Rekord të infektuarish në Kosovë, shënohen 514 raste të reja me COVID-19, humbin jetën 3 pacientë

Rekord të infektuarish në Kosovë, shënohen 514 raste të reja me COVID-19, humbin jetën 3 pacientë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 514 raste të reja me koronavirus. Kjo është shifra më e lartë e infektimeve brenda një dite që është regjistruar në Kosovë.



Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe për tre raste të vdekjeve, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus të arrijë në 681.

Për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, më herët gjatë ditës njoftoi për masa të reja kundër koronavirusit. Ndër masat e reja janë kufizimi i veprimtarisë së qendrave tregtare dhe sektorit të gastronomisë nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Po ashtu, personat mbi 65 vjeç do të kenë orar të lëvizjes. Ata mund të dalin nga ora 06:00 deri në orën 10:00 si dhe nga ora 16:00 deri në ora 19:00.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se masat e reja do të rishqyrtohen pas dy jave, varësisht nga situata epidemiologjike.