Author: almakos

Në Kosovë u konfirmuan të hënën edhe 205 raste të reja me koronavirus dhe tri viktima. Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, rastet e reja rezultuan nga testimi i 943 mostrave, ndërsa viktimat u shënuan në Pejë, Prizren dhe Gjakovë. Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit, 62 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, shkruan REL. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 18,148, i viktimave në 666 dhe i të shëruarve në 15,150. Raste aktive, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë 2,332.

Lexo më Shumë

Alsat 26.10.2020 15:50 Shkupi përsëri me ajër të ndotur. Tani për tani jo shumë, por tashmë mund të shihet në disa pjesë të qytetit. Qytetarët presin masa konkrete nga Ministria e Mjedisit dhe Qeveria. “Është i ndotur, por gjithashtu ka erë të keqe. Kjo është situata në Shkup, kur arrin kulmin ndotja e ajrit. Rekomandohet të mos dilni nga shtëpia, dhe hapësirat të mos ajrosen shpesh. Sidoqoftë, nëse keni nevojë të dilni nga shtëpia, merrni një maskë për t’u mbrojtur nga grimcat PM në ajër”. Pamje e tmerrshme në Shkup. Kështu duket qyteti kur stacionet matëse tregojnë nivel të lartë…

Lexo më Shumë

Alsat 26.10.2020 15:17 Nuk ka më shtretër të lirë në spitalin e Strugës për pacientët me koronavirus. Në mungesë të repartit infektiv, të infektuarit nga rajoni i Strugës pranohen në repartin intern. Atje ka 13 pacientë, ndërsa ka vetëm 10 shtretër. Nga spitali kanë frikë se numri i pacientëve mund të rritet. Situata është alarmante dhe po përpunohet plani B, nëse rritet numri i të sëmurëve. Asani thotë se nëse reparti i fëmijëve ri-përshtatet, atëherë i njëjti do të zhvendoset nga vendndodhja aktuale. Edhe në Spitalin e Ohrit, pothuajse nuk ka shtretër të lirë. Në repartin infektiv të gjithë 18…

Lexo më Shumë

Alsat 26.10.2020 14:54 Në të gjitha çerdhet e vendit gjendja është e mirë dhe për momentin nuk mendohet për mbylljen e tyre, pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Shahpaska tha se prej 9 shtatorit, kur edhe filluan me punë çerdhet, 26 fëmijë dhe 83 punonjëse kanë rezultuar pozitiv. Për momentin 482 fëmijë janë në izolim, ndërsa të rritur rreth 77. Duke ndjekur gjendjen në vend ne do të bëjmë vlerësime bashkë me autoritetet shëndetësore. Ministria për punë dhe politikë sociale i mbledh raportet ditore në raport javor dhe si të tillë,…

Lexo më Shumë

Alsat 26.10.2020 14:11 22 viktimat e Kovid-19 të regjistruar në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, rezultojnë të jenë përmbledhje e viktimave nga 24 dhe 25 tetori dhe të raportuara si viktima të 24 orëve të fundit. Një raport të cilin e ka siguruar televizioni Alsat dëshmon se 17 nga 22 viktimat kanë ndërruar jetë më 24 tetor, ndërsa 3 viktima tjera më 25 tetor. Për një viktimë 88 vjeçare nga Kriva Pallanka nuk potencohet data e vdekjes, ndërsa një viktimë tjetër nga Gostivari e moshës 75 vjeçare raportohet të ketë ndërruar jetë më 25 tetor në kushte shtëpiake. Ministri i…

Lexo më Shumë

Alsat 26.10.2020 10:28 Ministri i jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani deklaroi sot se Republika e Bullgarisë po konteston emrin e shkurtër të vendit dhe gjuhën. Megjithatë ai shprehet optimist se Komisioni i historianëve dhe shkencëtarëve do të arrij të tejkalojnë dallimet. “Republika e Bullgarisë ka kontestuar emrin e shkurtë të vendit dhe gjuhën. Janë kontestuar dy momente, emri i shkurt dhe gjuha. Ata kërkojnë kapitull të veçantë në raport për marrëdhëniet Bullgari-Maqedoni. Ne si politikë mund t’i krijojmë kushte komisionit, por janë ata të cilët duhet të gjejnë zgjidhje për çështjet e kontestuara historike. Platforma ku…

Lexo më Shumë

Alsat 25.10.2020 19:35 Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit ka njoftuar se janë kryer 1901 teste, prej të cilëve 561 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19 dhe atë në Shkup-271, Kumanovë29, Dibër-2, Shtip-19, Prilep-33, Tetovë-26, Strugë-3, Veles-20, Manastir-17, Ohër-11, Kavadar-18, Gostivar-10, Gjevgjeli-15, Strumicë-32, Kriva Pallankë-3, Radovish-2, Krushevë-1, Koçanë-12, Probishtip-4, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Berovë-8, Vinicë-1, Delçevë-1, Kratovë-03, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-6, Resnjë-2 dhe Negotinë-4.Ndërkohë që janë shëruar 197 pacientë, ndërsa betejën me Kovid 19 e kanë humbur gjithsejtë 22 persona. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë është…

Lexo më Shumë

Alsat 25.10.2020 18:16 Kryeministri Zoran Zaev shprehet i prerë se Marrëveshje e re me Bullgarinë nuk do të firmoset. Megjithatë tha se është i gatshëm të bëjë një deklaratë qoftë me shkrim apo me gojë se Maqedonia e Veriut i referohet vetëm territorit të shtetit tonë dhe se nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje përfshirë Bullgarinë por as ndonjë shteti tjetër në botë. Në të njëjtën kohë pajtohemi me atë që e kemi në Kushtetutë, ekziston edhe në Marrëveshjen e Bullgarinë se mos përzierja në punët e brendshme të shteteve fqinje përfshirë edhe Bullgarinë kuptohet është parim në të…

Lexo më Shumë

Autoritet e shëndetësisë në Kosovë konfirmuan 186 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa 2 persona kanë humbur betejën me virusin. Numri total i rasteve pozitive është 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Vushtrri 9…

Lexo më Shumë

Alsat 25.10.2020 15:55 Gjithnjë e më shumë dyqane në Kërçovë po i mbyllin bizneset e tyre. Disa jepen me qira, ndërsa disa prej pronarëve pas mbylljes, nuk kanë ofertë në treg. Shumica e kanë bërë këtë muajt e fundit, pasi pandemia me Kovid- 19 ka filluar të ndikojë seriozisht në punën e tyre. Kamera e Alsat regjistroi këto pamje në disa lokacione të qytetit. Problem shtesë paraqet edhe mungesa e mërgimtarëve këtë verë. “Puna ka rënë dhe është katastrofike. Ka rënë 100%. Mërgimtarët nuk erdhën këtë vit. Kriza është e madhe. Pa ata është më vështirë. A ka dyqane përreth…

Lexo më Shumë

Alsat 25.10.2020 14:58 Pushteti dhe opozita vazhdojnë përplasjet rreth Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga Kongresi Digjital akuzoi VMRO-DPMNE-së se qëllimisht po bën obstruksione në dëm të shëndetit publik. Zaev shtoi se qasja e partisë së Hristijan Mickoskit ndaj propozim-Ligjit për mbrojtjen e popullsisë është jo njerëzore. Zhvillimet e fundit mbi Ligjin për mbrojtjen e popullsisë janë dëshmi e destruktivitetit. Mickoski i kundërshton masat të cilat do të na shpëtojnë shëndetin. Me këtë qasje Mickoski dhe kjo udhëheqësi e VMRO-DPMNE-së dëshmojnë se sa janë të rrezikshëm për vendin tonë. Kësaj here janë…

Lexo më Shumë

Alsat 25.10.2020 14:26 Emigrantët që herë pas here shihen se ecin lirshëm nëpër territorin tonë, janë vetëm “karrem” në duart e trafikantëve, të cilët policia thotë se janë pjesë e një rrjeti të gjerë kotrabanduesish me njerëz. Sivjet përmes aksionit “Refleks” pjesëtarë të MPB-së nga rajonet jug-veri asgjësuan dy grupe kriminale që kanë trafikuar emigrantë. Njësiti kombëtar për parandalimin e kontrabandës dhe trafikimit të emigrantëve përmes dy aksioneve kapi grupet me 21 anëtarë dhe tjetra me 14, të cilët ilegalisht transferuan refugjatë nga brezi gjelbër i kufirit jugor përmes territorit tonë deri në kufirin verior. Gjatë këtij viti policia ka…

Lexo më Shumë