Author: almakos

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive. Ndërkohë në orët e fundit si pasojë e koronavirusit ka humbur jetën një person duke e çuar në 657 nurmin e viktimave. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5…

Lexo më Shumë

Alsat 20.10.2020 15:21 Të gjitha vendet e punës së zaptuara në institucionet shtetërore, duke u deklaruar rrejshëm në përkatësi tjetër etnike duhet të anulohen, paralajmëroi kryeministri Zaev. Ai tha se vet asnjëherë nuk do të manipulonte me të dhëna personale për të zënë një vend pune në emër të 20%. Zaev tha se në çdo keqpërdorim të tillë ka intervenuar për të korrigjuar, por në praktikë ka shumë. Jo, unë jam maqedonas dhe gjithmonë do të deklarohem si maqedonas. Nuk ka nevojë për kurrfarë manipulimi të të dhënave, apo prononcimi të rrejshëm. Sepse nëse kemi shqiptar që është prononcuar si…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, në fshatin Poliqkë të Kamenicës. Ditën e djeshme rreth orës 16:45 është gjetur e varur në degën e një lisi Arbesa Musliu e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Arbesa Musliu 20-vjeçare është larguar nga shtëpia e burrit dhe pas kërkimit nga familjarët e saj, është gjetur në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë. Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e 20-vjeçares nga Kamenica, e cila u gjet e varur mbrëmë në fshatin Poliqkë të Kamenicës. “Mund ta konfirmoj si rast. Viktima dyshohet se është vetëvrarë. Janë duke u bërë hetimet, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjarët…

Lexo më Shumë

Janë rritur sërish shifrat e koronavirusit në Kosovë, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 pacientë, si dhe janë konfirmuar 118 raste të reja pozitive. Njoftimi i Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë: 50 TË SHËRUAR DHE 118 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 828 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1…

Lexo më Shumë

Alsat 19.10.2020 15:48 Në vend që të përfundonin në arkën e partisë VMRO-DPMNE, mbi 1,3 milion euro donacione nga kompanitë dhe anëtarët e partisë, Nikolla Gruevski i ka përdorur për të blerë parcela në Vodno për nevoja personale. Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftoi pas një hetimi të gjatë se i arratisuri Gruevski dyshohet për pastrim parash. Përveç tij, dyshohen edhe kushëriri i tij Sasho Mijallkov, biznesmeni Orce Kamcev dhe nëna e tij Ratka Kamçeva, Nenad Josifoviç si dhe kumbari i Gruevskit, Risto Novaçevski. Paratë e besuara për punën e tij si lider i një partie politike, ai…

Lexo më Shumë

Alsat 19.10.2020 15:22 Lumi Drini i Zi në Strugë, tashmë 10 ditë i ngjan një vend ndërtimi. Makineri të rënda të ndërtimit, maune dhe ekskavatorë, po punojnë për të thelluar shtratin e lumit, dhe për ta pastruar atë nga mbetjet e akumuluara për gati katër dekada. Edhe pse ata që e njohin situatën besojnë se një aktivitet i tillë ishte më se i nevojshëm, ata mendojnë se mënyra e realizimit të punëve, është dashur të realizohet ndryshe, pra me metoda ekologjike. Është një projekt i zbatuar me ndihmën e UNDP-së dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Komunën e…

Lexo më Shumë

Alsat 19.10.2020 14:39 Nuk ka konsensus për nënkryetarët e Kuvendit. Në koordinimin e sotëm, grupet parlamentare dhe kryetari i Kuvendit kanë diskutuar çështjen për ndarjen e pozitave të nënkryetarëve, por zyrtarisht nuk ka vendim përfundimtar. Deri tani dihet se zëvendës të Talat Xhaferit do të jenë Fadil Zendeli i Lëvizjes Besa dhe Goran Misovski i PRSD-së, që të dy pjesë e shumicës parlamentare. Zgjedhja e tyre pritet të bëhet në njërën nga seancat e ardhshme. Opozita nuk pajtohet me numrin e nënkryetarëve, për këtë arsye edhe nuk do të propozojë kandidatin e saj. VMRO-DPMNE-ja konsideron se 5 nënkryetarët janë harxhim…

Lexo më Shumë

Alsat 19.10.2020 14:07 Përkundër rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Tetovë, shtohet edhe numri i qytetarëve që presin radhë para bankave dhe Institucioneve tjera. Banorët thonë se e kanë patjetër t’i paguajnë faturat, por nuk e arsyetojnë dot mos mbajtjen e maskave dhe distancës. “Jo bre vëlla jo nuk e vendoj maskën, nuk e dua. Do e vendoj kur do e vendoj”. “Kjo na frikëson po duhet të punoj posta që të mos ketë kaq dyndje”. “Frikë është por çka me bë, duhet të ketë distancë por nuk ka sepse punojnë ngadalë duhet të presim me orë…

Lexo më Shumë

Alsat 19.10.2020 13:49 Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot njoftoi masat të cilat nesër me procedurë të shkurtër do të dërgohen në kuvend për miratim. Filipçe me këtë rast apeloi deri tek qytetarët që të respektojnë masat, në të kundërtën sipas tij nuk përjashtohet mundësia që si hap i ardhshëm të jetë edhe ora policore. “Nesër do të propozojmë edhe një masë, operatorët ekonomik të punojnë deri në ora 23:00, kufizim i kapaciteteve të transportit publik deri në 50 për qind, rekomandim deri tek gjykatat dhe komunat, procesi i punës të jetë me ndërrime apo edhe onlain, varësisht nga procesi…

Lexo më Shumë

Cilin iPhone duhet të blej? Apple sapo ka zbuluar katër iPhone të rinj 5G, ndërsa ul njëkohësisht çmimin e formacionit të saj ekzistues. iPhone 12 Pro Max më i shtrenjtë tani është gati tre herë më i shtrenjtë se iPhone SE i kategorisë më të ulët, transmeton lajmi net. Së bashku me iPhone 12 Mini, iPhone 12, iPhone 12 Pro, iPhone 11 dhe iPhone XR, Apple tani ka telefona me pothuajse çdo interval midis 442 euro dhe 1217 euro. Me një gamë kaq të gjerë, ne kemi një përmbledhje nga të cilat njëra është më e mira për ju. iPhone…

Lexo më Shumë

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 137 raste të reja dhe një viktimë si pasojë e koronavirusit. “Numri total i rasteve pozitive është 16,891 raste nga 80,058 persona të dyshimtë dhe 653 viktima”, ka njoftuar IKSHPK. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14,666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,572.  

Lexo më Shumë

Alsat 18.10.2020 15:56 Viktimat e trafikimit me njerëz me origjinë nga vendi zakonisht janë shënjestër e të afërmve ose miqve. 56% e rasteve janë të mitur, fëmijë midis moshës 10 dhe 17 vjeçare. Të dhënat e tilla negative në Ditën Botërore Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore u publikuan nga organizatat joqeveritare. Sipas tyre, më të zakonshmet janë shfrytëzimi seksual, eksploatimi i fuqisë punëtore, martesat e detyruara dhe shtrirja e dorës … Në shënjestër janë viktimat që vijnë nga familje të rrezikshme ku ka të varur nga droga, alkooli ose familje të varfra. Të shpeshta janë ofertat e punës jashtë vendit,…

Lexo më Shumë