Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të dalë për herë të parë para Gjykatës më 9 nëntor pas konfirmimit të aktakuzës. Seanca e parë për Presëidentin e dorëhequr të Kosovës do të jetë pas 3 ditësh teksa ai rikthehet në Hagë tashmë si i akuzuar. Më parë ai kishte shkuar në Hagë për t’u marrë në pyetje ose për të dëshmuar teksa Gjykata Speciale ka caktuar edhe orën.Përfundimisht Thaçi për herë të parë del para Gjykatës Speciale të hënën më 15:00 si i akuzuar për krime lufte si ish-drejtues i UÇK.
Author: almakos
Mjeku kosovar, njëherësh këshilltar i kryeministrit Hoti, Visar Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’, ka paralajmëruar për rrezikun nga COVID-19 me të cilin Kosova mund të ballafaqohet shumë shpejt. “Jemi afër një rreziku real e të matshëm! Covid-19 po shtrihet dhe kapilarizohet me shpejtësi e cila po e shton veten eksponencialisht. Situata është serioze! Nëse nuk i përmbahemi masave secili prej nesh do të përfundojmë duke bërë garë për një shtrat në spital”, ka shkruar Berisha. Berisha ka alarmuar edhe për mungesën e vaksinës. “Ne nuk jemi askund afër imunizimit te tufës, qe ndonjë mediokër mund ta ketë pretenduar. Nuk…
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.617 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 661 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar gjashtë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3, Ferizaj 1, Gjilan 1 dhe Malishevë 1 të cilat i përkasin grup-moshës 50-59 vjeç 1 rast, 60-69 vjeç 2 raste, 70-79 vjeç 1 rast me mbi moshën 80 vjeçare janë 2 raste. Rastet pozitive janë nga komuna…
Hashim Thaçi pas deklaroi dorëheqjen nga posti i presidentit, ka shkuar në institucionin e EULEX-it në Fushë-Kosovë pas konfirmimit të aktakuzës, mëson T7. Ish-presidenti njoftoi para pak minutash përmes një konference për media se gjyqtari i procedurës paraprake të Dhomave te Specializuara ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokurori i Specializuar. Ai tha se në Hagë do të udhëtojë si qytetar i Kosovës dhe jo si president i vendit. Kujtojmë se në Hagë do të shkojë edhe ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli të cilit i është konfirmuar gjithashtu aktakuza nga Specialja.
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë konfirmuar aktakuzën kundër kreut të Partisë Demokratike në Kosovës, Kadri Veseli. Lajmin e konfirmoi vetë Veseli përmes një deklarate për opinion ku po ashtu njoftoi se se ka bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjem këtyre akuzave. “Unë kam besim të plotë në objekitivitetin dhe paanshmërinë e gjykatësve, dhe kërkoj nga të gjithë në Kosovë që të tregojnë gjithmonë respektin e duhur për autoritetet e drejtësisë. Ky proces ka për qëllim të arrijë tek e vërteta. Nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë nga e…
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërkurën 546 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 1.626 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar nëntë viktima.Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 107 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 5.002. Njoftimi i plotë: 1626 TESTIME, 107 TË SHËRUAR DHE 546 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.626 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i…
Gjatë 24 orëve të fundit, 8 perona kanë humbur betejën me Covid-19 në Kosovë, si dhe janë regjistruar 334 raste të reja pozitive nga 1621 testime të kryera. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 157 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2…
Situata epidemiologjike me Covid-19 në Kosovë është shumë serioze, sepse numri i qytetarëve të prekur me koronavirus në ditët e fundit e ka kaluar numrin e 120 të infektuarve për 100 mijë banorë. Kjo ka bërë që qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa të reja kundër përhapjes së pandemisë. Në një takim të mbajtur të hënën nga mekanizmat përcjellës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ku morën pjesë edhe misionet diplomatike, Komisioni Evropian dhe agjencitë e OKB-së në Kosovë, u diskutua për masat e reja të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, të cilat nga disa sektorë të ekonomisë nuk po…
Kryeministri, Avdullah Hoti ka përsëritur edhe njëherë se situata epidemiologjike në vendin tonë është serioze, shkruan Gazeta Blic. Hoti ka theksuar se nga takimet që ka patur me Ministrin Zemaj dhe drejtuesit e IKSHPK-së i është bërë e ditur se situata me Covid sa vjen e rëndohet, teksa ka paralajmëruar edhe masa të tjera shtesë nëse rastet me Covid nuk njohin rënie. Postimi i plotë: Situata epidemiologjike me #Covid19 në Kosovë është serioze Në takimin e rregullt javor midis përfaqësuesit të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Ministrit të Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të…
Disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë shprehur se vendi nuk është i përgatitur për një valë të dytë të pandemisë së COVID-19. Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Fitim Uka, po konsideron se kjo po ndodhë nga joserioziteti i Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kohës së pandemisë, përderisa bënë thirrje që qytetarët t’i respektojnë masat, pasi siç thotë ai, shteti ka dështuar në menaxhim të pandemisë. Uka për KosovaPress, ka thënë se Kosova është e papërgatitur për valën e dytë, pasi që testimet masive dhe spitali për Covid-19, që ishin premtuar, nuk janë realizuar. “Realisht më…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 514 raste të reja me koronavirus. Kjo është shifra më e lartë e infektimeve brenda një dite që është regjistruar në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe për tre raste të vdekjeve, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus të arrijë në 681. Për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, më herët gjatë ditës njoftoi për masa të reja kundër koronavirusit. Ndër masat e reja janë kufizimi i veprimtarisë së qendrave tregtare dhe…
Audi Q2 vje me jë pamje të e dhe me më shumë fuqi. Vetu at e vogla u ba e ja ë jë katego i jashtëzako isht e johu sot. Tashmë Audi Q2 është jë p ej vetu ave që ja ë i ovua pë tu pë shtatu më shumë si jë vetu ë u ba e. Nga jashtë, do ta dallo i ga pa akolpët paksa të idize jua , po edhe ga d itat LED Mat ix. Ofe ta e gjy ave tashmë është më e pasu , t a smeto Teleg afi. Nd yshimet ë kabi ë…

