Author: almakos

Ka më shumë se një muaj prej hyrjes në fuqi të Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë COVID-19, e për moszbatim të masave anti-COVID, Policia e Kosovës ka gjobitur mbi 47 mijë qytetarë të Kosovës. Më pak gjoba janë shqiptuar nga Inspektorati Sanitar, ku vetëm në muajin shtator janë dënuar 110 qytetarë dhe rreth 80 biznese. Vendosja e maskës, ndalimi i punës së gastronomisë pas orës 23:30 dhe ndalimi i muzikës prej orës 21:00 në subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme), janë disa nga masat që Qeveria e Kosovës ka vendosur për parandalimin e…

Lexo më Shumë

Alsat 24.10.2020 18:12 Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit (23/24.10.2020) nga 1524 teste të kryera ka regjistruar gjithsejtë 404 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 dhe atë në Shkup-172, Kumanovë-15, Dibër-14, Shtip-8, Prilep-25, Strugë-4, Veles-6, Manastir-4, Ohër-11, Kavadar-5, Gostivar-20, Gjevgjeli-9, Strumic-29, Kriva Pallankë-2, Koçan-18, Probishtip-3, Berovë-6, Vinicë-2, Delçevë-4, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-3, Resnjë-2 dhe Negonitë-9. Ndërkohë betejën e kanë humbur 14 pacientë. ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 182 pacient të shëruar.

Lexo më Shumë

Alsat 24.10.2020 15:45 Erë e fortë e djegieve nën qiell të hapur. Tymi që ngrihet nga deponia e egër dhe humbet në mjegulla, është në hyrje të fshatit Grushinë, në komunën e Haraçinës. Mbeturina ndërtimore, plastika, kuti kartoni janë vetëm pjesë e asaj që hidhet dhe digjet këtu. Gjatë paradites, kur ekipi i televizionit Alsat M doli në vendngjarje, aktiviteti në fshat ishte i dobët. Kaluan disa makina, njëra prej të cilave ndaloi dhe shkarkoi mbeturinat nga makina. Disa metra më poshtë, katër punëtorë po përgatiteshin të punonin në tokën pjellore pranë deponisë. Nuk deshën të flisnin para kamerës, por…

Lexo më Shumë

Alsat 24.10.2020 14:58 Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga koordinimi mes pushtetit dhe opozitës me qëllim përafrimin e qëndrimeve ndaj propozim-Ligjit për mbrojtjen e Popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, palët duket se akoma janë në pozita të kundërta. LSDM akuzon opozitën se gjëja e fundit për të cilën kujdesen është shëndeti i qytetarëve. “VMRO-DPMNE-ja me ditë të tëra bllokon dhe zvarritë miratimin e masave shumë të rëndësishme për ballafaqim me pandeminë, që në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikon shëndetin e qytetarëve. Tendencat e tyre për obstruksione dhe bllokada ndaj ndryshimeve ligjore dhe Komisionit për Sëmundje Infektive janë të paramenduara dhe për…

Lexo më Shumë

Alsat 24.10.2020 14:25 Dyqani jepet me qira. Mbishkrime me përmbajtje të tillë mund të shihen në disa prej dyqaneve të mbyllura në Çarshinë e Dibrës. Për shkak të krizës nga korona, shumë banorë të Dibrës janë të detyruar të mbyllin bizneset e tyre. Ata thonë se nuk ka lëvizje, nuk ka punë, dhe kështu nuk ka as qarkullim në dyqane. Edhe ato që ende ekzistojnë planifikojnë të mbyllen. Të tjerët kanë frikë si do të mbijetojnë, sepse kanë humbur punën e tyre. Banorët e Dibrës thonë se jeta është edhe më e vështirë. Varfëria është thelluar pas shpërthimit të pandemisë.…

Lexo më Shumë

Veço itë k yeso e të BMW 4 2020. “E gjithë ideja”, thotë BMW, “është që të p ovojmë të gdhe dim Se i ë 4, pë t’i dhë ë asaj ide titeti e vet, ë ve d që thjesht të shikohet si jë ve sio me dy dye të Se isë 3”. BMW M440i xD ive është jë model gjithëpë fshi ës, i cili kombi o pë sosmë isë, pe fo ma cës së fo të dhe zbuku imet luksoze që mu d të p is i ga jë BMW që kushto pothuajse 60,000 eu o, apo to “Autoexp…

Lexo më Shumë

Gjykata Speciale nuk ka treguar nëse është konfirmuar ose jo akt-akuza kundër presidentit kosovar Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, edhe pse të premten janë bërë gjashtë muaj që kur ajo i është paraqitur nga organi i akuzës. Zyra e Prokurorit të Specializuar dyshon se Thaçi e Veseli kanë kryer krime lufte. E premtja përbënte afatin e fundit, brenda të cilit gjyqtari i procedurës paraprake duhej të vendoste për akt-akuzën. Meqë Specialja nuk ka publikuar ndonjë informacion për këtë rast, juristët, si Arianit Koci, besojnë që së paku pjesërisht aktakuza është konfirmuar, shkruan KOHA DITORE. “Mendoj se…

Lexo më Shumë

Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi sot se në Gjykatën Speciale nuk gjykohet lufta për liri dhe pavarësi të vendit. Ai gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut në konferencën e përbashkët për medie me homologun e tij, Zoran Zaev tha se Kosova gjithmonë ka treguar vendosmëri për respektim të organeve të drejtësisë. Derisa kanë mbetur edhe pak ditë deri në konfirmimi ose jo të propozim-aktakuzës së Speciales ndaj ish dy krerëve të UÇK-së, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, kreu i qeverisë tha se gjithmonë duhet të vlejë parimi i pafajësisë deri sa ka një vendim të përfundimtarë…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 1.119 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast MIQ, QKUK dhe 1 rast Klinikë Infekltive). Numri total i rasteve pozitive është 17.591 raste nga 85.042 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 659 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të…

Lexo më Shumë

Alsat 23.10.2020 16:05 Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni. Ai takoi kryeministrin Zaev, ndërsa pasdite do të takojë liderët e partive shqiptare. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Hoti dhe Zaev iu shmangën pyetjes së gazetarëve nëse kanë biseduar për ngjarjet e Kumanovës, për hetimin ndërkombëtar për këtë rast, por edhe për ekstradimin eventual të burgosurve. Zaev, deklaroi se bashkëpunimi me Kosovën është prioritet i Qeverisë pasi është një nga vendet me këmbim më të lartë tregtar. Zaev vazhdoi të premtojë se autostrada Shkup-Bllacë është prioritet, por pa dhënë afate konkrete se kur do…

Lexo më Shumë

Alsat 23.10.2020 15:58 Përkthyese nga gjuha shqipe dhe maqedonase, politikologë, sociologë, dhe një jurist janë midis anëtarëve të rinj të bordit të drejtorëve të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, që do të duhet të ndajnë 18 milion euro për inovacione. OJQ-të, që analizojnë punësimin e pozicionet menaxheriale në vend, vlerësojnë se ky është një motiv shtesë për kontroll mbi personat e sapoemëruar nga eshaloni i tretë. Bordi i ri i menaxhimit të fondit të inovacionit • Monika Jovanova (përkthyese dhe interpretuese e diplomuar nga gjuha shqipe në atë maqedonase dhe anasjelltas), për një periudhë tre vjeçare;• Pishtar Lutfiu (Magjistër…

Lexo më Shumë