 16:42 Qyteti i Shkupit dhe komunat që e përbëjnë do të krijojnë një shërbim të përbashkët inspektimi. Përmes tij, ata shpresojnë të jenë më funksional në trajtimin e ndërtimeve të paligjshme dhe shkeljeve të tjera të ligjeve komunale. “Po përgatitet një marrëveshje ndër-komunale, të cilën duhet ta nënshkruajmë në fund të këtij muaji së bashku me 10 komuna të Shkupit, e cila do të centralizojë ose përqendrojë inspektimin në territorin e kryeqytetit, i cili do të jetë nën patronatin e Qytetit të Shkupit. Harmonizimi i fundit i pikëpamjeve do të rezultojë në një propozim përfundimtar- deklaroi Petre Shilegov,…
Vijon të jetë në rritje kurba e të infektuarve me Covid-19 në Kosovë, ku gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 159 raste të reja. Rastet pozitive janë: nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe komuna Lipjan 1 rast. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë…
Alsat 22.10.2020 15:36 Në ditën e dytë të vënies në funksion të spitalit modular janë shtruar 23 pacientë të sjellë nga i gjithë vendi. Meqë kapaciteti i Klinikës Infektive është i mbushur që dje me 108 pacientë, prej të cilëve 88 në oksigjeno terapi, barakat në oborrin e tij që dje kanë hapur dyert ku kanë në dispozicion 70 shtretër, secili me të gjitha pajisjet për kurim nga virusi korona, thonë autoritetet spitalore. “Hapësirat shtesë në oborrin e Klinikës Infektive tani më po fillojnë të mbushen, pacientëve të djeshëm iu janë shtuar edhe disa të tjerë sot, të cilët kanë…
Alsat 22.10.2020 14:23 Kështu dukej tregu në Tetovë ditën e sotme. Përkundër shtimit të masave anti covid dhe rritjes së numrit të të infektuarve, nëpër tregje çdo ditë e më shumë ka dyndje dhe persona të cilët nuk i respektojnë masat. Përse nuk mban maskë, a nuk ke frik se do infektohesh? “Hiç, aspak. Përse, a maska do më mbroj mua a? Unë nuk kujdesem aspak, s`jam kujdes kurë, vëllai ka bë kujdes, atë e ka kap” “Jo jo aspak s’ka virus, virusi është vetëm tek vjedhësit, tek ne nuk ka virus. Kjo është propagandë e madhe për popullin, pra…
Takimi i Këshillit të Sigurimit për Kosovën ka filluar të mërkurën, më 21 tetor, me gjysmë ore vonesë, sepse Rusia kërkonte largimin e ministres së Jashtme të Kosovës si dhe simboleve të Kosovës. Rusia e cila mbanë kryesinë e radhës në Këshillin e Sigurimit kërkoi që në fillim largimin e ministres së Jashtme të Kosovës si dhe simbolet e Kosovës nga sfondi i seancës, me shpjegimin se me këtë po “shkeleshin regullat”. Flamuri nuk u largua, dhe takimi vazhdoi siç ishte planifikuar. Takimi ishte virtual, ndërsa në takim morën pjesë edhe minsitri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq si dhe…
124 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Zemaj ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 974 mostra, nga të cilat 124 kanë rezultuar pozitive. “Nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19. Është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve. Komuna, Shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe…
Alsat 21.10.2020 15:56 Numri i të papunëve shënon rritje. Tani në Maqedoni ka 151.359 persona të papunë. Të dhënat e Agjencisë së Punësimit tregojnë se që nga fillimi i pandemisë numri i të papunëve është rritur për 43,627 persona, por sipas drejtoreshës së Agjencisë Biljana Jovanovska pa punë në periudhën e analizuar kanë mbetur afër 15 mijë persona. Jovanovska shpjegon ndryshimin e rreth 30 mijë të papunëve me faktin se shumë prej punëkërkuesve joaktivë të cilët nuk janë të regjistruar, gjatë shpalles së ndonjë masë qeveritare që ofron ndihmë shtetërore, ri-regjistrohen si punëkërkues aktivë dhe kështu kanë shans për ndihmë…
Alsat 21.10.2020 15:16 Kështu dukej sot një autobus i linjës 19 që qarkullon nga Karposhi për në Shutkë. Pavarësisht masave të reja të sjella nga qeveria për kapacitet të përgjysmuar në transportin publik. Autobusi me të cilin udhëtoi ekipi ynë ishte i stërmbushur me udhëtarë. Shoferi Dushan Naumovski, thotë se kjo linjë është gjithmonë e ngarkuar, por shton se edhe pasi 50% e kapacitetit të jetë plotësuar ai nuk mund t’i ktheje qytetarët tek dera e automjetit. Ja le të incizojë të shihni se nga sa njerëz transportojmë. 50% kapacitet, por unë njerëzit nuk i zbres dot nga autobusi, unë…
Alsat 21.10.2020 14:58 Opozita maqedonase kërkon formimin e një Komisioni të veçantë dhe të pavarur për menaxhimin e situatës me pandeminë, në vend të Komisionit ekzistues për sëmundje ngjitëse që funksionon në kuadër të Qeverisë. Sipas deputetit Antonio Milloshoski, Komisioni për sëmundje ngjitëse të cilin e drejton Zharko Karaxhovski ka sjellë masa të vonuara dhe të papërshtatshme për menaxhim me pandeminë. Të formohet një Komision special shtetëror për mbrojtje dhe luftë kundër pandemive dhe epidemive në momentin kur ata ekzistojnë ose në të ardhmen kur të ndodhnin përsëri. Propozuam që ai Komision të ketë 11 anëtarë. Në të të ishin…

