Author: almakos

Bullgaria vendosi veto për kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian sepse kushtet bullgare në të cilat këmbëngul Sofja, nuk janë përmbushur. Vendimi u bë i ditur gjatë së martës nga zyrtarët më të lartë bullgarë që kërkojnë respektimin e formulimit të gjuhës në përputhje me Marrëveshjen e vitit 2017, udhërrëfyes me afate të sakta për zbatimin e marrëveshjes dhe tekst të qartë se pakica maqedonase në Bullgari nuk njihet. – Advertisment – Në lidhje me këtë çështje dhe mundësinë që edhe të dëmtohet edhe interesi shqiptar nga një vendim i tillë, KosovaPress bisedoi…

Lexo më Shumë

Avokatët e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë dalë kundër nisjes së gjykimit në verën e 2021. Avokati i një prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi, tha në Gjykatën e Hagës se parashtrimet e prokurorisë mbi të akuzuarit janë shumë zhgënjyese dhe absurde. Avokati David Young tha në fjalën e tij se çuditet se si prokuroria mendon se të akuzuarit do të prisnin që akuzat e ngritura kundër tyre do të konfirmoheshin. “Jam plotësisht dakord me avokatët e Thaçit dhe Veselit. Shkurtimisht më duhet të them se parashtrimet e prokurorisë janë shumë zhgënjyese dhe absurde. Unë…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Muhamet Hoxha në konferencën e sotme për shtyp nuk përjashtoi mundësinë që ekzekutivi të diskutojë për masa të reja kundër Covid-19. Hoxha theksoi se Qeveria mund të diskutojë masat pas mbledhjes së nesërme të Këshillit për Siguri Kombëtare. – Advertisment – Në lidhje me: Nesër mblidhet Këshilli i Sigurimit, do të diskutohet gjendja me Covid-19 “Të gjitha opsionet për ballafaqim me pandeminë Covid-19 janë të hapura. Në seancën e djeshme qeveritare nuk është diskutuar konkretisht për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, por pritet që fillimisht të mbahet mbledhja e Këshillit të…

Lexo më Shumë

Para pak minutave kanë filluar zgjedhjet në BFI. Numri më i madh i muftive janë prezentë. Kandidat për kreun e BFI-së janë ushtruesi i detyrës Reis, Shaqir Fetahu dhe kryetari i Muftinisë së Tetovës, Qani Nesimi. Zgjedhjet në BFI mbahen pas shkarkimit të Sulejman Rexhepit. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Mbrëmë (17-nëntor) rreth orës 23 e 15 minuta, në rrugën lokale në Pirok të Tetovës, efektivët e policisë së SPB-Tetovës, kanë privuar nga liria personat B.J. (31) dhe I.A. (30) nga Bogovina e Tetovës, për arsye se gjatë kontrollit në veturën “Volkswagen Golf 5” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi B.J. është gjetur kokainë. Dy personat janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës kundër tyre do të ngrihet padi adekuate. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Aksident i rëndë komunikacioni gjatë përplasjes të drejtpërdrejt të dy automjeteve – “vollvo” dhe “citroen” ndodhi mbrëmë rreth orës 20:45 në rrugën rajonale Dellçevë – Makedonska Kamenicë, në të cilin janë lënduar rëndë dy shoferë. Sipas Ndihmës Urgjente Mjekësore, njëri kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa tjetri është hospitalizuar në Qendrën Klinike në Shkup. – Advertisment – Ekip i zjarrfikësve ka asistuar në shpëtimin e të plagosurve nga automjetet, ndërsa policia e Delçevës pas inspektimit në vendngjarje ndërpreu trafikun për rreth një orë. Informacioni shtesë pritet të publikohen sot gjatë ditës. Pjesëmarrësit në aksident janë banorë të…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 20:50 minuta zyrtarë policorë në rrugën “Manapo” në Shkup kanë privuar nga liria personin me iniciale E.M. 24 vjeç nga Shkupi, ndaj të cilit ka pasur fletarrestim nga Gjykata Themelore Shkupi-1, për vuajtjen e dënimit me burg prej 4 vitesh. Personi do të dërgohet në burg për vuajtje të dënimit. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Flutura Açka, shkrimtare, autore e librit “Biri” e cila ka humbur djalin e saj nga një sëmundje e rëndë ka treguar për emisionin “Programi 200” dhimbjen e madhe që ka përjetuar ajo, por edhe forcën që duhet për të shikuar nga e ardhmja. Duke cituar shkrimtaren e madhe suedeze Hide, ajo thotë “se të humbësh prindërit, humb të shkuarën, një gjë shumë të rëndësishme të jetës. Por kur humb fëmijën, humb të ardhmen, do të thotë të humbësh një vektor shumë të rëndësishëm të jetës, ose një nga më të rëndësishmet.” – Advertisment – Humbja e fëmijës është një barrë…

Lexo më Shumë

Pas vetos së Bullgarisë për çeljen e negociatave me BE-në ka reaguar edhe Qeveria jonë duke e quajtur vendimin e Bullgarisë si një dështim për rrugën evropiane dhe ka deklaruar se identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase nuk janë subjekt i negociatave dhe se do vazhdohet për gjetjen e një zgjidhje për të ardhmen e vendit në Bashkësinë Evropiane.Po ashtu nga Qeveria thonë se deri më tani, nuk janë krijuar kushte e përshtatshme për të kapërcyer kërkesat e reja bullgare dhe për shkak të kësaj, Republika e Bullgarisë ka vendosur që në këtë moment nuk do të miratojë kornizën tonë të…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit janë kryer 2 930 teste të dyshuara për CoViD-19 dhe prej tyre 977 kanë rezultaur pozitivë me koronavirus, ose 33 per qind e testeve. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edge 31 pacientë. Ndërsa janë shëruar edhe 843. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Bullgaria vendosi veto për kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave me BE, sepse kushtet bullgare në të cilat këmbëngul Sofja, nuk janë përmbushur. Vendimi u bë i ditur nga ministrja e jashtme e Bullgarisë Zaharieva, e cila tha se vendi i saj kërkon respektimin e formulimit të gjuhës në përputhje me Marrëveshjen e vitit 2017, udhërrëfyes me afate të sakta për zbatimin e marrëveshjes dhe tekst të qartë se pakica maqedonase në Bullgari nuk njihet. – Advertisment – Bullgaria në këtë fazë nuk mund të mbështesë kornizën negociuese me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mbajtjen…

Lexo më Shumë

Pas dy muajsh, Posta e Maqedonisë zgjodhi bankë që do të kryejë operacionet e pagesës në vend të Eurostadard. Oferta më e favorshme është bërë nga Halk Bank dhe tani e tutje operacionet e pagesave do të kalojnë përmes kësaj banke Në mënyrë që banka dhe Posta të lidhin marrëveshje, Qeveria së pari do të duhet të japë dritë jeshile. Pas falimentimit të Eurostadard, qytetarët nuk mund të paguajnë më fatura, t’i marrin pensionet, asistencën sociale dhe shërbimet e tjera bankare. – Advertisment –

Lexo më Shumë