Në 24 orët e fundit janë kryer 1 683 testime të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 591 kanë rezultuar pozitivë, ose 53% e të testuarve, më i larti që prej fillimit të pandemisë. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 40 viktima, edhe ky është numri më i lartë i viktimave i regjistruar në 24 orë që prej fillimit të pandemisë. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 439 persona. – Advertisment –
Author: almakos
Punimet në rrugën Shkup-Bllacë, vazhdojnë të mbesin në fazën përgatitore. Ekskavatori i parë në një pjesë të terrenit ku duhet të ndërtohet kjo autostradë u shfaq rreth tre muaj më parë. – Advertisment – Në janar autoritetet premtuan se do të fillojë ndërtimi i autostradës. Mirëpo nga shtatori po ashtu autoritetet, thanë se janë duke punuar në përgatitjen e terrenit për të filluar ndërtimet. Dhe sot pas 10 muajsh, prej kur u bënë premtimet e para, ende po shihet se po punohet në përgatitjen e terrenit. Nga “Rrugët Shtetërore” thonë se gjithçka po zhvillohet sipas planit dhe marrëveshjeve për ndërtimin…
Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë shënuar edhe 688 raste të reja me infeksionin COVID-19. Ndërkohë edhe 11 kosovarë raportohet se kanë humbur betejën me këtë virus brenda një dite në të gjithë territorin e Kosovës Këto të dhëna u bënë të ditura sot nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në raporton 24-orësh. Ndërkaq, në vend raportohet të jenë shëruar edhe 236 kosovarë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast…
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk propozoi masa të reja kufizuese pas mbledhjes së sotme. Në fuqi mbeten masat tashmë të miratuara për mbrojtje nga KOVID 19 – ndalimi i grumbullimit të më shumë se katër personave gjatë gjithë ditës, si dhe ndalimi i punës së objekteve gastronomike pas orës 21:00. Por, ndryshe nga Komisioni për Sëmundjet Ngjitëse, masa jashtëzakonisht kufizuese u propozuan edhe nga Oda e Pavarur Gastronomike. Propozimi i tyre është të mbyllin plotësisht baret, kafenetë dhe restorantet gjatë muajve të dimrit. Sipas tyre, kjo është mënyra e vetme për të dëshmuar se gastronomia nuk është vatër e virusit…
Mësimdhënësit kanë filluar me vlerësimin e nxënësve, proces ky i cili duhet të përfundojë deri më 20 nëntor. Vlerësimi rekomandohet që të bëhet online ashtu si edhe është procesi mësimor, mirëpo, mësimdhënësit që kanë dyshime në rezultatet e vlerësimi të disa nxënësve, i thërrasin këta të fundit që të testohen me prani fizike në shkollë. Nxënëset e vitit të parë në Shkollën e Mesme “ Cvetan Dimov”, ishin gëzuar nga fakti që do të vinin në shkollë, edhe pse i kishin kapluar emocionet nga fakti se duhet të testohen. – Advertisment – Ne jemi paralelja e para tre dhe studiojmë…
Nis realizimi i pesë masave të reja për mbështetje të punëtorëve në sektorin e turizmit dhe gastronomisë, informoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. – Advertisment – Masat përfshijnë: -Kthimin e taksës turistike për vitin 2019 për të gjithë objektet hotelierike që punojnë me akomodim. -Grante për agjencitë turistiket, shuma e ndihmës do të varet nga të ardhurat e fituara në vitin 2019, numri i të punësuarve dhe lloji i licencës – shuma më e madhe e ndihmës do të jetë deri në 180,000 denarë për ata që kanë licencë B, ndërsa për ata që kanë licencë A, shuma maksimale…
Komisioni për Sëmundje Infektive gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhje në të cilën nuk janë rekomanduar masa të reja restriktive si pasojë e gjendjes me pandeminë Covid-19. – Advertisment – KSI apelon që të respektohen masat në fuqi, si mbyllja e objekteve gastronomike pas orës 21:00, ndalesa për grupim të më shumë se katër personave gjatë 24 orëve, si dhe respektimi maksimal i protokolleve nga të gjithë operatorët ekonomikë.
Kryeministri Zoran Zaev do të zhvillojë një vizitë pune në Berlin të Gjermanisë, me rastin e ndarjes së Çmimit për të Drejtat e Njeriut 2020 nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES). – Advertisment – Ceremonia do të hapet nga Ministri i Punëve të Jashtme në Republikën Federale të Gjermanisë – Michael Roth në ora 15:45. Kryeministri Zaev, do të jetë i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme – Bujar Osmani, i cili do të ketë takime pune me kryediplomatin gjerman Roth, me Bashkë-Presidentin e Partisë Social Demokrate të Gjermanisë Norbert Walter – Borjans dhe me deputetë Nils Schmid nga SPD…
Për sot është paraparë mbledhje e Komisionit për Sëmundje Infektive, ku pritet të analizohet pasqyra epidemiologjike dhe të vendoset nëse Maqedonia e Veriut ka nevojë për masa të reja restriktive. – Advertisment – Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se masat që aktualisht janë në fuqi do të japin rezultate. Së fundmi qeveria me rekomandim të autoriteteve shëndetësore miratoi masat: mbajtja e detyrueshme e maskës në ambiente të hapura, ndalesa për grupim të më shumë se katër personave gjatë 24 orëve, mbyllja e objekteve gastronomike pas orës 21:00. Në lidhje me: KSI pritet të diskutoj për masat e reja restriktive, përfshi edhe orën…
A316.11.2020 327 Less than a minute Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot seancë do të mbajë Komiteti për marrëdhënie mes bashkësive. – Advertisment – Në seancë duhet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetari i Komitetit. A316.11.2020 327 Less than a minute
Nga 2655 teste të kryera në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar 990 raste të reja të të prekurve me Kovid-19. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 382 pacientë të shëruar. Betejën me Kovid 19 e kanë humbur 24 pacientë, 7 prej të cilëve janë nga Shkupi, një Shtipi, një nga Prilepi, një nga Tetova, dy nga Manastiri, tre nga Kavadari, një nga Gostivari, tre nga Strumica, një nga Berova, një nga Dellçeva dhe tre pacientë nga Kërçova. Të gjithë pacientët që kanë ndërruar jetë, kanë qenë të shtruar në spital. – Advertisment –
Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë, kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit 13 persona, si dhe janë regjistruar 501 raste të reja nga 1361 testime të kryera. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (76, 70, 70 vjeç), Dragash 1 rast (42 vjeç), Drenas 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (80 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç). Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 249 raste, Ferizaj…

